Romani është një përgjigje e mënyrave se si mbahej gjallë sistemi diktatorial në Shqipëri, cilat ishin dilemat dhe pse-të që e çonin qenien në zgrip ekzistencial. Ai shndërrohet kështu në një dëshmi letrare, nëpërmjet së cilës zbulohen tronditjet psikologjike, misteret, hakmarrjet dhe metodat e përdorura për tjetërsimin e njeriut në diktaturë.
Përmbledhja me tregime Fytyra dhe maska, e shkrimtarit Vili Minarolli, na paraqet, përmes vështrimesh të mprehta, pamje të realitetit tonë bashkëkohor.
Lufta e dytë sapo ka përfunduar dhe komunizmi është instaluar me shpejtësi.Në kupolën e lartë qeverisëse kanë filluar vrasjet e para.Luan Gjika protagonist kryesor i romanit e gjen veten në zgrip të ekzistencës. I detyruar të braktisë atdheun,ai vendoset ne SHBA, si agjent i rekrutuar nga shërbimi secret rus. Detyra e tij është përfshirja në grupin e...
Nga titulli dikush mund të mendojë se flitet për ditët tona, kur kontrabanda është një dukuri e zakonshme. Jo dhe jo. Bëhej edhe në kohë të socializmit kontrabandë. Për këtë flet Vili Minarolli në romanin e tij "Kontrabandisti", një copëz nga historia e Shqipërisë së viteve të regjimit komunist.
Libri me tregime Ndodhi nga xhungla vjen si një apoteozë e realitetit të viteve 90 e më tej, me ngjarjet e vrullshme, skenat, prapaskenat dhe të gjitha zhvillimet, që pasqyrohen qartë përmes rrëfimit të veçantë të Minarollit. Narracioni i shkrimtarit është sa i thellë, aq dhe dinamik, sa i vërtetë, aq dhe tronditës.
Emigrantët shqiptarë të sheshit Omonia, ndoshta e njohin këtë kafene? Apo një tjetër të ngjashme me të? Ngjarjet që trajtohen në këtë vëllim me tregime bazohen tërësisht në aktualitetin shqiptar, në shtjellat ku është përfshirë shoqëria jonë në tranzicion.
Ky libër është një rrëfim i Autorit për periudhën e regjimit komunist në Shqipëri dhe zhvillimet e mëvonshme demokratike të shoqërisë shqiptare. I organizuar në disa kapituj dhe me një shtrirje të gjerë kohore, libri hedh dritë mbi shumë prej ngjarjeve e aktorëve kryesorë që kanë cilësuar shoqërinë shqiptare përgjatë 25 viteve të tranzicionit. Autori, si...
Tridhjetë vjet më pas, shpresat se ky vend do të bëhet një ditë janë shuar dhe idealet janë bjerrë. Ka mbetur veç një ëndërr. Një ëndërr e pashpresë dhe e pa të ardhme.
Kërcënime dhe vrasje, hakmarrje dhe pushtet, tradhti dhe para. Këto të shoqërojnë përgjatë gjithë rrjedhës së romanit Trafikantët. Ngjarjet e këtij libri i përkasin periudhës së tranzicionit shqiptar, por duke mos i shkëputur fijet as me të shkuarën komuniste.