I ri Cmim i reduktuar! Libra fluturues – set 4 libra Shiko më të madhe

Libra fluturues – set 4 libra

Grup autorësh BAO0222

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Këto libra janë të pashmangshëm për çdo fëmijë; ato janë libra fluturues të cilët nuk dalin kurrë nga mendja e tyre. Prandaj për çdo fëmijë që do të nisë të bëjë raftin e vet me libra, ne iu sugjerojmë ta nisin me Piter Panin, Princi i vogël, Aventurat e Pinokut dhe Bëmat e Lizës në botën e çudirave. Fluturo edhe ti!

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS

2 727 Lekë

-10%

3 030 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth setit

Këto katër libra janë projektuar si bërthama e vogël e çdo biblioteke për fëmijën tuaj. Përzgjedhja nuk është rastësore: Janë katër personazhet më të dashur për të vegjlit: Piter Pani, Princi i vogël, Pinoku dhe Liza, të cilët përmes fantazive të tyre, shënojnë ëndrrat më të bukura të fëmijës së çdo kohe.

1. “Piter Pani” i Xhejm Barri. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU.

Piter Pan është një personazh i krijuar nga shkrimtari skocez J. M. Barrie. Një djalë që mund të fluturojë dhe që nuk mund të rritet, Piter Pan i kalon aventurat e tij në një ishull të vogël së bashku me grupin e tij të djemve të humbur, sirenat, zanat, piratët dhe ndonjëherë edhe me fëmijë të zakonshëm nga bota tjetër, larg ishullit...

2. “Princi i vogël” i Antoine De Saint – Exupery. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU.

Një libër që shkon përtej simbolikës, përtej naives, përtej përrallës, duke ndërtuar një botë tjetër. Një princ që vjen nga një planet dhe shkon nëpër planete për të takuar njerëz të tjerë, mbretër, biznesmenë, pijetarë, etj., që të gjithë tipa të njohur për lexuesit. Kjo është një prej kryeveprave që vazhdon të nxisë imagjinatën dhe mrekullojë mendjen e lexuesit të vogël dhe të madh

3. “Aventurat e Pinokut” të Karlo Kolodit. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU.

E dinë fëmijët e sotëm se çfarë janë marionetat? Historia e mrekullueshme me Pinokun mund të jetë e fundit që nuk bën fjalë për lodrat elektronike. Pinoku është një kukull druri, që çuditërisht mund të flasë. Ai mbetet prej druri për një kohë të gjatë me aventura shkaktuar nga paaftësia e tij për të mbajtur premtimet, derisa më në fund mëson të dojë të atin dhe miqtë dhe kthehet në djalë të vërtetë.

Pavarësisht se lodrat e sotme janë shumë të ndryshme nga ato të përshkruara në librin e Karlo Kolodit, temat e trajtuara nga ai mbeten të përjetshme.

4. “Bëmat e Lizës në botën e çudirave” e Luis Kerol. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU.

Një ditë, një vajzë me emrin Liza është ulur pranë lumit me motrën e saj, kur shikon një lepur të bardhë dhe bëhet kurioze. Duke ndjekur lepurin, ajo bie në botën magjike të mrekullive ku takon krijesa nga më çuditshmet.

Libri i mirënjohur i Luis Karol përshkruan aventurat e mrekullueshme të Lizës, duke na futur në një botë magjike, ku asgjë nuk është e pamundur.

Të dhëna

Viti i Botimit2015-2016
VendodhjaTirane/Prishtine/Shkup
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë