Ky roman rrëfen ditarin e një vajze peshkope, i cili të bën për të qeshur. Kësaj radhe sjellim vëllimin e katërt të serisë
Nikki Maxwell jep një këshillë për opinionin e gazetës së shkollës në librin e pestë të kësaj serie bestseller të Nju Jork Times për fëmijë dhe të rinj
Herën e fundit që folëm për heroin tonë, ai kishte ngecur mbi picën gjigante, pasi ishte rrëzuar orët e vona nga tubot e shkollës "South Ridge", i rrethuar nga tre kriminelë të pamëshirshëm! A do të copëtohet vallë Maksi copë e çikë si djathi mocarela mbi picën e fortë? A do ta hanë hajdutët e uritur picën me Maksin e ulur në të? A do të arrijë vallë...
Aventurat e Alicës vazhdojnë. Në ditarin e saj vijnë rrëfime për përplasjet në shkollë, sherret e Astrid Vermylë, e cila është shpallur në kërkim nga policia pas një sherri që ka bërë në kufirin amerikan dhe momentet nga Dita e Halluinit. Edhe ky numër shoqërohet me vizatimet fantastike të Christinë Battuz
Alica nuk ka të ndalur me aventurat e saj. Sherret në klasë janë të pranishme dhe ende nuk dihet nëse do të triumfojë miqësia mes mikeshave. Edhe ky numër shoqërohet me vizatimet fantastike të Christinë Battuz
Duke i lexuar këto rrëfenja, të bëhet sikur të ndjekin dy sy të dashur që të qortojnë, këshillojnë, por butë dhe me dashuri.
Bazuar në aventurat e jetës reale të Laura Ingalls Wilder, romani “Shtëpia e vogël në Pyllin e Madh” është libri i parë në serinë e çmuar " Shtëpia e vogël ", që ka magjepsur breza të tërë lexuesish.
Një ngjarje emocionuese! Historia e Tomit, arushit të robëruar në kafaz, që bën çmos të fitojë lirinë. Një histori, që tregon se kafshët kanë nevojë për shtëpinë e tyre, ashtu si edhe njerëzit. Një udhëtim në një botë ku zemra rreh fort për Tomin dhe miqtë e tij të mirë. Libri ka vlerë të shtuar nga ilustrimet e Borena Frashërit (Kunze), të cilat e bëjnë...
Ky vëllim është i katërti i serisë së famshme të përrallave arabe “Njëmijë e një net”, i përkthyer mjeshtrisht nga prozatori dhe përkthyesi Mustafa Greblleshi. Me këtë vëllim mbyllet cikli i botimeve në shqip të këtyre përrallave nga Botimet Çabej.
Më falni, ju jeni vetëm? Katër miq të guximshëm e të shkathët: Tori, Arni, Olsoni dhe Izabela kanë themeluar një klub posaçërisht për Zemrat e Vetmuara. Mbaroi koha e fundjavave të mërzitshme, të kaluara në shtëpi dhe pranë zyrave postare plot me fatura dhe lajmërime, midis letrave false të dashurisë, ftesave me të papritura, shëtitjeve dhe piknikëve;...
Rulina është vetëm 12 vjeç, por i ngjan një luaneshe për nga guximi. Ajo dëshiron të shpëtojë shoqen e vet, Plonin, nga shtëpia e pleqve, prandaj organizon arratisjen e saj, pa harruar asnjë hollësi.
Përmes humorit shpërthyes dhe dialogëve interesantë, Jo Nesbø gdhend karakteret e tij të çuditshme e të mrekullueshme dhe e lë imagjinatën të endet përtej kufijve në këtë libër tërheqës për fëmijë. Historia është kaq e çuditshme dhe qesharake, saqë herë pas here do tju duhet ta lini librin për të qeshur me lot...
Librave klasikë nuk u ikën koha kurrë. I përfshirë mes 100 librave që duhen lexuar që në rini, Shigjeta e zezë, tregon për aventurat e dy të rinjve, të cilët ndeshin me shumë vështirësi të kohës, por edhe të mentaliteteve për tu lidhur së bashku. Luftëtarët e Shigjetës së zezë janë të pamposhtur, energjikë, ndaj do të bëjnë për vete këdo që i lexon.
Një libër i ri nga Martha Heesen, plot me të papritura dhe humor. Një histori gazmore dhe dramatike, një histori e hareshme e mallëngjyese.
Emigrantët shqiptarë të sheshit Omonia, ndoshta e njohin këtë kafene? Apo një tjetër të ngjashme me të? Ngjarjet që trajtohen në këtë vëllim me tregime bazohen tërësisht në aktualitetin shqiptar, në shtjellat ku është përfshirë shoqëria jonë në tranzicion.
Libri më i shitur për fëmijë, vazhdon me botimin e radhës: Në librin e 8 vazhdojnë aventurat e Nikit, së cilës i duket sikur gjendet në botën e përrallës.
Po vjen seria më e suksesshme e Akademisë së Shtrigave, ku do të njiheni me shtrigen më të keqe që keni parë ndonjëherë. Mildred Habëll është shtriga më e keqe në Akademinë e Shtrigave të zonjës Kekëll. Ajo gjithmonë i ngatërron fjalët magjike, por ia del disi mbanë deri në momenton që e shndërron Itelin, manaren e mësueses, në armiken e saj më të...
Kur Luka përballet me Jashtëtokësorët, binjaku i tij i superfuqishëm që vjen nga një dimension tjetër, është shumë i dyshimtë. Askush nuk udhëton në kohë dhe hapësirë pa plan, dhe ky plan zakonisht është i keq. Pra, çfarë kërkon Jashtëtokësori? Dhe pse është kaq i paarsyeshëm IRRITIMI? Nga flokët e tij të Superhero-it tek këpucët e tij me raketa,...
Zack dhe Lara janë të superfuqishëm. Luka ka këpucë të reja shkollore dhe një ndjesi të zjarrtë pakënaqësie. Ai e di se alienët e maskuar si mësues fiskulture dhe janë gati për të sulmuar Tokën, por a do të dëgjojë dikush? Jo. Luka është gati për të shpëtuar botën. Ai vetëm duhet të gjejë trajnuesit e tij ...
“Magjia e dëshirës” është libri i parë i serisë “Vendi i rrëfenjave” i shkruar nga autori amerikan Chris Colfer, botuar për herë të parë në SHBA. Në serinë “Vendi i rrëfenjave” tregohet historia e dy binjakëve, Aleksia dhe Koner Bejlit, të cilët futen përmes një libri magjik në një dimension tjetër, ku jetojnë të gjithë personazhet e famshme të përrallave.
Unë jam Tom Gejts. Kur mësuesit e mi nuk i drejtojnë sytë e tyre të zgurdulluar nga unë, mua më pëlqen të vizatoj dhe të mendoj për mënyra të ndryshme se si të mërzis Delian. Mësuesit e mi mendojnë se jam i papërqendruar dhe më "mungon pikësynimi". Kjo është paksa e vrazhdë, sepse tani jam tejet i përqendruar për të zgjedhur se cilën biskotë duhet të ha...
Sinqerisht shpresoj që Tomi tashmë e ka marrë veten nga dëmtimi i qenit të tërbuar që e sulmoi atë ditën e fundit të semestrit, ndërsa ai ishte duke ardhur për në shkollë. Ishte fat i madh që kishte me vete fletoren e detyrave të shtëpisë për t'u mbrojtur.
Gjyshja Mejvis dëshiron të gatuajë për ditëlindjen time, gjë që mund të jetë një katastrofë!
Kjo është fytyra ime kur më vijnë IDE GJENIAlE (gjë që ndodh SHPESH). Markusit i pëlqen të mendojë se ka ide të mira, por pjesa më e madhe e tyre janë KOT. Kur xhaxhi Kevini thotë se është EKSPERT në gjithçka, babi bën këtë fytyrë. Ndërsa ky jam unë kur Delias i SHKATERROHEN FLOKËT.
Po pres me padurim udhëtimin shkollor (nëse mund të gjej formularin). Edhe Delia dëshiron që unë të iki. Do të ketë gjëra shumë të bukura për të bërë. Si: të bëjmë trapa;të bëjmë festa në mesnatë. Si dhe të kemi kujdes nga disa krijesa të çuditshme.
Gaqo Bushaka, shkrimtari aq i dashur për të mitur e të rritur, vjen me përmbledhjen e re me përralla “Maçoku i tetos”. Plot humor e fantazi, përrallat e mrekullueshme të Gaqo Bushakës vijnë me ilustrimet fantastike të Kosta Rakës.
Shkrimtari i shumëpëlqyer dhe ilustruesi fitues i Medaljes Caldecott, Dav Pilkey, u jep lexuesve të vegjël një aventurë të mrekullueshme me këtë libër jashtëzakonisht zbavitës, plot veprim dhe që lexohet me lehtësi. Me vizatimet e bukura në çdo faqe, Aventurat e Kapiten Brekushit është një libër i përshtatshëm si për fillestarët ashtu edhe për lexuesit më...
“Për datëlindjen e teto Lipës kemi organizuar një ekskursion në fshat me tërë familjen Stilton. Sa shumë do të zbavitemi! Doni ta dini me çfarë luajtëm?