Atlasi i shkruar i Kadarese Shiko më të madhe

Atlasi i shkruar i Kadarese

Ndriçim Kulla PL0150

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një atlas i tillë do të mund të ndërtohej me përshkrimet gjeografike që gjenden në veprën e Ismail Kadaresë

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789928183125

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pjesë nga libri: Në këndvështrimin artistik, synimi kryesor i këtij studimi mbetet që të evidentojë një dhunti të veçantë të Kadaresë në krahasim me shkrimtarët e tjerë të mëdhenj, aftësinë e tij për të bërë përshkrime të llojit fotografik dhe kinematografik të viseve, peisazheve, qyteteve, deri edhe ndërtesave të veçanta. Kur nisa punën për të gjetur fragmentet e përshkrimeve që më nevojiteshin për këtë studim, kisha mendimin se ato do t’ i gjeja më shumë në prozën e Kadaresë se në poezinë e tij. Është krijuar një përshtypje për veprën e Kadaresë se proza e tij është shumë më e rëndësishme se poezia e tij. Në përgjithësi kjo është e vërtetë, dhe vetë Kadareja e ka pohuar disa herë këtë gjë në mënyra të ndryshme, por në rastin e përshkrimeve për të cilat kam folur më lart, guxoj të them se nuk është tamam kështu. Nga këndvështrimi i tyre, poezia fiton një peshë në raport me prozën, që përndryshe nuk e ka, kuptohet pa humbur proza asgjë nga pesha e saj. Në një poemë të hershme, që është “Buzëqeshje mbi botë”, gjendet ky fragment ku përshkruhet bota në disa vargje të kursyera, në një mënyrë të figurshme, që dëshmon ndoshta më mirë se çdo gjë, për dhuntinë e veçantë të Kadaresë, për të qenë një shkrimtar botëpushtues.

Të dhëna

ISBN9789928183125
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër