Brenga e prokurorit View larger

Brenga e prokurorit

Ahmet Premçi MEP0241

New product

Përshkrim i shkurtër

Pas suksesit me romanin Anja”, Ahmet Premçi vjen me një tjetër sagë nga realiteti shqiptar, e ngjashme me mjedisin mafioz të Italisë së jugut, rrëfyer nga romancieri Leonardo Sasha. Raportet mes mafias dhe pushtetit vijnë përmes aftësisë së autorit për të gdhendur personazhe që mbesin gjatë në kujtesën e lexuesit.   

More details

1090 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint
ISBN9789928086600

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

REVIEWS

Në romanin “Brenga e prokurorit, ashtu si tek romani “Anja”, duket se pika më e fortë e autorit është krijimi i karaktereve, metamorfizimi i tyre nga të qënurit real në një të vërtetë fiktive. Prokurori Martin Guri, grotesku Zambak Boja e sidomos vrasësi Marjan Boja - ky i fundit një karakter që nuk  shqitet nga vëmendja e lexuesit, një ndër karakteret më të mirëgdhendur në veprat e botuara - krijojnë atmosferën e Siçilisë së romaneve të Leonardo Shasha-s. Vepra ka dy realitete: Ky i përditshmërisë tonë dhe, ai i fqinjit  adriatikas, që nuk duken shumë fort të largët, sidomos si realitete romaneske.

Rudolf Marku - Poet laureat, shkrimtar

Romani “Brenga e prokurorit” është një dëshmi e epokës sonë në mjedisin social politik. Romani vjen me mjeshtërinë e stilit, gjuhës dhe kompozimit. E veçanta më e madhe është se shkrimtari ka krijuar personazhin: Martin Guri që ndodhet në qendër të romanit, me dilemat dhe karakterin, të kujton personazhin e Franc Kafkës te “Procesi”, Jozef. K.

Entela Kasi - shkrimtare, poete, presidente e PEN - Qendra Shqipëri

“Brenga e prokurorit” është romani që skanon jetën e nëndheshme të tranzicionit shqiptar. Krimi, mafia, kulisat, miqësia, familja, dashuria, profesioni dhe brengat e një të shkuare, e cila rikthehet të trondisë të tashmen, janë elementë specifikë të këtij romani të shkruar me mjeshtëri dhe përgjegjësi. Romani shërben për të kuptuar ingranazhet e pushtetit dhe mafias, por dhe vetes në raport me tjetrin, me jetën, me të papriturat dhe fatin.

Liridon Mulaj – shkrimtar

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
ISBN9789928086600
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori
I ri1