Viewed products
Në këtë guidë praktike dhe të...
Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë Gorki 1994-1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX, në UT. Ka botuar fillimisht poezi, ese, përkthime,...
Çoçoli rindërton një botë të zhdukur, që në kujtesë rikthehet dhe ribëhet e tashme.Ai e përmbledh eksperiencën, nuk e imiton atë.
përherë e papre ky zë, timbri i tij plot dritëhije dëgjohet gjithmonë në vargjet e poetes Lindita Arapi, një metrikë e heshtur dhe e fshehtë: (gjithmonë) vazhdueshëm në luhatje, vibrim, shkrirje njësh nga figura në figurë, mes Momentales dhe së Vazhdueshmes, lënie lamtumire dhe Rikthimi; Ludvig Hartinge
Ledia Dushi ishte vetëm njëzet vjeç kur botoi librin e saj të parë me poezi, Ave Maria bahet lot (1997), e cila menjëherë i solli asaj njohjen dhe Çmimin Kombëtar për poezinë më të mirë të vitit, Penda e Argjendtë (1998), akorduar nga Ministria shqiptare e Kulturës. Përmbledhja e saj e dytë, Seancë Dimnash (1999), përsëriti thelbin poetik të mëparshëm,...
Libri Nëntë Trojat është fitues i çmimit letrar Lasgush Poradeci, si risi për trajtimin me ndjeshmëri befasuese të motiveve mitologjike dhe ekzistenciale.
Për ta nisur ditën me një nga poezitë e mjeshtrit të fjalës, shkrimtarit Dritëro Agolli - Një antologji e përzgjedhur me krijimtarinë më të mirë të këtij poeti të njohur të letrave shqipe
Muza poetike e ngjyros jetën e Lediona Brahos si bojërat telajon e një piktori: Ajo është agu dhe muzgu i ditëve të saj, fillimi dhe mbarimi i gjithçkaje që e bën të jetë ajo që është.
...Ajkuna Dakli është shembulli tipik i bashkëjetesës së njeriut poet me poezinë. Poeti mund të ketë heshtur për vite të tëra, por poezia ka qenë aty, duke mbushur ditë pas dite hojet e shpirtit. Është si një fjalë e bukur e pathënë, që ti e zbulon dhe matesh kaq herë ta thuash, por ngurron, duke bindur veten gjithsesi se dikur duhet ta thuash. Dhe erdhi...
Pak njihet poezia italiane e ditëve tona tek lexuesit shqiptar; një portë e shkëlqyer për të komunikuar me të dhe me emrat më të arrirë të poezisë së sotme është antologjia “Dhe mendimi rrotullohej në menteshat e natës”, i shqipëruar nga Valanji Blanja
Pas botimit të antologjisë “Solo për shpirtin” një tjetër shqipërim nga poezia botërore vjen falë punës plot pasion dhe përkushtim nga Thoma Theodhosi. Kësaj radhe janë përzgjedhur katër poetë rusë, me lidhje të afërt familjare me njëri-tjetrin: Ana Bunina (1774-1829) e njohur edhe si Safoja ruse, V. A. Zhukovski (1783 – 1852) i cili solli romantizmin...
Ky është vëllimi i parë i plotë me poezi i këtij autori që vjen për lexuesit shqiptarë. Në vargjet e sjella plot forcë nga përkthyesi Maksim Rakipaj vjen revoltë, fuqi, antikonformizëm dhe shndërrim të të shëmtuarës në një estetikë të pëlqyer nga miliona lexues. Ai konsiderohet "laureat i mjerimit amerikan"
Ervin Hysaj duke ecur i vetmuar fushave, duke i bërë shoqëri erës dhe mendimeve të tij, ndoshta mendon se duke pritur ditën e botimit, ka ruajtur kodin e tij, me atë kod që sigurisht pat lindur. Me një kod mistik, plot trishtim, sarkazëm, ironi dhe gëzim të trishtë vjen ky libër edhe para lexuesve
Për herë të parë vijnë në gjuhën shqipe poezitë e 40 poetëve që janë fitues të çmimit Nobel. Kjo përzgjedhje është bërë plot shije nga poeti dhe përkthyesi Faslli Haliti. Në këtë vëllim janë seleksionuar poezitë më të njohura të nobelistëve që nga fillimet deri në ditët tona, duke e kthyer këtë vëllim në një etalon të vlerave poetike të shekullit të fundit
Në këtë vëllim vjen një përmbledhje e të gjithë poezive më të mira të autorit kushtuar dashurisë, këtij pasioni të fuqishëm njerëzor. Përzgjedhja është bërë mbi këtë tematikë dhe sjell krijimtarinë e Preç Zogajt përgjatë shumë viteve
Kjo antologji është një përmbledhje poezish nga nëntë edicionet e Festivalit të Poezisë së Pabotueme, i cili është një aktivitet i krijuar dhe i organizuar nga EKO Mendje. Në këtë përmbledhje gjenden poezitë më të mira të të gjitha edicioneve, të cilat do t`u dhurohen pjesëtarëve të edicionit të dhjetë, që pritet të mbahet së shpejti.
Një poete, që me një shqipe të dashur dhe elegante, na sjell një poezi të latuar në mënyrë të përkorë, plot frymë, ajër e freski.
Kesaj radhe shohim nje profil tjeter te Besnik Mustafajt, te cilin e njohim si romancier apo eseist; Me nje vellim me poezi na shfaqet nje tjeter bote dhe pasion i ketij autori te njohur:
Akri Çipa i treti në brezin e familjes së tij që është i pasionuar pas letërsisë dhe vargut, vjen me një tjetër vëllim poetik, ku shënohet një tjetër fazë e lartë e përdorimit të mjeteve stilistike letrare
Ky libërth përmban disa nga lirikat më të bukura të gjuhës angleze. Oxhakfshirësi apo Trendafili i sëmurë; Tigri, Zuzari i vogël, Pema e helmuar, etj., janë krijuar nga poeti i çuditshëm William Blake. Përveçse poet, Blaku qe piktor, gdhendës dhe... profet. Si profet mbetet i vetmi që ka nxjerrë ujdhesa britanike, si piktor disa nga punët e tij, të...
Ky botim sjell të gjithë veprën e Vasko Popës, e përkthyer nga Ben Andoni. Një punë e vështirë disa vjeçare, e cila ka përfshirë shumë krahasime dhe konsultime, por edhe analiza për të sjellë poezinë e tij tejet të vështirë. Nuk dihet pse ka një cikël kaq të madh për lojën në poezinë e tij. Nuk dihet edhe se çfarë mendonte në angushti të e veta dhe as se...
Kjo është e para përmbledhje e autorit W. B. Yeats-it në gjuhën shqipe. Ky vëllim me vepra të zgjedhura përfshin poezitë më antologjike të poetit. Por edhe disa pjesë dramatike, pjesë të pashmangshme të krijimtarisë së tij.
Libër poetik me rreth 50 poezi që rrokin tema të ndryshme siç janë tema historike, sociale apo poezi kushtuar personaliteteve të ndryshme të letërsisë dhe artit si Wild, Sartre e Beauvoir, Paul Celan, apo një cikël me poezi dashurie. Në këtë libër, të ndarë me katër blloqe, përveç temës së emigrimit ka dhe një cikël poezish kushtuar piktorit Omer Kaleshi...
Ky libër përveç poezive dhe prozës poetike, të frymëzuara nga gargujt parisianë i referohet në mënyrë të veçantë aktores dhe psikiatres Lida Cangonjit dhe burrit të saj, piktorit danez Peter Haubro, i cili për shumë vjet jetoi e krijoi në Shqipëri. Një homazh për për këtë aktore me shpirt të madh humanist.
Në poezinë e autorit mbizotëron lirizmi i pastër, ritmet, afshet dhe vrullet djaloshare, një gjuhë e latuar mirë. Rimë, ritëm, masë, stil jete, jetë shqiptare, jetë mërgimtari, tinguj frymorë, lëndorë; shprehi, harmoni letrare, logjike; rrëfim, potencialitet, vitalitet - këto janë disa nga vetitë dhe karakteristikat cilësore që mund të vërehen në...
Libri i Tomislav Marijan Bilosnić vjen si variacioni më i plotë mbi një temë, shkruar mbi një lëkurë gjithë blana, ku poeti ngulit përfytyrimet, vizionet, vetveten, përvojat e njerëzimit dhe lidhjet e tij të çuditshme, aq të largët për viset, por jo për shpirtin e njerëzor. Një tigër metaforik u shfaq një ditë rrugëve paqësore të Zarës...
Leon Leka, i denuar nga regjimi komunist, vjen vonë me një vëllim të botuar poetik, por që përmban një art që ka qenë jetëshpëtues për të. Poezia e tij shfaqet si kërkesë për dimension lirie në një mjedis të izoluar, njëherësh edhe si ushtrim ngushëllimi. Leoni pohon se krijmi i një stili individual ka qenë zotimi i tij