Artur Konan Dojl LG0070
Libër i ri
Nuk ka një libër të dytë që të jetë marrë më shumë seriozisht personazhi sesa autori. Në kohën që nisi jetësimi i dedektivit nga shkrimtari britanik Artur Konan Dojl pati një sjellje të pazakontë të lexuesve, të cilët e mendonin person real dhe i dërgonin autorit me mijëra letra. E gjithë aventura e tij përmblidhet në katër romane të cilat kanë 60 tregime. Nëse do ta merrni edhe ju seriozisht mos shpresoni që Sherloku t’ju kthejë përgjigje....
899 Artikuj
Shtëpia Botuese | Argeta LMG | |
Në 1886 autori botoi romanin e parë ku debutoi detektivi ekscentrik Sherlok Holmes: "Etyd në tone të purpurta", i pasuar nga "Shenja e të katërtëve" në 1890. Asnjë nga romanet nuk pati aq sukses, sa ta nxirrte shkrimtarin nga gjendja e vështirë ekonomike, megjithatë Dojl tentoi përsëri në 1891, duke botuar në revistën Strand një aventurë të re të Holmsit me titull "Një skandal në Bohemi". Shitjet kaluan çdo parashikim dhe më në fund Dojl pati mundësinë t'i përkushtohej tërësisht letërsisë, duke hequr dorë nga karriera mjekësore. Fytyra e zbehtë dhe e hequr e detektivit londinez, figura e gjatë dhe hollake, pak e kërrusur, me xhamin zmadhues në dorë dhe llullën ndër buzë, u bë qendra e jetës londineze.
Dojl kriijoi një personazh-mister, një lojë copëzash karakteri, një rrëmujë tërheqëse vesesh e virtytesh të spërkatur me detaje të pafundme, por të pamjaftueshme. Për Sherlok Holmsin, autori na tregon shumë: thotë se ku jetonte, me se merrej, cilat ishin klubet e tij të preferuara, dimë çfarë llulle përdorte, çfarë kaçeleje mbante; madje, dhe çfarë mund të gjeje në dhomën e tij kaotike. Vogëlsira domethënëse për karakterin e tij të jashtëzakonshëm.
Artur Konan Dojl bëri një punë aq të përkryer me veprat e tij, sa u pendua. Trillimi i fantazisë u bë armiku i karrierës së tij letrare. Banoret e Londrës, jo vetëm mendonin se në Baker Street jetonte vërtet një detektiv privat, që zgjidhte misteret e përditshme të jetës viktoriane, duke i kushtuar të njëjtën rëndësi dhe çështjeve shtetërore, por i drejtoheshin çdo ditë autorit të tij me letra ku i kërkonin ndihmë me pyetje dhe mistere të ndryshme që i mundonin. "Kulmi arriti, kur më vinin të paktën një duzine letrash në ditë, që nisnin me `I dashur Z. Sherlok Holms...'."
Dojl e kuptoi se fama e personazhit ia kishte kaluar vetë autorit, se nga " A.K. Dojl" ishte kthyer në "autorin e Sherlok Holms" dhe ndjente se krijimi i tij po bëhej një hendek në karrierën si shkrimtar serioz. Kështu vendosi ta vrasë.
“Sherlok Holms është dhe do të mbetet përjetë një pikë e patundur në një botë përherë në lëvizje. Është simboli i gjithçkaje që nuk jemi dot, por do të donim të ishim. E shohim si mishërimin e dëshirës sonë për të dënuar të keqen dhe për të ndrequr padrejtësitë që kanë pllakosur botën. Ai është Prometeu që sjell zjarrin e aventurës në ekzistencat tona përsëritëse, është Sokrati, që me arsyetimet e tij të qarta, çmpin mendjet e ndryshkura nën lagështinë e mërzisë. Është suksesi i dështimeve tona, arratisja nga burgu i botës reale. Para një shekulli ai u shfaq para publikut anglez si një pishtar i forcës të së mirës në një kohë, kur Evropa, e madje e gjithë bota, ndjenin në ajër rrezikun e Luftës së Popujve që afronte. Figura e drejtësisë së palëkundur, e inteligjencës, gatishmërisë, vetëmohimit, arsyes së ftohtë dhe gjykimit të drejtë të përvijuar lehtazi nga një fije ndjenjash njerëzore: dhembshurie e madje dashurie, ishte pamja që i dha një kombi të tërë shpresën dhe forcën për t'u përballur me luftën më të madhe që kish njohur deri më atëherë historia botërore. E duke njohur natyrën njerëzore, e dimë se botës do t'i duhen gjithnjë idhuj të tillë. Në kohë të vështira, ku sprovohet arsyeja dhe domethënia e drejtësisë, do të kemi gjithmonë nevojë për siluetën e detektivit pranë zjarrit, me majat e gishtave bashkuar para kraharorit e fjollat e tymit të Ilullës që treten në pafundësi. Megjithatë, si çdo histori e bukur, dhe e Sherlok Holmsit e pati një fund, sepse një artist i vërtetë, e kupton kur është koha për t'u tërhequr nga skena e për t'i lënë vendin dikujt ndoshta më të zotë.
Për më shumë rreth autorit dhe historisë së plotë të veprës “Aventurat e Sherlok Holmsit, kliko KËTU
Lloji i botimit | Hard Copy |
V. Bot | 2016 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Aleksandër Koli |
Roman | Mister&Thriller |
Veper e autorit malazez Mark Milani (1833 - 1901) i cili ka pershkruar karakterin dhe zakonet e jetes se malesoreve shqiptare ne fundin e shekullit XIX. Edhe pse ai ka luftuar kunder malesoreve shqiptare, ai perseri eshte realist ne pershkrimet e tij.
Janë dyzet poezi të shkruara me sqimën e një poeti. Emigranti, shtegtar i përjetshëm, midis brigjesh dhe ndarjesh, të cilit poezia i doli si ulërimë e shpirtit. Megjithatë vargjet e tij nuk janë rebele edhe pse ka jetuar midis sfidash.
Udhëtimi është dhurata më e bukur që mund t’i bësh vetes. Të justifikohesh se nuk udhëton dot sepse nuk ke para, nuk vlen; ky libër e dëshmon një gjë të tillë më së miri dhe të fton që të dalësh nga rutina e përditshme dhe të njohësh botën
"Gjenço Demetre Naçi na sjell një rrëfim të rrallë për Mbretin Zog në mërgim. Është i rrallë sepse është autentik dhe vjen nga një njeri që i ka përjetuar ngjarjet vetë, i pandikuar nga persona të dytë ose të tretë. Kujtimet gjithnjë kanë një dozë subjektivizmi, por libri i Gjenço Naçit përmban një vlerë të shtuar që nuk e kanë të tjerët: Autori i gjykon...
Ky roman, i kushtuar Manet, dëshmon shijen e Zolasë për personazhet e mallkuar, situatat e panikut... Me një stil që evokon Renoir dhe Degas, bie "perdja" e romanit ngadalë-ngadalë mbi tragjedinë e dy të rinjve …
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Në këtë botim shumë simpatik, Louise L. Hay na sjell një përmbledhje me ese të zgjedhura nga miqtë e saj – ligjërues, seminaristë dhe këshillues me emër në sferën e motivimit dhe vetëndihmesës.
Një koleksion fantastik i letrave që Louise L. Hay ka pranuar nga njerëz të ndryshëm nga i gjithë globi dhe që u është përgjigjur përgjatë viteve. Letrat shprehin shqetësime dhe brenga të lexuesve nga shumë fusha të jetës. Pothuajse të gjithë ata që i kanë shkruar ishin në kërkim të një ndryshimi në jetë.
The third book in the latest series from international bestselling author, Rick Riordan
Mos harroni, që trupi jonë ka një ligj universal që askush sot nuk ia ka dalë ta mundë. Është Ligji i Karmës, i cili në literatura fetare përshkruhet si ‘ç’do mbjellësh, do korrësh’. Ujiteni trupin me fruta dhe perime apo me produkte të natyrës dhe rezultati juaj, do të jetë burim frymëzimi për brezat pasardhës. Ujiteni trupin tuaj me plehëra industrial...
“Kuzhina e bebit”, libër unik për nënat e reja! Ai është i vetmi libër shqip i këtij lloji. Nënat e reja ballafaqohen me shumë pikëpyetje që kur sjellin në jetë fëmijën, por kur bebushi mbushë 6 muaj fillojnë problemet se çka duhet të hajë fëmija. Por, duke pasur në dorë librin “Kuzhina e bebit”, kjo dilemë do t’ju hiqet.
Monologu poetik dhe dramatik “Apokalipsi i Kasandrës”, me nëntitull dytësor “Lajm lindës”, që i prezantohet lexuesit shqiptar, rijetëson mitin e njohur të Kasandrës, Bijës së Priamit dhe Hekubës, e cila njihet në lashtësi për dhuntitë e saj profetike.
Over 1 million copies sold in the UK. The classic novel of a post-literate future, 'Fahrenheit 451' stands alongside Orwell's '1984' and Huxley's 'Brave New World' as a prophetic account of Western civilization's enslavement by the media, drugs and conformity.
Ky libër përmbanë kapituj bazik në rrugën e realizimit të një filmi. Studimet e gjata në procesin e bërjes së filmit, duke u ndaluar në të gjitha etapat e tij, që nga ideja, historia, editimi, teknologjia dhe përfshirja e ekspertëve në realizimin e tij. Një pergatitje nga Valmir Tertini, që u adresohet jo vetem studenteve të akademisë se arteve por edhe...
Katherine Rundell, fituesja e disa çmimeve dhe autorja e librave Rooftoppers, The Wolf Wilder dhe The Explorer, sjell magjinë e Krishtlindjes nëpërmjet një historie ku ndërthurret klasikja me modernen. E shkruar me shumë ngrohtësi dhe mbushur me nota humori, "Një dëshirë për Krishtlindje" na sjell në vëmendje vlerat dhe njerëzit që vërtet kanë rëndësi për...
Libri i autores australiane Bronnie Ware “Pesë pengjet më të mëdha të jetës”, është një nga librat e lexuar me shumë kuriozitet nga miliona njerëz.
Shpella e piratëve është një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.
Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Bota është e ndarë në tre supershtete që shtrihen...
Që kur u botua së pari pjesë-pjesë në Strand Magazine e deri më sot, Qeni i Baskërvilëve është përshtatur në dhjetëra e dhjetëra forma të ndryshme artistike: është filmuar për kinemanë të paktën 18 herë e për televizionin 24 herë, si dhe është përshtatur si shfaqje muzike rock, shfaqje teatrale etj.
Nuk ka një libër të dytë që të jetë marrë më shumë seriozisht personazhi sesa autori. Në kohën që nisi jetësimi i dedektivit nga shkrimtari britanik Artur Konan Dojl pati një sjellje të pazakontë të lexuesve, të cilët e mendonin person real dhe i dërgonin autorit me mijëra letra. E gjithë aventura e tij përmblidhet në katër romane të cilat kanë 60...
Nuk ka një libër të dytë që të jetë marrë më shumë seriozisht personazhi sesa autori. Në kohën që nisi jetësimi i dedektivit nga shkrimtari britanik Artur Konan Dojl pati një sjellje të pazakontë të lexuesve, të cilët e mendonin person real dhe i dërgonin autorit me mijëra letra. E gjithë aventura e tij përmblidhet në katër romane të cilat kanë 60...
Detektivi i famshëm arrin të zgjidhë çdo mister falë fuqive të tij të mëdha të vëzhgimit dhe arsyetimit në bazë të asaj që sheh.
Nuk ka një libër të dytë që të jetë marrë më shumë seriozisht personazhi sesa autori. Në kohën që nisi jetësimi i dedektivit nga shkrimtari britanik Artur Konan Dojl pati një sjellje të pazakontë të lexuesve, të cilët e mendonin person real dhe i dërgonin autorit me mijëra letra. Me këtë vëllim të tretë dhe të fundit përmbyllet e gjithë aventura e këtij...
Nuk ka një libër të dytë që të jetë marrë më shumë seriozisht personazhi sesa autori. Në kohën që nisi jetësimi i dedektivit nga shkrimtari britanik Artur Konan Dojl pati një sjellje të pazakontë të lexuesve, të cilët e mendonin person real dhe i dërgonin autorit me mijëra letra. E gjithë aventura e tij përmblidhet në katër romane të cilat kanë 60 tregime
Kërkimet e detektivit më të famshëm në letërsi, Holms, çojnë në këtë roman në zbulimin e një historie dashurie dhe hakmarrjeje dhe lajmëron një sërë misteresh, ku fjalën e fundit e thotë pa më të voglin dyshim i papërsëritshmi Holms.
Ky është vëllimi i fundit i serisë së aventurave të Sherlock Holms. Botimet Argeta tashmë i ofrojnë lexuesit 60 tregimet e tij policeske.
Për herë të parë vjen i plotë në një pako e gjithë seria e Sherlock Holm, shkruar nga Artur Konan Dojl dhe botuar në shqip nga Botimet Argeta LMG. Këtu janë përfshirë të gjitha tregimet dhe romanet e serisë investigative të një prej mjeshtrave të letërsisë botërore
Përmbledhja "Rikthimi i Sherlok Holmsit" përbëhet nga 13 tregime, të shkruara mes viteve 1902-1903, botuar në Revistën Strend në Londër. Autori deshi të bënte një pushim e ta mbyllte kapitullin e Sherlok Holmsit, ndaj tek tregimi Problemi i Fundit planifikoi vdekjen e personazhit kaq të famshëm. Mirëpo këmbëngulja e madhe e lexuesve të apasionuar pas...
AVENTURAT E SHERLOK HOLMSIT është një përmbledhje prej dymbëdhjetë tregimesh nga Artur Konan Dojli, me personazh kryesor detektivin Sherlok Holms.
“Kujtimet e Sherlok Holmsit” është një përmbledhje e tregimeve të Sherlok Holmsit, e botuar fillimisht në vitin 1893, nga Artur Konan Dojli.
Ata të gjithë i jepnin llogari kryetarit të lozhës… Vite më parë një detektiv privat i ardhur nga Çikagoja solli drejtësinë në një qytezë të kapluar nga tmerri. Tani ai do të paguajë. Një e shtënë e dyfishtë në fytyrë nga një armë gjahu e sharruar lë të vdekur një burrë… dhe zbulon një sekret, që ka ndjekur një tjetër burrë matanë oqeanit, duke vënë në...
Përse, pas zhdukjes së mistershme të babait të saj, zonjusha e bukur Morstan nis të marrë çdo vit si dhuratë nga një perlë të rrallë e të shkëlqyer? Kush është ky bamirës i mistershëm? Përse dashka ky person krejt papritur të takohet me të? Misteri zë fill pasi Holmsi dhe Uotsoni vihen pas një thesari të paçmueshëm indian dhe një vrasësi, vula ogurzezë e...