A. J. Cronin BDR018
New product
Nuk ka më Cezar në kohën e sotme, ka veçse financierë dhe burra shteti, që duan të zotërojnë minierat e diamantit të Afrikës së Jugut apo kauçukun e Kongos së katandisur në skllavëri. Krishti ka predikuar vëllazërimin njerëzor. Ai nuk e ngjiti malin për të thirrur: "Vrisni! Vrisni! Nisuni, të mbushur me urrejtje, ngulni bajonetën në zorrët e vëllait tuaj." Nuk janë fjalët e tij ato që buçasin sot nëpër katedrale, po zëra kriminalë dhe frikacakë.
87 Items
Shtëpia Botuese | Botimet Dritan | |
| ISBN | 9789995621964 | |
Ne, Kisha e shenjtë katolike; dhe, në të vërtetë, tërë Kishat e botës së krishterë, ne, pra, marrim pjesë në një luftë botërore. Më keq akoma, e shenjtërojmë. Ne dërgojmë miliona prej bijve tanë fort të dashur në masakër, për të lënë atje jetën, gjymtyrët apo shpirtin, për të vrarë e për t'u vrarë, me një buzëqeshje hipokrite dhe bekimin tonë apostolik. Vdisni për Atdheun dhe mëkatet do t'ju falen. Patriotizmi, mbreti apo perandori! Dhjetë mijë predikues kënaqen duke thirrur: "Jepini Cezarit, atë që i takon Cezarit...". E preu fjalën, grushtet i mbante shtrënguar, sytë i flakërinin.
| pages | 440 |
| ISBN | 9789995621964 |
| Published year | 2014 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |