Historia Botërore dhe Qytetërimi...
Ky libër rrëfen historinë e dy vajzave që takohen në një kamp veror dhe zënë miqësi të ngushtë; pavarësisht se njëra prej tyre ka sindromën Daun.
Asnjë arsye për fillimin e një pune nuk duhet gjykuar si e mirë apo e keqe.
Ky libër i nxit prindërit të jenë të hapur dhe të çiltër me fëmijën e tyre, edhe kur duhet të tregojnë se njëri nga prindërit ka kancer.
Libri "Babi do të martohet" i bën vajzat dhe djemtë të kuptojnë se, edhe pse prindërit rimartohen, ata përsëri do të vazhdojnë ti duan dhe ti takojnë ata.
Çfarëdo që të ndodhë, mami dhe babi im do të jenë prindërit e mi... dhe, për më tepër.... ata gjithmonë do të më duan mua.
Libri i ndihmon fëmijët të mësojnë për sfidat e moshës me të cilat përballen gjyshërit e tyre, me qëllim që ata të kuptojnë e të vlerësojnë të moshuarit në përgjithësi.
Ky libër tregon për një djalë, vëllai i të cilit, Beni, është me autizëm.
FIUU! AJRI Të gjitha kafshët dhe bimët kanë nevojë për ajër të pastër. Ky libër u tregon fëmijëve rëndësinë që ka ajri për jetën dhe shpjegon rreziqet e ndotjes. Fëmijët mësojnë se secili prej tyre mund të ndihmojë për të pakësuar ndotjen e ajrit.
YFF! MBETURINA! Mbeturinat, plehrat dhe mbetje të tjera të hedhura në vende të papërshtatshme, krijojnë një mjedis të papastër e të pakëndshëm. Ato, gjithashtu, rrezikojnë shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve. Ky libër u mëson fëmijëve se sa e rëndësishme është hedhja e mbeturinave në vendet e caktuara.
PLLUQ! UJI Në këtë libër fëmijët mësojnë për rëndësinë që ka uji për jetën e gjallesave: njerëzve, kafshëve, bimëve dhe zbulojnë mënyrat se si mund ta kursejnë ujin në shtëpitë e tyre.
Në këtë libër fëmijët do të mësojnë se e gjithë energjia në Tokë vjen drejtpërdrejt nga Dielli ose jo. Fëmijët do të mësojnë gjithashtu, për rëndësinë e gjetjes së burimeve të ripërtërishme të energjisë.
Në faqet e librit "Lojë me gjëegjëza" do të gjeni një sërë gjëegjëzash të ilustruara me ngjyra, të cilat ngacmojnë logjikën e fëmijëve dhe i nxisin ata të gjejnë përgjigjet.
Libri "Gjëegjëza me kafshë" përmban të ilustruara me ngjyra gjëegjëza klasike për shumë lloje kafshësh, që jetojnë pranë ose larg nesh.
Mesazhi i poezisë "Triumfi i Zeros" i shkrimtarit italian për fëmijë, Xhani Rodari, lidhet jo vetëm me rëndësinë e 0-s si numër, por dhe me atë se çdo njeri, sado i parëndësishëm të duket në sipërfaqe, ka brenda vetes vlera, që mjafton tia zbulosh.
Në fletët e mëdha të këtij libri të shkrimtarit italian për fëmijë Xhani Rodari, piktori i varfër, që ska asnjë lek për të blerë ngjyra, paraqitet si një siluetë e bardhë në sfondin gri.
"Pa e vrarë mendjen" është një libër me histori të mrekullueshme me mbretër e zana, si dhe me tregime të bukura e me plot humor nga jeta e përditshme e fëmijëve.
Aq shumë u pëlqejnë fëmijëve picat, sa ata I krahasojnë me çdo gjë përreth, me të cilën luajnë dhe zbaviten.
Ky libër i bën fëmijët të kuptojnë se të gjithë duhet të kujdesemi për natyrën, të jenë miq të saj dhe të dëgjojnë këshillat e të rriturve.
Është e çuditshme! Kur dita nis keq, shkon për dreq deri në darkë. Lola kaloi një ditë të tmerrshme. E gjitha kjo, sepse në mëngjes prindërit dolën shumë herët dhe ajo dhe i vëllai, Tomi, duhej të merreshin me qenin, përpara se të niseshin për në shkollë. Pastaj... tersllëqet ndoqën njëra-tjetrën...
Libër me një stilolaps elektronik, i cili tregon nëse përgjigjia është e saktë apo jo. Për këtë mjafton që fëmija të vendosë lapsin në rrathët e vegjël të zinj.
Për fëmijët të cilët duan ta mbushim çdo ditë me argëtim pa fund!
Metoda më e mirë e përgatitur nga ekspertët e arsimit parashkollor pranë Universiteti i Oksfordit për të përgatitur fëmijën tuaj për shkollë përmban tre libra në të cilat fëmijët 7-9 vjeç praktikojnë njohuritë plotësuese në ndihmë të programeve shkollore. Të tre librat janë pjesë e materialeve ndihmëse për programin shkollor, si një ndihmesë për të...
Që të shpëtosh fëmijën nga qëndrimi i gjatë para kompjuterit apo celularëve, loja është zgjidhja ideale, prandaj rekomandojmë për prindërit një libër sesi të luajmë me fëmijën dhe një lojë kreative PINO “Mos u nxeh”
Seria parashkollore "Kush jam unë?" është krijuar enkas për të dhënë njohuri përmes mësimit zbavitës të fjalëve të rëndësishme në rritjen e fëmijës. Seria është klasifikuar në disa grupime si kafshët e buta dhe të fermës, kafshët e egra, profesionet dhe transporti.
Nje set me dy libra per femije te moshes 8-13 vjec dhe nje ndarese e vogel librash per nje lexim sa me te kujdesshem.
Ky botim, bashkëudhëtar i "Libri i Trupit të Vajzave", bën radiografinë e ndjenjave tuaja të brendshme, nëse je e lumtur, e trishtuar, e inatosur, e stresuar, e ngacmuar, e frikësuar ose e kënaqur për recetat që ke marrë rreth dilemave si ta bëj këtë ose atë.
Udhëzues praktik për vajzat që fillojnë shkollën 9-vjecare. Gjithcka që ato duhet të dinë për tu përballur më mirë me më shumë detyra, mësues, shokë dhe shoqe.