Ndriçim Kulla A-003727
Libër i ri
498 Artikuj
Shtëpia Botuese | PLEJAD | |
ISBN | 9789928183453 | |
Pse u shkrua ky libër
I nisur afro 25 vite më parë, rrugëtimi im kërshërimtar në fletoret e viteve 30-të, duket se arriti një përfundim të rëndësishëm me “Antologjinë e mendimit shqiptar” të botuar për herë të parë në vitin 2003. Ishte një libër i vëllimshëm që përzgjidhte rreth 25 autorë dhe që shtrihej në një hapësirë kohore prej 70 vitesh.
Qasja e parë me një mendim të mohuar prej dekadash ishte sa ngazëllenjëse aq edhe traumatike. Lexohej mrekullisht shpirti dhe psikika shqiptare e ngritur në një vertikalizëm të paparë ndonjëherë më parë dhe kuptohej se sa shumë kishte humbur mendimi i sotëm nga mos-njohja apo mos-pasja për traditë të më parshme këtë shkëlqesë intelektualiteti dhe fisnikërie.
Dalngadalë kërshëria u kthye në mision, kurse njohja në një përgjegjshmëri për ta ndërfutur këtë mendim në shkollën dhe universitetin shqip. Para 10 vitesh puna e një brezi të tërë admiruesish dhe përkrahësish të këtij mendimi solli organizimin e një konference shkencore mbarëkombëtare dhe hartimin e nje promemorie. Vetëm se kjo ishte një arritje institucionale.
Mendimi shqiptar i viteve 30-të donte të bashkohej “me vëllezërit e vet” në rradhën e mendimit shqiptar historik. Lexoja artikujt e lëvizjes më të dëgjuar mendore që ky mendim prodhoi, neoshqiptarizmën, dhe shikoja se ata kishin arritur të ndërtonin një marrëdhënie të brendshme dhe një vijimësi logjike të lëvizjes së tyre me Rilindjen, ndaj që ta vendosje dhe pozicionoje denjësisht në hartën e kulturës dhe historisë shqiptare këtë mendim, duhet t’i bashkëngjitje edhe mendimtarët e Rilindjes a të parapavarësisë.
Mirëpo, këta të fundit, nisur nga studimet dhe vlerësimet e dhjetëvjeçarit të fundit, duket të kenë pasur pararendës dy rilindjet e vogla arbëreshe të viteve ‘800. Atëherë për të kuptuar dhe dizenjuar më vërtetësisht së brendshmi këtë mendim, u pa kështu e arsyeshme që periudha kohore e “kampionit studimor” të rritej deri në 150 vjet dhe të prekte sinorët e shekullit XVIII, kur dhe qe botuar diçka e rëndësishme e një mendimtari arbëresh si Engjëll Mashi, që në vitin 1807.
Lindi kështu “Enciklopedia e mendimit shqiptar” në tre vëllime dhe afro 80 autorë, që pa dritën e botimit para afro 5 vitesh. Meqenëse interesi ish rritur edhe nga bota e shkollës dhe ajo akademike, “sonda” e kërkimit të hallkave lidhëse të mendimit të viteve 30-të me mendimin e Rilindjes, filloi të nxjerrë xhevahirë që zbulonin se kjo Rilindje kishte pasur një lidhje të sajën edhe me humanizmin e katolikëve të famshëm të “5B” të veriut (Barleti, Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani).
Ishte kodi i burimit etnik ai që vepronte si fill lidhës i të dyja këtyre lëvizjeve mendore. Natyrshëm bëhej fjalë për të tjerë horizonte e për të tjera realitete që shkriheshin dhe trashëgonin veçori te njëri-tjetri, ndaj për të kuptuar njësinë e këtij mendimi dhe rrugëtimin e brendësisë së tij më të qëndrueshme dhe më të qenësishme nevojitej të bëhej lidhja midis lëvizjes së humanizmit të klerikëve të veriut me humanizmit latino-arbëror të shekullit XV-XVI.
E nisur nga ideja për të studiuar këtë “brez të argjendtë” mendimtarësh të viteve 30-të, kërkimi i vijimësisë dhe marëdhënies së tyre të brendshme me pjesët e tjera të mendimit, më solli kështu në idenë e krijimit të një historie të mendimit shqiptar, që kulmon si një njësi e tërë dhe organike në atë “shekull të madh” që përbën për gjithë mendimin shqiptar, mendimi i para dy luftrave.
Kërkimi i njëmendtë, pavarësisht se pjesët e kësaj njësie mendimi lëvizin në sinorë të ndryshëm kulture dhe nëpër një truall të veçantë realiteti historik, prirej të gjente përbërësit bashkues të njëra-tjetrës, që të gjitha së bashku u derdhën në lumin e madh të shpirtit dhe psikikës së kombit që vërshoi vrullshëm me gjithë erudicionin dhe fuqinë e vet mendore, pikërisht në ato vite të mëdha të historisë sonë. Kjo më bëri të synoja jo vetëm një histori të ngjarjeve, por edhe një histori të kulturës dhe mendimi, të qytetërimit shqiptar.
Mund të duket sikur shpesh herë horizonti i kulturës dhe i mendimit zëvendësojnë njër-tjetrin, por e gjitha kjo ka qenë e qëllimtë. Çabej pat shkruar se çdo lëvizje mendore që të konkretizohet, më parë krijon frymën dhe atmosferën e vet. Duke dashur të jemi sa më të vëmendshëm në shpalosjen e kësaj frymë dhe atmosfere kulturore që kristalizoi në kohë të ndryshme mendimin shqiptar, herë pas here në libër do të ketë ndërkallje të këtyre horizonteve, por gjithmonë nën funksion të nxjerjes në pah të realitetit krijues të vetë mendimit.
Një tjetër përkujdesje i është kushtuar edhe mos- rënies në kurthin e “kulturës për kulturë” dhe “mendimit për mendim”. Qëllimi përfundimtar ishte të gjeheshin vlerat e trashëguara dhe të nevojshme deri më sot të traditës së mendimit tonë, për ta hallkëzuar atë me nevojat dhe problematikat e mendimit të sotëm, një mendimi që të ndikojë dhe udhëheqë jetën shoqërore të gjithë sistemi-vend shqiptar.
Është një detyrë e vështirë, kryqi dhe kalvari i gjithë intelektualitetit tonë, formimi i Elitës dhe opinionit publik, ndaj një libër- i historisë së një tradite siç është edhe historia e mendimit shqiptar është gjithmonë një ndihmë e çmuar që s’duhet lënë kurrë pa u përdorur si një instrument i dobishëm. Madje, nisur nga vlerat sipërore të mendimit të Rilindjes dhe atij të viteve 30-të që tashmë janë bërë të disponueshme, shfaqej si imperative (urdhëruese) nevoja që ato të hallkëzoheshin në një njësi me mendimin e shkuar dhe atë të sotshëm. Këtë qëllim synoj të kem arritur me këtë libër.
Tashmë lexuesi ka në duar jo vetëm “tekstin (“Antologjinë”, “Enciklopedinë”, vepër-përmbledhjet e secilit prej autorëve) e mendimit shqiptar të njohur dhe të ndaluar nga regjimi komunist, të para dhe pas shpalljes së pavarsisë, bashkë me atë të viteve 30-të të shekullit të kaluar , por edhe një “interpret” të këtij teksti, në një shkrirje rrafshesh e horizontesh të të dy mendimeve, sipas metodës më të mirë të hermeneutikës, që do t’i shërbejë si një udhërrëfyes në “problematicitetin” (për ta thënë sipas Merxhanit) e përditshmërisë së shoqërisë shqiptare.
Është kjo një vepër e munguar, që plotëson një boshllëk të madh që duhej të ishte mbushur me kohë nga institucionet tona akademike. Aq më tepër është një histori mendimi, që përmbledh në një prurje nga fusha të ndryshme, ndaj si shtrojë e parë e një rrugëtimi, paraqitej e vështirë dhe sfiduese.
Megjithatë, sjellja në duart e lexuesit e një vepre kaq të domosdoshme për studimin e mendimit të prodhuar ndër vite nga elita shqiptare, tashmë ka përmbyllur edhe qarkun e rrugëtimit tim gjatë këtyre tri dekadave në qëmtimin dhe dëshmimin e këtij mendimi, sidomos në pjesën e tij të viteve 30-të.
Autori Ndriçim Kulla
Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
Faqe | 536 |
ISBN | 9789928183453 |
Viti i Botimit | 2019 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Histori | Shqipëria |
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Materiali i klasës së tetë është matrioshka e sipërme e kësaj kolane botimesh. Me një gjuhë më të pasur materiali shkollor shtjellon kuptimin dhe nevojën e fesë. Është feja që ndihmon njeriun që të pranojë realisht rrethanat ku jetojmë, për të mos ju nënshtruar fatkeqësive dhe vështirësive që sjell jeta e përditshme. Feja ka qenë pasuese e rregullt e...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i shtatë, për klasën e shtatë të shkollës 9vjeçare. Ashtu si dhe në vëllimet pararendëse, edhe në këtë vëllim parashtrohen në përmasa didaktike themelet e besimit islam si dhe njohuria e nevojshme për to. Ky vëllim gjithashtu paraqet edhe aspekte të tjera të jetës së besimtarëve si mirënjohja,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i gjashtë, për klasën e gjashtë të shkollës 9vjeçare. Në këtë vëllim autorja jep njohuri mbi Islamin, duke u fokusuar në njohjen e mësimeve bazë, kuptimin e fjalës Islam si dhe shpjegimin e shtyllave të fesë. Libri është i ndërtuar me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Më tej në libër...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i pestë, për klasën e pestë të shkollës 9vjecare. Po ashtu si libri për klasën e katërt, edhe ky vëllim ruan formatin e libërrevistës. Edhe materiali brenda tij ka në kapërcyell vëllimin e katërt. Libri ka një raport të përmbysur të materialit analitik me atë grafik. Kjo vjen natyrshëm sepse kemi...
Një album i rrallë që rend të fotografojë hapësirat gjeografike të vendeve dhe objekteve që janë përshkruar me magjinë e rrëfimit nga shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare. Një botim dygjuhësh me vlera të shumëfishta
Përse shërben historia? Kjo është pyetja që shtron çdo njeri, por edhe pyetja më e vështirë dhe më e debatueshme, sepse kjo pyetje ka të bëjë jo vetëm me njohjen e ngjarjeve historike, por edhe me reflektimin ndaj mendimit historik si dhe me vlerësimin e ngjarjeve, se cila ngjarje ka qenë e mirë apo e keqe.
Nuk mund të mos biem dakord me një ide gjeniale të filozofit të shquar gjerman Haideger, i cili do të theksonte që ne të mos e trajtojmë historinë si një koleksion të thjeshtë antikitetesh.
Përse shërben historia? Kjo është pyetja që shtron çdo njeri, por edhe pyetja më e vështirë dhe më e debatueshme, sepse kjo pyetje ka të bëjë jo vetëm me njohjen e ngjarjeve historike, por edhe me reflektimin ndaj mendimit historik si dhe me vlerësimin e ngjarjeve, se cila ngjarje ka qenë e mirë apo e keqe.
Ky është një album i cili i kushtohet 100 vjetorit të lirisë politike të popullit shqiptar.
Një biografi e plotë e At Giuseppe (Zef) Valentinit, misionarit kulturor jezuit në Shqipëri
Një vlerësim për At Giuseppe Valentinin nga Ndricim Kulla.
Marrëdhëniet shqiptaro – greke kanë mjaft dritë – hije, por e rëndësishme është që ato të dihen e të njihen, se vetëm kështu kanë shans të evoluojnë.
Libër me esse ,vizione dhe poemika, ku edhe pse shumica e këtyre pjesëve janë botuar në shtypin e ditës për shkak të aktualitetit që mbartin, ato duket sikur ishin konceptuar në tërësinë e tyre për një libër.
Një atlas i tillë do të mund të ndërtohej me përshkrimet gjeografike që gjenden në veprën e Ismail Kadaresë
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë popujt më të dashuruar, së paku që në shekullin e XX e deri në ditët tona. Këtë raport mes dy vendeve që kanë “special relationship” eksploron autori, duke hyrë edhe në çështje të panjohura deri më tani. Por, pse ndajnë këtë miqësi? A i detyrohen shqiptarët amerikanëve, apo jo? Çfarë do të ndodhë me...
Libri është një studim voluminoz me rreth 462 faqe i menduar për shumë vite me radhë. Branko Merxhani është figurë e rëndësishme e Rilindjes tonë Kulturore dhe nëpërmjet këtij libri lexuesi do njohë në mënyrë të arsyetuar jo vetëm idetë mjaft bashkëkohore të Branko Merxhanit por edhe shumë element të jetës së tij enigmatike.
Libri studimor, hulumtues, ballafaques, argumentues, “Shqipëria një histori e mentaliteti juridik” i Ndriçim Kullës vjen për të mbushur një hendet të thellë dhe për të dëshmuar përmes argumenteve dhe fakteve se ne jemi një popull, i cili të drejtën ka patur ndër parshmëritë kryesore si përgjigje e aftësisë për të bashkëjetuar dhe vlerësimit të drejtësisë...