Midis dy burrave View larger

Midis dy burrave

Riza Braholli Mborja MEP0327

New product

Përshkrim i shkurtër

Romani i ngre himn lirisë së vërtetë, veshur herë me guxim e herë me naivitet, herë me dhimbje e dështime, por së fundmi triumfon sinqeriteti i kulluar i femrës që mbetet e dëlirë edhe kur i duket se mëkaton.

More details

11108 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint
ISBN9789928085801

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Romani i shkrimtarit dhe poetit Riza Braholli Mborja sjell një subjekt me temë aktuale, duke i bërë autopsi së përditshmes shoqërore. Romani është psikologjik me pak ngjarje e me shumë përjetime, sjell shumë dashuri dhe skena erotike me një përshkrim të rrallë e tepër të ndezur me poezi të vërtetë...

Ngjarjet vendosen në periferi të Kryeqytetit shqiptar, me të gjitha ngjyrat që sjell realiteti, por të përthyera në vetëdijen apo pavetëdijen e personazheve kryesore: Erës, që i jepet hapësira më e madhe dhe që gdhendet me bukuri të pashoqe artistike si karakter; Marlit, që urdhërohet nga instinktet dhe që vlerësohet “i mirë” në gjykimin e përgjithshëm, por që origjina dhe bukuria fizike e kanë formësuar si një karakter meskin, interesaxhi për “ca lek...” apo Mentorit, që i mbërthyer në morsën midis ndershmërisë e pandershmërisë, midis dashurisë, tradhtisë dhe etjes për para e pushtet, ka një të ardhme të paralajmëruar, fatkeqe...

Rrëfimi kryhet në vetën e parë nga të tre personazhet duke i dhënë hapësirë më të madhe personazhit kryesor Erës dhe duke ndërtuar një observim tredimensional të dramës që ndodh midis personazheve: është një grua mes dy burrave: Era mes Marlit dhe një zyrtari, Mentorit, por dhe një burrë “qumështor” mes dy grave: të dashurës (Erës) dhe tezes së saj. Si përfundojnë aventurat e tyre në atë vorbull gatuar në periferinë dhe në zyrat e pushtetit? A mos është kjo një kronikë e paralajmëruar e gjithçkaje që ndodh më pas!?

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages482
ISBN9789928085801
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori
I ri1