Real Estate ne Tirane

Lefter Sila LSIL0010

New product

Përshkrim i shkurtër

“REAL ESTATE NE TIRANË” është libri i parë në fushën e pasurive të paluajtshme në Shqipëri, i shkruar nga një ekspert i kësaj fushe me përvojë  30-vjeçare. Ky botim ka një vlerë praktike për këdo që e ka lidhur aktivitetin e tij me tregun e pronave, me vlerësimin e tyre, me shit-blerjen dhe me qiradhënien,  në një mjedis që po përballet me ndryshime radikale dhe rritje të çmimit të tyre.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Vision Printing
ISBN9789928374509

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Pas një përvoje prej tre dekadash si themelues,  ndërmjetës dhe vlerësues në agjencinë “INF 93” Real Estate, Lefter Sila ka përmbledhur të gjitha vëzhgimet, analizat dhe zhvillimet e jashtëzakonshme që ka pasur tregu i pasurive të paluajtshme te ne, në një libër me vlera të mëdha praktike për këdo që do të dijë historinë dhe dinamikat e zhvillimit të pronës private në vendin tonë.

Ai ka jetuar në çdo moment me historinë e agjencisë “INF 93” Real Estate, histori, e cila  vete ka jetuar me zhvillimin e tregut të pasurive të paluajtshme pas komunizmit, duke bërë vëzhgime tejet të rëndësishme për fillesat dhe ngritjen e këtij tregu.

Z. Sila është ndaluar që tek privatizimet e para, zhvillimi i noterisë, regjistrimi i pronave, sistemi i taksimit, kreditimi për pasuritë hipotekore, reklamimi, rrugëtimi që pasoi me fillimin  e industrisë së ndërtimit, krijimi i shoqatave që përfaqësonin interesat e zhvilluesve, të ndërmjetësve e vlerësuesve të pronave dhe deri tek sipërmarrësit e mëdhenj të ndërtimit në vendin tonë, me kompani të tilla si “Edil Al”, “Mane TCI”, etj.

Në këtë libër do të mësoni shumë mbi jetën e vrullshme të sektorit më të rëndësishëm në vendin tonë, me ulje ngritjet e tij, me sfidat që ka sot ky treg  dhe me rritjen drastike të çmimeve të pronave në Tiranë dhe në zonat turistike, por edhe në hapësira të tjera të vendit tonë, ku po bëhen investime të mëdha.

Ky libër është një udhëzues i pashmangshëm për ndërmjetësit dhe vlerësuesit e pasurive të paluajtshme, dhe, njëherësh, ai i shërben edhe një menaxheri të sektorit të ndërtimit, një eksperti tregjesh, një agjenti bankar. Në fund të fundit, ky libër është për çdo person që do të blejë apo të shesë, të japë apo të marrë me qira një pronë. Falë përvojës së gjatë, qartësisë dhe sinqeritetit të autorit, ky libër do t’iu vijë në ndihmë atyre për të marrë vendime të vlefshme për pronat e tyre.

Autori shquhet për thjeshtësi dhe mjeshtri në rrëfim, për analizë të thelluar të fakteve dhe situatave, për statistika të besueshme, për këndvështrim të gjerë të industrisë se ndertimit dhe për profesionalizëm në ngritjen dhe zhvillimin e ndërmjetësit të pasurive të paluajshme në Shqipëri. Si i tillë, ky libër do të jetë një manual bazik për ata që duan të hyjnë në botën e madhe të shit-blerjes së pasurive të paluajtshme në Shqipëri, e cila në këto momente po shfaqet me sfida të reja falë investimeve të shumta dhe zhvillimit të vrullshem te zonave turistike si dhe të Tiranës, të cilat po kthehen në metropolin e të gjithë shqiptarëve si dhe e të huajve, që po i vizitojnë ato me shumicë, sidomos vitet e fundit.

 

VLERËSIME

“Ky libër ka një vlerë të jashtëzakonshme, sepse paraqet me shifra e fakte të shumta, me të dhëna të sakta statistikore, dinamikën e zhvillimit të pasurive të paluajtshme, duke ndërthurur bukur të shkuarën me të tashmen, dhe sidomos të dhënat e tregut të apartamenteve në qytetin e Tiranës për një periudhë 30-vjeçare. Ai gjithashtu paraqet dinamikën e agjencisë gjatë gjithë kësaj periudhe, ku në thelb të punës ka qenë rritja e cilësisë së shërbimeve dhe jo o e numrit të saj, pa cilësinë e duhur”.

Prof. Dr. ARBEN MALAJ, ish-ministër i Financave dhe Ekonomisë

Autori ka treguar shumë sekrete profesionale dhe sinqeritet me tepri. Citate të goditura. Po të kisha lexuar më parë këtë libër nuk do të bëhesha menaxher librash por menaxher pasurish të paluajtshme dhe nuk do të bleja atë apartament që kam blerë. Këshillat e Z. Sila në këtë libër janë më se të vlefshme për ato që janë të lidhur direkt ose dhe indirekt me pasuritë e paluajtshme. Nënvizova shumë pjesë të librit me kënaqësi.

ALBERT GJOKA – Menaxher i “Bukunist”

Me vëmendjen më të madhe për librin e Lefter Silës. Ai mund të lexohet e studjohet jo vetëm nga ndërmjetësit profesionistë në tregun e pasurive të patundshme, por edhe nga investitorët e mundshëm në këtë treg, madje edhe nga ata që dëshirojnë të blejnë apo shesin, japin apo marrin me qira një pronë.

Nga mënyra se si është shkruar ky libër, se si janë përcaktuar pikësynimet e tij, lexuesi nuk vonon të kuptojë që kemi të bëjmë me një autor, këndvështrimi i të cilit është ai i një humanisti që kërkon t’ua përmirësojë jetën shqiptarëve, duke e ushtruar profesionin e tij me dashuri, me ndershmëri dhe me profesionalizëm të paqortueshëm.

Përtej këtij profesionalizmi, Lefter Sila nënvizon që sado i përkryer të jetë në një fushë të biznesit, përfshirë edhe ndërmjetësinë në tregun e pasurive të patundshme, specialisti duhet të mos harrojë kurrë se është e domosdoshme që ai të mendojë jo vetëm me kokë, por edhe me zemër.

EDMOND TUPJA – Përkthyes dhe shkrimtar

Ishte një befasi e këndshme që lexova librin “Real Estate në Tiranë”. Me një gjuhë të thjeshtë autori, Ing. Sila, ka shkruar historinë e agjencisë së tij, e para agjenci Real Estate në Shqipëri dhe tepër serioze.

Personalisht e “shijova” këtë botim, pasi më kujtoi kohët e bukura të bashkëpunimit tonë, kur “INF 93” Real Estate ishte partner i “Gazetës Shqiptare” në fushën e reklamave, si dhe korrektesën e z. Sila gjatë gjithë kohës së këtij bashkëpunimi.

Shumë interesant dhe me vlera reale për studiuesit është pjesa e vlerësimit të pasurive të paluajtshme në vite dhe veçanërisht studimi i tregut të apartamenteve në Tiranë. Janë vlera, jo vetëm se është e para herë që botohen, por edhe se janë baza referimi për studiuesit e tanishëm e të mëvonshëm të kësaj fushe të ekonomisë.

Periudha 1993, që përkon me krijimin e “INF 93” Real Estate, deri në 2023, relativisht është një periudhë e koklavitur e zhvillimit dhe e tregut të ndërtimeve në Tiranv. Fillon me ndërtimet e para, pa leje e rregulla loje, e deri në gratacielat e sotme, me leje të rregullta e të sakta. Studimi i mirëfilltë i Z. Lefter Sila për këtë periudhë, që nga shënimet personale e deri tek të dhënat reale per çmimet sipas zonave, sipas viteve apo kategorive të ndërtesave, të krijon bindjen në thellësinë e studimit dhe vlerën e tij. Këtë e përforcon edhe analiza e faktorëve, e ndërthurur me historinë politike të kohës, ndikimi i saj në tregun e ndërtimeve në Tiranë dhe mbyllja me të dhëna të shumta statistikore të përmbledhura në tabela e grafike të shumtë.

ARDIAN ANGONI – Ish Drejtor i Përgjithshëm te “Gazeta Shqiptare”

Është trajtuar shumë mirë si libër, duke ndërthurur në mënyrë harmonike: fillimin e vështirë – përvojën - ndodhitë e ndryshme – miqësitë - të dhënat statistikore – grafikët e shumtë e të saktë, etj. etj.

Mund të shërbejë mjaft mirë si material plotësues për tekstet e mësimdhënies në kurset për pajisjen me liçenca të ndërmjetësve apo vlerësuesve, ose gjatë punës së tyre, për pedagogët e mësuesit që japin këto lëndë, për studjuesit e tregut të pasurive të paluajtshme si dhe për ato pronarë që duan të bëjnë transaksione me pronën e tyre.

PËLLUMB HAXHIU – Vlerësues i shkallës së parë

I lumtë Z. Sila. Ka treguar bukur historinë personale të tij të biznesit, lidhur ngushtë me historinë e agjencisë, me historinë e fillimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme te ne dhe me historinë e tregut të tyre 30 vjeçar. Është për tu admiruar në mbajtjen e të dhënave e fakteve, si dhe në analizën e dukurive e faktorëve. Rrjedh kollaj leximi dhe shumë interesante përmbajtja.

ARDIT BIDO – Drejtor i Arkivave të Shqipërisë dhe gazetar

E pabesueshme mbajtja sistematike e të dhënave të tregut të pasurive të paluajtshme që nga viti 1993. Si ka mundësi? Edhe pa mjetet didaktike dhe kompjuterike të përparuara që ekzistojnë sot.

EDLIRA XHEMALI -  Drejtoreshë e Departamentit të Pasurive të Paluajtshme, “Gener 2”

U kënaqa shumë me librin. Komplimenta për iniciativën. Ështëe vërtet diçka shumë informuese dhe edukuese në fushën e pasurive të paluajtshme. Mu duk vetja se po bëja një udhëtim pas viteve 90’ e deri më sot. Shqipërisë i duhen më shumë intelektualë si Z. Sila.

Është fat që e kemi.

FERDI BREGU – Biznesmen

Udhëtimin e lodhshëm nga Frankfurti në Cikago ky libër ma bëri më të lehtë. Lexoja një kapitull me kënaqësi dhe mezi prisja të lexoja tjetrin, dhe nga leximi i tij, sidomos i kapitullit të studimit të tregut të apartamenteve, arrita në konkluzion se shumë njerëz, që kanë patur mundësi do ti bëjnë të mendohen pse nuk kanë blerë pasuri të paluajtshme këto 30 vite, dhe shumë të tjerë pse nuk janë aktivizuar në këtë treg me leverdi.

FERDINAND TAKO – Ish Zv. Ministër në Ministrinë e Transporteve

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages244
ISBN9789928374509
RedaktoriBardhi Sejdarasi
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1