I ri Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, një historik gjithëpërfshirës Shiko më të madhe

Marredheniet Shqiptaro-Amerikane, nje historik gjitheperfshires

Ndriçim Kulla PL0164

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë popujt më të dashuruar, së paku që në shekullin e XX e deri në ditët tona. Këtë raport mes dy vendeve që kanë “special relationship” eksploron autori, duke hyrë edhe në çështje të panjohura deri më tani. Por, pse ndajnë këtë miqësi? A i detyrohen shqiptarët amerikanëve, apo jo? Çfarë do të ndodhë me ardhjen e presidentit Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë? Për këto dhe shumë çështje të tjera, lexoni librin...

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789928183255

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Autori Ndriçim Kulla rreth librit dhe temës që trajton

Sot doli nga shtypi dhe u hodh në treg libri i ri i autorit Ndriçim Kulla “Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane” . Marëdhëniet Shqiptaro - Amerikane janë të veçanta, janë siç thuhet për marrëdhëniet amerikano-britanike, special relationship.

Themelet e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane kanë nisur të ndërtohen që para krijimit të shtetit shqiptar, madje që para se SHBA të niste të merrej aktivisht me çështjet evropiane. Ato nisën si marëdhënie njerëzore dhe u shndërruan në marrëdhënie shtetëtore.

Por shqiptarët, megjithëse janë proamerikanë të bindur, në pjesën më të madhe të tyre nuk i njohin veçse në vija të përgjithshme të mirat e mëdha që Amerika na ka bërë ne, dhe për të cilat i detyrohemi këtij vendi të madh. Deri më sot nuk ka një libër që t’i përmbajë ato.

Me këtë libër dua t’u bëj të mundur bashkëkombasve të mij që t’i fitojnë këto njohuri. Por ky nuk është qëllimi kryesor i këtij libri, dhe nëse evidentohen këto fakte kjo vjen thjesht nga ecuria e studimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Si studiues i mendimit shqiptar do të isha i lumtur që ky libër të hapte shtegun për të tjerë si ai, nga studiues të tjerë.

Shumë janë të shqetësuar se mos nga rezultati për shumëkënd i papritur i këtyre zgjedhjeve, fitorja e Trumpit, do të ketë përmbysje të padëshiruara në politikën amerikane në botë, si dhe në marrëdhëniet amerikano-shqiptare. Ky është debati i ditës në botë.

Ndonëse, unë në këtë libër e kam të kufizuar sferën e marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, jam i detyruar që me këtë rast të shprehem për këtë temë. Bindja ime është se SHBA ka ndërtuar themele të forta institucionale për politikën e saj, kështu që asnjë individ nuk mund t’i lëkundë ato, qoftë edhe nëse zgjidhet president.

Megjithatë unë besoj se ndonëse z. Trump duhet të na provojë me vepra nëse do të hyjë në listën e presidentëve të mëdhenj amerikane, ai nuk është aspak një politikan joserioz, nga i cili bota do të shohë të papritura aq të pakëndshme, sa duan të thonë kundërshtarët e tij. E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhëniet amerikano-shqiptare.

Të dhëna

Faqe304
ISBN9789928183255
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
HistoriShqipëria