Binjaku i Nene Terezes Shiko më të madhe

Binjaku i Nene Terezes

Ndriçim Kulla PL0053

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një biografi e plotë e At Giuseppe (Zef) Valentinit, misionarit kulturor jezuit në Shqipëri

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789928417008

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pjesë nga libri: Në fillim të viteve nëntëdhjetë, edhe unë, si shumë të tjerë që kishin pasionin e të shkruarit dhe ishin si të dehur nga liria e të shprehurit, e fituar befasisht, bëja shumë projekte, pjesa më e madhe e të cilëve nuk kishin gjasa për t’u realizuar kurrë. Një nga projektet e mia të asaj kohe ishte që të shkruaja një libër biografik për Nënë Terezën. Unë mendoja se me qenë se Nënë Tereza ishte shqiptare, duhej që për të të kishte dhe një biografi të shkruar nga një shqiptar (atëherë nuk më kishte rënë ende në dorë biografia e parë për Nënë Terezën e botuar në Itali nga një shqiptar, Dom Lush Gjergji). Në atë kohë isha emigrant në Greqi, ashtu si qindra mijëra shqiptarë të tjerë, të cilët kishin qenë të detyruar të merrnin rrugët e botës për të siguruar jetesën. Atmosferën time shpirtërore të asaj kohe e kam përshkruar në librin tim “Shi i egër” (“Phoenix”, 1996). Diku duhet ta kem edhe sot një fletore me shënime për biografinë që mendoja të shkruaja për Nënë Terezën. Më pas kjo fletore mbeti në grumbullin e shënimeve, siç e ka çdo krijues, dhe një pjese e madhe e të cilave nuk kanë për t’u përdorur ndoshta kurrë, se i tillë është procesi i krijimit, siç e përshkruan saktë edhe Ismail Kadare në librin “Ftesë në studio”.

Të dhëna

ISBN9789928417008
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër