Pesha e padurueshme e pafajesise View larger

Pesha e padurueshme e pafajesise

Primo Shllaku BO0660

New product

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928391704

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Atëherë Zefi i tha se prifti e kishte ndigjue me vëmendje dhe në nji shenj kohe, teksa hante me kafshata të vogla, i kishte thanë:

- Manoli nuk asht djalë i keq.

- Si? - i ishte përgjigjë Zefi me idhnim.

- Unë e shof, - i kishte thanë prifti me njifarë kthjelltësie, - se ti nuk ke gja me Manolin. Ti ke problem, ti nuk duroke pafajësinë tande, djalosh...

Zefi ishte mpi nga hutimi se nuk po gjente pështetje te prifti, të cilit po i hapej lidhë me jetën e tij në tavernën e kushërinit të tij të parë.

- E çfarë të baj, pra...? - e kishte pyetë Zefi me dëshpërim.

Prifti e kishte shikue thellë në sy Zefin dhe me sa duket, kishte pa atje dëshirën e tij të thekshme për nji zgjidhje. Prifti kishte pa përqark dhe me gisht i kishte thanë Zefit të afrohej. Zefi ishte ulë në karrikë dhe e kishte shtri veshin drejt priftit. Edhe prifti i ishte afrue paksa djaloshit.

- Vidhe, vidhe!

Zefi nuk u kishte besue veshëve.

- Si thatë, atë i shenjtë? - kishte shqiptue me çudi të thellë Zefi.

- Po, po, atë që ndigjove...

Zefi po e këqyrte priftin si i çakërdisun.

- Vidhe dhe qetësohu... Përfundimisht...

Prifti e kishte drejtue shtatin dhe kishte marrë qëndrimin e atij që s’ka njeri pranë.

Zefi kishte dashtë me e pyetë edhe ma gjatë, por prifti qëndronte i papranishëm dhe nuk po e llogariste fare qenien e Zefit atypari.

Zefi i tha Marinit se ishte çue prej tavoline me fjalët tronditëse të priftit në vesh: “Vidhe dhe qetësohu... Përfundimisht...”

- Çudi e madhe! - foli Marini.

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages304
ISBN9789928391704
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanDrame & tragedy
I ri1