Lamtumire kapedanet e mi View larger

Lamtumire kapedanet e mi

Faslli Haliti BUE261

New product

Përshkrim i shkurtër Poezia e Faslli Halitit nuk ka firo. Ka gjëra që jetojnë gjatë. Tipar tjetër është tendenca e fortë në estetikë, shpirt qytetar, patriotik. Dihet se te çdo njeri fle një luan, por e gjithë puna është se kur zgjohet ky luan te njëri e te tjetri. Te Faslli Haliti luani është zgjuar herët. Poezia e Faslli Halitit të habit. Na ka habitur në sistemin socialist, na habit edhe sot në sistemin kapitalist. Është thirrje për të vërtetën dhe drejtësinë sociale, përmes metaforës. Dritëto Agolli

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928032553

100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Një lirizëm i hollë, sikur të ecte në një tra ekuilibri të ëndërrt. Janë vlerat që pikojnë nga shpirti i një poeti të angazhuar dhe të qelqët njëherësh. Dhe thua me vete se gjërat fillojnë edhe nga një syth mendimi që çel vetiu ose duke ecur rrugëve, ose nga një trill i ardhur befas. Kjo i ndodhte shpesh Faslli Halitit duke shëtitur fushës, dhe nuk zuri mend nga kjo shëtitje e munguar. Se në fushën e tij të gjerë kishte dhe ka lule. Shtëpitë e fushës janë të përmbytura në lule. Pa ngrënë mund të mbeteshin, por pa lule kurrsesi. Dhe lulet binin si yje e si meteorë përmbi fushë. Ah, poezia e kishte fajin! Andralla, gëzim, marrjemendsh, budallallëqe, të flasësh me vete, të të fanepsen puthje e magji, flokë të gjatë... Dhe Faslliu e vendosi: po, do ti mbaj flokët të gjatë! Mirë mustaqet që smë shkuan kurrë, por flokët e di që më shkojnë dhe unë do të kujdesem për to. Sikur të mundja, pëshpërit ngadalë dhe me një maturi që sdihet si i erdhi për momentin, sikur të ndërtoja një pallat të mbushur me lule. Dhe aty do kalojnë vetëm të mirët mbi kurrizin tim dhe poeti mund të bëhet edhe urë edhe vig. Por, shton, sikur të banonte ndonjë njeri i lig do ta shembja në vend ose do tia mbushja thjesht me gjemba, me lule gjembi! Fusha dhe përfytyrimi për lulet! Aty në fushë nxirrej buka nga tepsia, dhe vendosej përmbys mbi hambarin e madh të fushës, në këmbët e pallatit të luleve. Dhe, o çudi, faqja e bukës me pika djerse mbuluar si balli i babait në arë. Aty para pallatit magjik me lule fushe. Ah, lulet e fushës, ska ngashënjim më të hareshëm se ato!... Xhevair Lleshi

Data sheet

pages184
ISBN9789928032553
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë