Më tepër
Në këtë monografi kemi një pamje tërësore të pranisë së erosit në letërsinë shqipe, duke filluar prej A. Z. Çajupit, Mitrush Kutelit, Ali Asllanit dhe Migjenit; duke mos lënë jashtë vëmendjes sprovat erotike të Fan Nolit; duke u kushtuar vëmendje edhe atyre krijimeve erotike që për një arsye a një tjetër kanë mbetur adespote (pa zot) ose u janë bashkuar poetëve të tjerë si apokrife të tyre. Edhe në rastet kur erotizmi është i pranishëm me mbulesë tjetër (me kamuflim, siç shprehet studiuesja), përcaktimet janë të sakta. Kjo vlen për mënyrën si përcaktohet erotizmi tek Naimi, po aq edhe tek Agolli (erotizmi popullor), me erotizmin e kodifikuar të Lasgushit. Më tej autorja analizon praninë e erotizmit te I. Kadare, D. Agolli, Migjeni, E. Koliqi, Koço Kosta, por edhe emrat e një brezi të ri krijuesish si Pano Taçi, Agron Tufa, Virion Graçi etj.