Reduced price! Publicistike e zgjedhur 2000 - 2020 View larger

Publicistike e zgjedhur 2000 - 2020

Erion Kristo BO0677

New product

Përshkrim i shkurtër

Gazetari i njohur, përkthyesi dhe studiuesi Erion Kristo vjen para lexuesit me një përmbledhje të publicistikës së tij, të shkruar përgjatë 20 viteve, ku përmes shkrimeve, të trajtuara në një formë të pazakontë, vijnë të gjitha shenjat e kohës tonë plot paradokse dhe sfida. Një penë si ajo e Erion Kristos e gdhend murin kokëfortë të realitetit tonë, duke lënë gjurmë që i shërbejnë edhe lexuesit të së nesërmes.   

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928391827

1 350 Lekë

-10%

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në këtë libër gjendet një pjesë e publicistikës sime, që nga viti 2000-2020. Jam përpjekur të zgjedh shkrimet më të mira, duke përjashtuar shumë prej tyre. Temat kryesore kanë qenë jeta, fëmijët, kultura, arsimi, shoqëria. Këtyre temave u kam mëshuar më shumë, pa përjashtuar politikën dhe politikat.

Jam përpjekur gjithashtu të parashtroj dhe zgjidhje për problemet e ngritura. Por më e këndshme ka qenë orvatja për të shprishur formën e shkrimeve publicistike, për të gjetur forma të reja shprehjeje, duke ruajtur njëherazi edhe seriozitetin e publicistikës dhe duke sjellë risi me antishkrimet.

Mirënjohës pa fund ndaj të gjithë atyre njerëzve që më lejuan hapësira në gazetat e kohës, që u kujdesën posaçërisht për mua dhe që nuk e vranë nevojën time për të hedhur ide të reja në tregun mediatik. Jam rrekur gjithmonë ta tërheq shoqërinë drejt lëndinave dhe jo drejt djerrinave. Përpjekje që u mbetet të tjerëve ta vlerësojnë, nëse do duan.

Do kisha shkruar shumë më tepër, por vlerësimi për idetë nuk ka ecur paralel me dëshirën time. Shpresoj që ndonjë nga idetë e mia ta kapërcejë gijotinën e kohës.

Mirënjohje dhe për ju që do merrni guximin ta bëni tuajin këtë libër. Lëreni në raft. Ndoshta dikush tjetër do ta marrë në dorë dhe mbase do zbulojë pak nga shpirti im.

Autori

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages408
ISBN9789928391827
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1