Të gjitha të metat që dashuroj tek ti View larger

Te gjitha te metat qe dashuroj tek ti

Anna Premoli BOT0010

New product

Përshkrim i shkurtër

Të futurit e shkopinjve nën rrota familjes së vet është një art i vërtetë për Etan Felpsin, një art që e ka përsosur me kalimin viteve. Kur i vdes i ati, pa lënë asnjë testament, djali trashëgon pjesën e tij në një kompani shumëkombëshe.

More details

39 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928001566

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Të futurit e shkopinjve nën rrota familjes së vet është një art i vërtetë për Etan Felpsin, një art që e ka përsosur me kalimin viteve. Kur i vdes i ati, pa lënë asnjë testament, djali trashëgon pjesën e tij në një kompani shumëkombëshe.

Por bëhet menjëherë e qartë që Etani nuk ia thotë për biznes. I kalon mbrëmjet nëpër bare duke u ofruar pije të gjithëve e duke paguar fatura të kripura, rimobilon apartamentin e vet luksoz pa e vrarë mendjen për shpenzimet dhe e kalon kohën në shoqërinë e personave të padobishëm.

Por, një ditë të bukur, kur shkon i dehur në mbledhjen e aksionerëve, familjarët binden se ka ardhur koha të marrin masa drastike. Hapi i parë është emërimi i një administratori që të kujdeset për pasurinë e tij.

Pas disa përpjekjeve të dështuara, zgjidhet një avokate e re dhe e këndshme, e specializuar për patentat e ndërmarrjeve, Sara Xhovani. Sara është një njeri i vendosur dhe nuk ndikohet nga sjellja e Etanit. Mes tyre nis shumë shpejt përplasja e hapur: ai nuk do ta ndryshojë mënyrën e jetesës, kurse ajo nuk lejon kurrsesi të marrë urdhra nga një mburravec si ai.

Kështu, pak nga pak, tensioni kap majat. Megjithëse marrëdhënia mes tyre është e destinuar të kalojë në diçka shumë më të ndërlikuar dhe emocionuese...

Data sheet

pages312
ISBN9789928001566
Shtëpia botueseBota Shqiptare
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAida Guni