Një aventurë epike nga autorja Albana Osmani. Ilustruar prej saj ne nje forme shume vizionare, dedikuar të rinjve dhe atyre që shohin nga e ardhmja! Romani fantastiko-shkencor ndjek përballjen e paepur të një grupi të rinjsh me Inteligjencën Artificiale, që mund të cilësohet, pa dyshim, si beteja më e ashpër e kohës!
Libri "Jetë të humbura" ka në qendër të tij një histori të thjeshtë. Personazhi që rrëfen, Vali, është një djalë jetim të cilit bota i ka treguar anën e saj më të errët që në vogëli.
Pas suksesit te jashtezakonshem qe pati me romanin Jete te humbura, Defrim Ceka sjell nje tjeter roman, “Kufiri”, bazuar mbi histori te verteta te arratisjeve te kufirit per t’iu larguar ferrit komunist, dhe historive tragjike qe pasonin. Romani vjen per lexuesit pas dates 7 maj.
Autorja e librave per femije dhe redaktorja e njohur Nexhmije Muça sjell një përrallë për lexuesit e vegjël, Princesha e shtatë kodrinave. Ajo është e njohur për përrallat e saj, ku njëra prej tyre, vlerësuar edhe me çmime kombëtare, është edhe “Vajza dhe zogu”.
“REAL ESTATE NE TIRANË” është libri i parë në fushën e pasurive të paluajtshme në Shqipëri, i shkruar nga një ekspert i kësaj fushe me përvojë 30-vjeçare. Ky botim ka një vlerë praktike për këdo që e ka lidhur aktivitetin e tij me tregun e pronave, me vlerësimin e tyre, me shit-blerjen dhe me qiradhënien, në një mjedis që po përballet me ndryshime...
Sodit është një libër me reflektime e ndalesa në përpjekjen për të kuptuar realitetin, për të kapur kuptimin e jetës, e jetës së mirë, e jetës së qëllimshme, e jetës që synon një vendmbërritje. Janë reflektime mbi atë që është dhe atë që mund të jetë