Tri monedhat e arit View larger

Tri monedhat e arit

Virginia Woolf SHL0011

New product

Përshkrim i shkurtër

Kjo është një nga esetë kyçe për të kuptuar feminizmin e Woolf dhe botën në të cilën ne jetojmë sot. Tri monedhat e arit vjen në shqip për herë të parë.

More details

1110 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Shtepia e Librit
ISBN9789928472861

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ndërsa Evropa po rrëshqiste drejt luftës me ngritjen e fashizmit dhe Spanja gjendej sakaq në mes të një lufte civile të përgjakshme, Virginia Woolf botoi esenë Tri monedhat e arit, në të cilën vë në dukje lidhjen e pandashme mes patriarkatit dhe diktaturës, patriarkatit dhe luftës, patriarkatit dhe dhunimit të të drejtave të njeriut.

Si mund të parandalohet lufta? – pyet Woolf. Ajo merr përsipër t’i përgjigjet kësaj pyetjeje të vështirë, para së gjithash, duke vënë në dukje se lufta është punë burrash, një normë e shoqërisë së tyre që nxit dhunën, konkurrencën për dominim.

Tri monedhat e arit është në thelb një kritikë e patriarkisë. Shtypja e grave brenda familjes është produkt i shtypjes së tyre në shoqëri. Woolf vuri në dukje që, nëse gratë duhet të kenë ndikim në jetën publike, dhe që ky ndikim të jetë kundër luftës e jo pro saj, duhet të marrin pjesë në jetën publike duke ruajtur të ndryshmen që kanë dhe jo duke adaptuar të njëjtat sjellje që duhet të ndryshohen.

Data sheet

pages240
ISBN9789928472861
Shtëpia botueseThree guineas
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGjergj Erebara
I ri1