Cmim i reduktuar! Dritëhije shqiptaro – greke Shiko më të madhe

Dritëhije shqiptaro – greke

Ndriçim Kulla PL0118

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Marrëdhëniet shqiptaro – greke kanë mjaft dritë – hije, por e rëndësishme është që ato të dihen e të njihen, se vetëm kështu kanë shans të evoluojnë.

Më shumë detaje

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789995670658

510 Lekë

-15%

600 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Koment nga autori : Pjesa qendrore e këtyre shqyrtimeve janë botuar rreth 10 vjet më parë, në një libër me po të njëjtin titull. Megjithatë, nëntitulli "10 vjet më pas", nuk ka dashur të shprehë vetëm një dëshirë thjesht për ribotimin e tyre në rrjedhën e kohës, por një dëshirë shqyrtimi të dialektikave më të spikatura që kanë shoqëruar këto dritë – hije dhe këto marrëdhënie midis Shqipërisë dhe Greqisë, gjatë këtyre 10 viteve të fundit. Me dëshirën e mirë për të parë një "Greqi tjetër", siç kam shkruar në botimin e parë, unë konstatoj me keqardhje se asgjë s'ka ndryshuar thelbësisht psh. në vlerësimin e çështjes arvanitase, ndërsa për problemin e Himarës punët janë përkeqësuar akoma edhe më shumë në këto vite. I vetmi drejtim ku janë hedhur disa hapa ndërgjegjësimi, por vetëm nga ana shqiptare, është problemi çam, për të cilin është shtuar edhe një post scriptum i shkrimit të mëparshëm, për të reflektuar këtë evoluim. Po këhstu racizmi dhe bizantinizmi që fryn nga Greqia, nuk ka gjetur mënyrën të mos infektojë e molepsë edhe vetë jetën shqiptare, për të mos folur për autoqefalinë dhe ekspansionin ekonomik grek, që kanë patur kulme të hidhur gjatë kësaj periudhe, që nga kompanitë telefonike që kontrollojnë përveç tregut real edhe atë të mediave dhe opinionit publik, deri te episodet e varreve të fëmijëve të konsideruara për ushtarë, e të kërcënimit për mosvazhdim të marrëdhënieve në BE, pa zgjidhur problemin e varrezave të ushtarëve grekë të luftës. Marrëdhëniet shqiptaro – greke kanë mjaft dritë – hije, por e rëndësishme është që ato të dihen e të njihen, se vetëm kështu kanë shans të evoluojnë. Për këtë, mbi të gjitha duhet vullnet politik dhe ndershmëri intelektuale, për të pranuar të mirat dhe të këqijat e secilit qëndrim, veçse kjo duhet bërë në pozitat e barazisë, jo të një inferioriteti që për t'u fshehur kthehet në superioritet ndaj tjetrit. Duhet të shkojë koha e presioneve, dredhirave dhe kapjes së politikave në kurthin e varfërisë dhe etjes për pushtet. Duhet të vijë koha e arsyes, ballafaqimit, jo lënies prapa krahëve të problemeve, borxh – larjeve dhe fundit të ëndrrave historike, sepse kështu që të dyja palët do të jenë më të qeta, më të lehtësuara, e do të derdhin më pak energji, pasion, e pse jo edhe financa, në bashkëjetesën e tyre si fqinj, së shpejti në Europën e Bashkuar.  

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
ISBN9789995670658
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveParë