Numri 1 në Itali. RASTI EDITORIAL I VITEVE TË FUNDIT. Mbi 850.000 KOPJE TE SHITURA; 250 JAVË NË KLASIFIKIM - FITUESE E ÇMIMIT BANCARELLA - LIBRAT E SAJ SË SHPEJTI DO TË BËHEN FILMA - ËSHTË KTHYER AUTORJA QË NGJALL VRULLSHËM HUMORIN E MIRË
Anna Premoli është konsideruar si mbretëresha e romancës në ditët tona. Suksesi i saj i ka tejkuar me kohë kufijtë e Italisë dhe sot është një ndër autoret më të lexuara në zhanrin e romancës edhe në Shqipëri. Prandaj, kemi përzgjedhur setin me dy prej romaneve më të fundit që kanë ardhur për lexuesit tanë.
Cila është ajo vajzë që nuk do të ëndërronte të thellonte njohuritë në profesion, duke shfrytëzuar rastin fatlum për të punuar një vit jashtë vendit? Pikërisht kjo mundësi e madhe i trokiti në derë edhe Medisonit; por promocioni i papritur i takoi të bëhej në anën tjetër të botës, në Korenë e Jugut!
Ky libër është fitues i çmimit “Bancarella”, i botuar në 5 vende të Europës dhe i shitur në më shumë se 500 mijë kopje brenda një kohe rekord. Dy personazhet tona njihen dhe më pas urrehen me njëri tjetrin që me shikim të parë: Lavinia studion për Ekonomi në Universitetin e Bokonit, ndërsa djali në inxhinieri. Bëjeni pjesë të leximeve tuaja komedinë më të...
Anna Premoli vjen me një tjetër romancë gjatë kësaj vere për lexuesit shqiptarë; sidomos për adhuruesit që do të lexojnë një tjetër lojë të madhe dashurie mes dy njerëzve që koha i detyroi të rrinë bashkë dhe pasionet i ndezin mes tyre: Një avokate dhe një prokuror, dikur në një auditor universiteti, plot urrejtje ndaj njëri-tjetrit dhe tani që pasioni i...
Anna Premoli, e vlerësuar si mbretëresha e romancës në Itali, vjen këtë verë të vitit 2020 me dy libra të rinj njëherësh para lexuesve shqiptarë: “Derisa dashuria të na ndajë” dhe “Një ditë e përkryer për të dashuruar”. Tashmë, këto janë dy libra që duhet të jenë në mini-bibliotekën e Anna Premolit edhe për të pasionuarit shqiptarë pas kësaj autoreje.
Ky libër vjen nga autorja e romancës më të shitur në Itali, “Të lutëm më lër të urrej”. Autorja është fituese e çmimit Bancarella. Edhe në këtë roman rrëfehet historia e një vajze, ku jeta e saj ndryshon papritur. Xhada ndodhet në konflikt me të gjithë, - dhe për rrjedhojë, ajo përballet më një lëmsh, të cilit do të duhet ti gjejë fillin....
Mbretëresha e romancës italiane vjen me një tjetër roman, ku në qendër është një histori dashurie e pazakontë: Të gatshëm të ndeshen dhëmb për dhëmb, po ta lypë nevoja. E megjithatë diçka e thellë i bashkon.
Të futurit e shkopinjve nën rrota familjes së vet është një art i vërtetë për Etan Felpsin, një art që e ka përsosur me kalimin viteve. Kur i vdes i ati, pa lënë asnjë testament, djali trashëgon pjesën e tij në një kompani shumëkombëshe.
Po sikur kjo urrejtje të fshehë dashurinë? Po sikur ajo të ndjente diçka për kolegun arrogant e të përçmuar? Po sikur pas kësaj shtirjeje të tij të fshihej tjetër gjë? I këndshëm dhe romantik, argëtues dhe bindës, Anna Premoli ka shkruar një roman që di si t’i pushtojë zemrat e lexuesve.
Një tjetër roman shpërthyes dhe super romantik i Anna Premolit, një autore me gjysmë milionë kopje të shitura, fituese e shumë çmimeve letrare në Itali dhe jashtë vendit, vjen në gjuhën shqipe; pse jo libri i mbretëreshës së romancave vjen në pikun e festës së Shën Valentinit.
Ne kete set kemi sjelle dy romane per te gjithe lexuesit e pasionuar pas Anna Premolit, mbretereshes se romances italiane: “Dashuri dhe telashe” dhe “Shume dashuri per asgje” jane dy romanet me te fundit qe ka hedhur ne qarkullim shtepia botuese Bota Shqiptare