"Peter Camenzind", romani i parë i Hermann Hesse-s, vjen për herë të parë në gjuhën shqipe. Ky nuk është vetëm një rrëfim spiritual që u prin librave të mëvonshëm të Hesse-s, por është një libër tejet personal që shpërfaq rrugën jetësore të vetë shkrimtarit.
Romani klasik i kërkimit për dijen, që ka mahnitur, frymëzuar dhe influencuar breza të tërë lexuesish, shkrimtarësh dhe mendimtarësh.
Çfarë është Ujku i Stepës i Hermann Hesse-s: një roman, një traktat estetik apo një testament shpirtëror? Zor se mund t'i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Vetë shkrimtari, i cili e shënjonte këtë vepër si më të dashurën e tij, nyjëton "Ujkun e Stepës" një rrugëtim brenda vetes si dhe një strukturë shpirtërore vetjake. Në këtë kuptim, "Ujku i Stepës" ruan...