Erotizmi ne letersine shqipe View larger

Erotizmi ne letersine shqipe

Blerina Goce A-008341

New product

Përshkrim i shkurtër Me monografinë “Erotizmi në letërsinë shqipe”, shoqëruar me një antologji, Blerina Goce është e para autore shqiptare që i vë qëllim vetes të gjejë kufijtë midis lirikës së dashurisë dhe lirikës erotike, duke naviguar nëpër ngushticat terminologjike po aq sa edhe në një mjedis të pajtuar me erzin letrar dhe namuzin gjuhësor; ca më shumë me mendësinë fisnore tradicionale që përcaktonte kufij të rreptë për çka nuk mund të flitej.

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Naimi
ISBN9789928234773

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në këtë monografi kemi një pamje tërësore të pranisë së erosit në letërsinë shqipe, duke filluar prej A. Z. Çajupit, Mitrush Kutelit, Ali Asllanit dhe Migjenit; duke mos lënë jashtë vëmendjes sprovat erotike të Fan Nolit; duke u kushtuar vëmendje edhe atyre krijimeve erotike që për një arsye a një tjetër kanë mbetur adespote (pa zot) ose u janë bashkuar poetëve të tjerë si apokrife të tyre. Edhe në rastet kur erotizmi është i pranishëm me mbulesë tjetër (me kamuflim, siç shprehet studiuesja), përcaktimet janë të sakta. Kjo vlen për mënyrën si përcaktohet erotizmi tek Naimi, po aq edhe tek Agolli (erotizmi popullor), me erotizmin e kodifikuar të Lasgushit. Më tej autorja analizon praninë e erotizmit te I. Kadare, D. Agolli, Migjeni, E. Koliqi, Koço Kosta, por edhe emrat e një brezi të ri krijuesish si Pano Taçi, Agron Tufa, Virion Graçi etj.

Data sheet

pages312
ISBN9789928234773
RedaktoriNaim Zoto
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1