Thjeshtë një histori dashurie View larger

Thjeshte nje histori dashurie

Anna Premoli BOT0244

New product

Përshkrim i shkurtër

Një tjetër roman shpërthyes dhe super romantik i Anna Premolit, një autore me gjysmë milionë kopje të shitura, fituese e shumë çmimeve letrare në Itali dhe jashtë vendit, vjen në gjuhën shqipe; pse jo libri i mbretëreshës së romancave vjen në pikun e festës së Shën Valentinit.

More details

22 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928002754

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Pesë vjet më parë Ejdën Tejlëri u largua nga Nju Jorku, hipur në koçinë e fitimtarëve, drejt diellit dhe dëfrimit të Kalifornisë. I porsanderuar me Çmimin Pulitzer për librin e tij të parë, i mikluar nga kritika dhe i mbështetur nga një numër i madh kopjesh të shitura, s’kishte dyshime se ai ishte vetëm fillimi i një karriere të ndritur dhe të gjatë.

Sa keq që gjërat nuk shkuan pikërisht kështu: libri i tij i parë mbeti i vetmi, agjenti letrar dhe botuesi iu bënë ferrë që të dorëzonte të dytin, për të cilin kishte futur në xhep një paradhënie të majme.

Një roman që Ejdëni nuk po e shkruante dot kurrsesi. I dëshpëruar dhe i cungët në ide, në kërkim të frymëzimit provoi të kthehej në qytetin e lindjes, atje ku kishte zënë fill gjithçka. Dhe pikërisht në Nju Jork do të njohë Lorelën, shkrimtare romanesh rozë shumë prodhimtare. Po po... “rozë”: një gjini që Ejdëni e përbuzte. Sepse, sipas tij, ajo ishte palavi, jo letërsi. Dhe kushdo në ditët e sotme ishte i zoti të shkruante një histori të rëndomtë dashurie... Apo ndoshta jo?

VLERËSIME RRETH LIBRIT

“Anna Premoli është e zonja ta kredhë gjininë e rozës kombëtare në sugjestione ndërkombëtare dhe të ngulura fort në shpirtin e kohës sonë.”

- La Repubblica

“Anna Premoli është një spot i gjallë i self-publishing: nga uebi te Çmimi Bancarella me romanin e saj të parë.”

- Vanity Fair

“I pari rast i vërtetë italian i self-publishing që i ka prirë fati.”

- La Stampa

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages320
ISBN9789928002754
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani
RomanRomancë&Pasion
I ri1