Viewed products
Kërkimi i përjetësisë dhe pafajësisë...
Ndonëse i diplomuar në fushën e Ekonomisë, autori ka një botë të thellë, plot ndjeshmëri dhe shprehi poetike të fuqishme. Vëllimi "Endës të pendimit" vjen pasi autori ka shkruar vëllimin "Për ato që nuk thamë dot" (2001). Filmi dhe drama janë sfida që Ilir Haxhi-Kristo i ka kaluar me sukses
Ky libër i vogël në vëllim por i madh në përmbajtje sjell vërtet diçka të re në poezinë shqipe. Jamarbër Marko, ose Madu, si njihej në shoqëri, biri i Petro dhe Safo Markos, dy artistë të spikatur në Tiranën e gjysmës së dytë të shekullit XX, u rrit e u mëkua qysh në fëmijëri me frymëzime arti e lirie dhe trashëgoi talentin prindëror.
Poezia e Zhaneta Barxhajt përngjan me një lajle, arabeskë, ornament e dekoracion shenjash të shkëputura turrshëm në një rrjedhë marramenthi shkronjash, që nga ëndërrimet e para të gjimnazit e deri sot. Kështu shplekset fije-fije fryma e ngrohtë e ëndërrimeve dhe imagjinatës, kuadrot e shpejta e të ngadalta të imazheve, që herë befasohen tek përplasen me...
“Largësi ideale” i Parid Teferiçit vlerësohet për prurje të qenësishme të një ligjërimi modern, me një strukturë dinamike e poetike, me pikëprerje origjinale edhe në artet e tjera
Gazetarja dhe pedagogia e dramës shqipe eksperimentoi dyherë me këtë libër: së pari provoi poezinë, dhe së dyti eksploroi gjuhën e nanës, gegnishten dhe arriti të kthehej në ngjarjen më të goditur në panairin e librit 2016. Libri i saj shënoi rekorde në shitje, por njëherësh, ai mori vlerësime nga kritika, duke u konsideruar ndër vëllimet poetike më të...
Në këtë libër treshi mistik i Dantes, tercina e tij apo triniteti i shenjtë shkojnë përtej kësaj mënyre të menduari.
Botimi i librit poetik "Ca pika shiu ranë mbi qelq" të Kadaresë, zgjoi një interes të madh te lexuesi shqiptar.
Një nga komeditë e hershme të Shekspirit, "Mundimet e humbura të dashurisë" mendohet të jetë shkruar në mesin e viteve 1590, ndërsa është publikuar për herë të parë në vitin 1598.
Ky është vëllimi i parë poetik, ku vjen një zë origjinal, që flet plot ndjeshmëri për jetën, vdekjen, dashurinë, - refleksione metafizike, të cilat dëshmojnë për mjeshtri poetike dhe njohje të mirë të teknikave të vargëzimit
Një himn për dashurinë: ja çfarë është kjo këngë e këngëve, ku Solomoni, biri i Davidit, nuk është thjesht krijuesi i tempullit të lashtë por është dhe ti, dhe unë, jemi ne të gjithë, krijesa të kësaj bote! Po, «të këpusësh frutat e kopështit tim / të shëtisësh mes luleve… hani miq, pini, dehuni, o të dashuruar»!
Romani “Djella”, i Martin Camajt vë në spikamë të metat e mjedisit të një sistemi të mykur, që nis me ton ironik: “Se të gjithë, edhe ata që sundojshin atje naltë, pa përjashtim, ishin jashtë në borë e shi, po pak njerëz e pohoshin këtë. Por do të vishin kohë edhe mâ të vështira dhe era, bora do të bâheshin edhe mâ të ftoftë.”
Ky vëllim përfshin poetët më të famshëm të njohur me emrin “Parnasi rus”. Kjo antologji nis me Pushkinin, Lermontovin, Jazikovin, Tutçevin, Bunin dhe vijon me poetët bashkëkohorë. Libri është përkthyer nga rusishja nga Thoma Theodhosi
Epika e dehur. Krenar Zejno sjell në një libër, një mori vargjesh të konceptuara në formën e një piramide. Çfarë janë piramidat? Çfarë mund të gjesh në këto forma kaq të vjetra mbi të cilat orvatet sot ende njerëzimi.
Ndërtimi kompozicional i këtij libri, me tetë kapituj, është interesant e disi i veçantë, duke ndërthurur dy linja që ecin paralel me njëra-tjetrën: atë të traditës dhe atë të dashurisë njerëzore.
Ky vëllim sjell përzgjedhjen më të mirë të të të gjithë poezive të kësaj autorejeve, në mes të 1775 krijimeve poetike që shkroi Emily Dickinson. Përmes këtij vëllimi keni mundësinë të zbuloni dhe shijoni magjinë e kësaj poeteje, e cila veprën e saj e shkroi në shekullin e XIX por suksesin e pati në shekullin e XX
Një pjesë e mirë e vjershave të përfshira në këtë botim pasqyrojnë lojën e mundimshme, aspak argëtuese, me censurën dhe me autocensurën.
Koçi Petriti është një nga lirikët më të sprovuar dhe të spikatur si pak kush të poezisë së sotme. Dhe këtë e arriti në heshtje dhe me një këmbëngulje të pandalur.
Në daç paqe dhe qetësi, lexo Rabindranat Tagorën! Kaq e vërtetë është kjo, sa thuhet se leximi vetëm i një vargu të poezisë së tij, të shpëton pa u mbytur në detin që ngre tallaze të tërbuara brenda dhe jashtë teje, të nxjerr në breg shëndoshë e mirë, të shpie te shtëpia e shpresës dhe e fuqisë.
Lirikat e Hiqmet Mehmetajt jan? t? sinqerta dhe kan? thjesht?sin? e k?ng?s. Ato nuk jan? rritur n? serrat e librave, por n? livadhet e natyr?s. Me k?t? dua t? them se autori e ka asimiluar pasurin? shpirt?rore t? popullit dhe si nektar e ka shp?rndarë n? vargjet e tij. Dhe ky nektar u ka dh?n? çilt?rsin? e natyrshme, jasht? skemave libreske. Dritëro Agolli
Ky vëllimi i ri poetik i Irma Kurtit sjell për lexuesin lirika që përshkohen nga ndjenja e dashurisë dhe e dhimbjes së pafund për humbjen e njeriut të dashur. Vargjet sjellin gjithashtu çaste të paharrueshme, copëza kujtimesh, ëndrra të këputura e zhgënjime në kërkim të dikujt që ndoshta nuk ekziston. Ky libër vjen pas disa botimeve të tjera me poezi, që...
Dita lind kur unë perëndohem Me natën qëndroj e ditën çlodhem Dita kontrast bën me ndjenjat e mia Nata më ngjan, më ngjan errësira
e prej qëmotit, kur shterej pasioni, në trupa qytetesh me kocka betoni, një këngë e blertë mu ngjiz në stomak si kancer i pyllit çdo ditë shtatëpak... ....e lashë buzë liqenit si fëmij të braktisur uriujk, këmbëzbathur me xhaketën e grisur me shtatin idhnak e sytë plot kureshtje u largova mes mjegullës si hije në heshtje ....e pastaj, çele ti, lulja ime e...
Përvoja na ka mësuar që shpesh njerëzve u mbetet hatri për një çast, por zemrave asnjëherë. Kjo sepse kodin e trokitjes së një zemre që e do dhe të do, e njeh vetëm zemra tjetër, ajo që ndoshta e ke lënë dhe pa gjumë! Mund të them me siguri se vargjet tek Selvi, nuk qëmtohen, nuk sajohen e kurdisen, por rrjedhin krejt logjikshëm.. Agim M. Doci
Dhe të shkuarën e lashë mbrapa, Portën ia mbylla pas vetes! Nuk di, të ndihem krenare, Për mësimet e marra, Apo, fatkeqe për çka kam vuajtur!
"Çma trazoi jetën një grua, që iku papritur kaq larg...", shkruan Gaqo Apostoli në librin e tij me poezi, librin që mban të njëjtin titull.
Sa e dashur vjeshta ish për mua, jo se kisha lindur në shtator, kur vjeshta ulej këmbëkryq, isha poet, por dhe sadopak piktor...
Në librat e mi me poezi gjithnjë i kam shkruar e i kam kënduar dashurisë. Nuk do të rresht kurrë së shkruari për këtë ndjenjë sublime që na mbush zemrën me gëzim por që zhgënjen. Më pëlqen të hyj në botën e brendshme të personazheve të mi, të përshkruaj pse-të që i ndjekin e që shpesh nuk gjejnë përgjigje, ashtu sic më pëlqen dhe të përshkruaj vuajtjen,...
Poezia Nën bluzën time, titullin e së cilës mban libri, është vlerësuar me çmim të parë në Konkursin Ndërkombëtar Napoli Cultural Classic 2011, në Itali.
E pashë botën, ish një kupolë e trishtë që shtrihej si një gjethe e dhimbjes e pakuptueshme, si një hije që lë pas të vërteta pa shkak. E bukur si një hije me nurin e gjithë njerëzisë veshur. E pashe botën, duke qarë dhe të qeshur.
Më kot do ta trajtojmë veten me të mirë nëse diku jetimë jetojmë të paatdhe.