Robert Kiyosaki konsiderohet sot si...
Autorja e serisë “Ditaret e peshkopes” vjen me një tjetër libër të dashur për lexuesit e vegjël: Jeta e Maks Çapkënit në shkollë dhe sherret me Dagun, i cili do ta kyçë heroin tonë në një dollap. Po çfarë ndodh? Pse Maksin e quajnë çapkën?
Ky libër është menduar e është përgatitur enkas për ata fëmijë që adhurojnë princat e princeshat, zanat dhe magjistarët. Duke lexuar këtë libër, fantazia e fëmijëve do të marrë krahë dhe ata do të ëndërrojnë një botë të magjishme e plot shkëlqim.
Kur biznesi i babait të tyre falimenton, gjashtë fëmijët vendosin të ringrenë pasurinë e familjes. Por pavarësisht ideve të shumta për ta realizuar një gjë të tillë, përpjekjet e tyre më shumë i çojnë drejt telasheve sesa përfitimeve.
Ky libër ka qenë i dashur për lexuesin e vogël në shekullin e XIX, duke u shndërruar njëherësh edhe në një model për secilin prej tyre, duke nisur që nga pamja, veshja, interesat dhe bota e personazhit të quajtur Cedric Errol
Në një qytet të vogël në Perëndim, 11-vjeçarja Poliana humb të ëmën dhe më pas edhe të atin si pasojë e sëmundjeve.
Emilia e Hënës së Re e pasqyron jetën nëpërmjet syve të Emili Starrit, një vajzë e mbetur jetime, e cila, pas vdekjes së prindërve, shkon që të banojë tek tezja e saj.
Aventura të reja e presin Ana Shirlin, ndërkohë që po bën gati valixhet për t'u larguar nga Ejvonli, duke u ndarë nga fëmijëria e saj, që të nisë studimet në kolegjin e Redmondit.
E parapëlqyer për vite radhazi, ky roman klasik ndjek aventurat e Ana Shirlit, kokëkuqes energjike, e cila shkon të jetojë pranë një familjeje në Grin Gejbëlls dhe fiton zemrat e gjithë atyre që takon aty.Romani "Ana flokëkuqja" është një nga më të paharrueshmit dhe njëkohësisht një nga më të këndshmit në të gjithë letërsinë botërore.
Në xhunglën e Indisë Jugore, diku pranë Sionit, tufa e ujqërve kishte edhe një pjesëtar të ri, por ky nuk ishte ujk, si të tjerët, ky ishte MOG LI, - bir i njeriut – por që nuk dinte asgjë rreth botës së njerëzve.
Nje Familje shpeton gjalle nga shkaterrimi i anijes ne nje stuhi te tmerrshme. Ata jane familja Robinson. Mendjeprehtesia dhe harmonia e kesaj familjeje e kane bere kete roman nje nga librat qe u ka rezistuar koherave, duke mbetur nje nga rrefimet klasike qe pelqehet nga te gjithe lexuesit.
“Hajdi” është një histori, që ndoshta nuk është e vërtetë; ndoshta ka ndodhur vetëm në imagjinatën e autores, por është kaq e besueshme. Hajdi është një vajzë 5-vjeçare, simbol i mirësisë, i dashurisë për njerëzit më të afërt të familjes, por jo vetëm për ta.
Një libër argëtues për vogëlushët, ku jeta, vlerat dhe veset, flasin përmes botës së kafshëve. Ky libër është fillimi I një serie që do të bëhen shumë të dashura për lexuesit e vegjël
Dikur magjia ka ekzistuar dhe gjallonte nëpër pyjet e errët... derisa atje mbërritën Luftëtarët dhe...
Greg Hefli i ka punës pisk. Është dëmtuar muri i shkollës dhe Gregu është i dyshuari kryesor. Por çmenduria është se ai është i pafajshëm. Ose pak a shumë. Ditari i Gregut vlerësohet nga USA Today, Publishers Ëeekly dhe Neë York Times i bestseller Nr. 1
Seria e librave me personazhin Nikolasi i vogël 15 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Përkthyer në më shumë se 40 gjuhë. 300,000 libra të shitur çdo vit në Francë. “Nikolasi i vogël” është një libër me shumë humor; Një libër ku edhe të rriturit hasin ngjashmëri me fëmijërinë e tyre, ku secili sjell ndër mend se ka patur në klasë tipa si personazhet...
Ky libër me seri është në krye të listës së libvrave që pëlqejnë djemtë e pasionuar pas futbollit. Libri rrëfen historinë e një skuadren futbolli nën moshën 12 vjeç
Beni është lojtari më i gëzuar i United dhe ka marrë vlerësimet më të mira nga trajneri. Por çdo ditë në shkollë është një gjyq për Benin, teksa ai po lufton që të mbajë të fshehur një sekret të jashtëzakonshëm për mësuesit dhe shkollët e klasës. Sekreti i Benit nis të ndikojë në lojën e tij, por a mund ta gëlltisë krenaria e tij dhe a mund që ta...
Yunis nuk mund ta besojë se ai është lojtari drejtues i Unites. Kjo duhet të jetë koha më e lumtur e jetës së tij, por babai dëshiron që ai të lërë futbollin dhe të punojë më shumë në shkollë. A mundet Yunis ta bindë babain që ti bëjë të dyja apo duhet që ta lërë përgjithmonë atë që i pëlqen aq shumë në këtë moment. Qëndro me ne edhe këtë seri me të...
Një seri emocionuese rreth futbollit ndjek aventurat e skuadrës nën-12 vjeç të United. Që nga Ryan Flyn që futet në telashe pasi ai ka vendosur që të bëhet kapiteti më i mirë që ka pasur ndonjëherë skuadra e tij United. Por, kjo shkakton probleme brenda dhe jashtë fushës me shokun e tij Craud. Ryan e di se duhet ti shkojë deri në fund ose do të humbase...
Seria e Ditareve të Peshkopes vazhdon dhe për ata që kanë lexuar qoftë edhe njërin prej tyre, nuk mund të rrinë pa e ndjekur historinë gazmore të personazhit tonë: Ju sigurojmë se do të qeshni pafund. Ditarët e peshkopes kanë shitur deri më tani mbi 13 milionë kopje në mbarë botën.
Ky është Ditari i një vajze peshkope, i cili të bën për të qeshur. Romani vazhdon me serinë e tretë të tij, me shumë aventura dhe skena, të cilat, teksa do ti lexoni, do të mbani barkun me dorë....