I ri Bota shqiptare e Branko Merxhanit Shiko më të madhe

Bota shqiptare e Branko Merxhanit

Ndriçim Kulla A-005672

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri është një studim voluminoz me rreth 462 faqe i menduar për shumë vite me radhë. Branko Merxhani është figurë e rëndësishme e Rilindjes tonë Kulturore dhe nëpërmjet këtij libri lexuesi do njohë në mënyrë të arsyetuar jo vetëm idetë mjaft bashkëkohore të Branko Merxhanit por edhe shumë element të jetës së tij enigmatike.

Më shumë detaje

898 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789928183507

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Me personalitetin e Branko Merxhanit jam njohur që në kohën e komunizmit, përafërsisht në mesin e viteve 80- të. Unë në atë kohë kryeja "dënimin" në minierën e Valiasit në Tiranë, duke nxjerrë qymyrguri, nga ku në ritualin e jetës sime të përditshme, sapo mbaroja turnin e punës i hipja autobuzit menjëherë dhe shkoja në Bibliotekën Kombëtare për të bërë "turnin tjetër" 8 orësh të studimit. I "skllavëruar" me këtë mënyrë jetese; 8 orëshin e gjumit, të studimit dhe të punës së vështirë në minierë, kalova shumë nga vitet e pasioneve të rinisë sime për të mësuar diçka më shumë dhe të dilja përtej perdes nga ajo çfarë na servirte propaganda e regjimit komunist.

Gjithmonë do ta kujtoj me nostagi dhe mirënjohje të lartë Marian, bibliotekaren e urte dhe njerëzore, e cila pasi më kishte njohur për vite me radhë në tavolinat e studimit, një ditë iu përgjigj me guxim interesimit tim për të shfrytëzuar në sallën e bibliotekës shtypin e viteve 30-të të shek të kaluar, i cli nuk ishte i lirë për t’u shfrytëzuar nga çdo njeri. Për hir të së vërtetës, të githë ndjenim diçka, se diktatura ishte dobësuar, por nuk kishte rënë. E shfrytëzova me etje këtë moment, kryesisht për shtypin e viteve 30-të dhe një pjesë të literaturës së kësaj periudhe nëpërmjet së cilës kur e lexoja po ndjeja shijen e rilindjes sonë kulturore, për të cilën nuk kishim dëgjuar kurrë asgjë të mirë, përveç përçmimit të personaliteteve të saj.

Në mes të atyre shumë e shumë njerëzve të ditur të kësaj periudhe, të cilët me idetë e përparuara kishin arritur të ngjiznin projektimin e një Shqipërie të re kulturore, arsimore dhe qytetëronjëse, profili i Branko Merxhanit ngjiti në mendjen time i vlerësuar si më përfaqësuesi.

Dhe mbasi kalova shumë vite të vështira dhe të hallakatura pa pikë sigurie për jetën, në fillimet e tranzicionit fati më shpuri në profesionin e pasioneve të mia të kulturës.

Studimet e mia të thelluara më bënë të ndërgjegjësohesha nga dita në ditë se Branko Merxhani jo vetëm duhej botuar por duhej bërë i lexueshëm dhe i interpretueshëm për lexuesin e sotëm shqiptar. Një libër mbi jetën dhe idetë mjaft aktuale që ai zhvilloi mbi 70 vjet më parë do ta lidhte atë me lexuesin e sotëm dhe brezat e ardhshëm.

Edhe pse librat nuk planifikohen, më dukej e nevojshme që ky libër të bëhej sa më shpejt të ishte e mundur.

Ndryshe nga një libër eseistik apo me letërsi të mirëfilltë, një libër studimor si ky i shkruar në kushtet e jetës së sforcuar të pandemisë ishte një sfidë tejet e vështirë. Por mbresat dhe përjetimet e fituara që në kohën e censurës komuniste kanë pasur një rol mjaft nxitës në shkruajtjen e këtij libri.

Autori Ndriçim Kulla

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe367
ISBN9789928183507
V. Bot2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë