Catalog
Keto dy libra kane ndryshuar...
Viewed products
Subcategories
Në ekuilibër të vazhdueshëm, me Adrenalinë dhe Balance, shpaloset një rrëfim me zemër të hapur dhe anekdota, ku edhe frika gjen hapësirë në thellësinë e këtij kampioni të padiskutueshëm, bashkë me ëmbëlsinë dhe brishtësinë, ndjenjat që i shtohen forcës, vendosmërisë dhe kurajës, që e ngritën djaloshin e Rosengorit në majën e botës, nga ku tani na flet për...
Duhet shumë art për të shkruar një histori interesante rreth misterit të vrasjes. Në pjesën më të madhe të rasteve, shkrimtarë të mëdhenj nuk ia arrijnë... por Robert Galbraith është mjeshtër. Misteri qendror i romanit "Gjak i trazuar" është i fortë dhe ndjekja e tij, ndërsa shpaloset gjatë një hetimi të zgjatur, është një nga kënaqësitë më joshëse të...
Roman i një shekulli shkëlqimi dhe mynxyre, ku ndeshim Gëbelsin, Gëringun dhe motrat Mitford, por dhe Tomas Manin, Karl Jungun e Romi Shnajderin. Me librin "Putzi", Thomas Snégaroff, autor i njohur, por edhe gazetar e historian, na paraqitet me romanin e tij historik.
E mbushur me pasion, ankth, zbulime inteligjente dhe personazhe të paharrueshme, "Barnatorja e humbur” është një roman me sekrete, hakmarrje, po që nxjerr në pah edhe aleancën e përjetshme mes grave.
Në vëllimin “Andrushi”, autori i ri Flori Kasaj na sjell një personazh të ri, tepër simpatik, ketrushin Andrushi, një personazh që shkrin veçoritë biologjike të bukurisë dhe shkathtësisë me veçoritë etike të guximit dhe dashamirësisë. Personazhi di të luftoj për mbijetesë, që zotëron edhe tiparin e solidaritetit ndaj mikeshës së vet Andrina, me të cilin...
Lexuar si dy leksione frymëzuese para studenteve të dy kolegjeve të vetme për vajza në Britaninë e Madhe në vitin 1928, Një dhomë më vete konsiderohet njëkohësisht një ese mbi shoqërinë, një ese mbi letërsinë dhe një roman modernist, një i tillë që përdor shkrimin si art dhe jo thjesht si mjet shprehës.
Nga autori bestseller i The New York Times me librin Arti i brishte i not giving a f.ck, Mark Manson, vjen ne shqip libri i tij Joshi femrat me sinqeritet
Vjen me ne fund ne gjuhen shqipe nje nga veprat me te shquara te mendimit boteror te dy shekujve te fundit, shkruar nga Oswald Spengler.
Silvia” cilësohet si një himn për dashurinë e paarritshme dhe përshkruhet ngan jë stil i kthjellët dhe lirik.
"Aurelia" është novela e fundit e shkruar nga Gerard de Nerval dhe është një përjetim i ëndrrave, i fiksimeve dhe i marrëzisë. Është rrëfimi i pasionit trazues të Nervalit ndaj një aktoreje dhe pasoja e mëtejme e çmendurisë që e përfshiu.
Ky libёr sjell pikёrisht pёrplasjen e dy botёve qё jetojnё nё tё njёjtёn sipёrfaqe. Qyteti i diktuar nga rregulla strikte dhe Periferia e larmishme nё ngjyra dhe dukuri qё e kanë kthyer kaosin nё njё sistem vlerash strikte. Nё njёrёn liria ёshtё e kushtёzuar, nё tjetrёn liria ёshtё e vetёngopur aq sa nuk i bёhet mё tё lёvizё nga vendi.
Nuk e kemi parë të vërtetën për qindra vjet, sepse nuk kemi parë atë që kishim përpara syve. Jemi hutuar nga problemet tona, nga dramat e jetës sonë, nga ngjarjet e jashtme, dhe na ka shpëtuar zbulimi më i madh që mund të bënim dhe që ishte mu para nesh. Një zbulim që mund të na bëjë të reshtim së vuajturi dhe të na japë gëzim dhe lumturi jetëgjatë.
Në këtë album me foto gjendet historia e artistit Stefan Taçi që nga viti 1974 e deri në 2021; një histori vizive e thënë përmes artit me punime të nisura që nga fëmijëra në fshat, te gjyshja e vazhdon pas viteve ‘90. Katalogu ka edhe një tekst që transmeton te lexuesi apo publiku artdashës pikërisht këtë udhëtim në kohë dhe se si erdhën në jetë një pjesë...