Dorian Leka BDR011
New product
Në këtë libër treshi mistik i Dantes, tercina e tij apo triniteti i shenjtë shkojnë përtej kësaj mënyre të menduari.
10 Items
Shtëpia Botuese | Botimet Dritan | |
| ISBN | 9789928184306 | |
Dëshira për t’iu rikthyer e rikthyer faqeve të këtij libri kushtëzohet nga natyra e përmbajtjes, problematika e mesazheve apo struktura e veçantë e figuracionit artistik në të.
“3”-sh rrok dimensione hapësinore e kohore dhe nën tisin ajzbergian përcjell burime të shumta të informacionit kulturologjik për lexuesin. Këtë e vërtetojnë nëntekstet dhe mesazhet morale, të cilat janë të pranishme ndër poezi. Për të gjitha këto libri fiton tiparet e një enciklopedie poetike për moralin njerëzor, për shpirtin, për jetën, krenarinë tokësore... Mbi të gjitha këto, vëllimi poetik i Dorian Lekës seleksionon fjalën.
Në këtë libër treshi mistik i Dantes, tercina e tij apo triniteti i shenjtë shkojnë përtej kësaj mënyre të menduari. Mbase si një numër i bukur, fatsjellës apo jo, ndonjëherë edhe kapriçioz, 3-shi i Dorian Lekës ekziston, pra ndjehet nga kopertina e deri në faqen e fundit të këtij botimi. Fuqia e numrit të përzgjedhur bukurtingëllon, shpërndahet, ndjehet brenda vargjeve, sidomos atyre plot afinitet.
| ISBN | 9789928184306 |
| Shtëpia botuese | Botimet Dritan |
| Published year | 2016 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | mbi 18-vjeç |