Nudo View larger

Nudo

Ridvan Dibra A-006204

New product

Përshkrim i shkurtër

"Nudo" është një vepër që trajton temën e pushtimit. Jo të pushtimit në kuptimin tradicional, por të pushtimit erotik. Prandaj, titulli alternativ i kësaj vepre, sipas dëshmisë së autorit, ka qenë Pushtimi i madh, kurse si moto e saj është vënë thënia e filozofit kinez Lao Tzu: Çdo pushtim eshtënje dështim.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OM
ISBN9789951632362

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Tematikisht vepra është provokacion erotik që aludon në një perversitet të madh: skulptori Alfred Boka zgjidhet drejtor i konviktit që ka një mijë vajza dhe, befas, në një cep të trurit i vetëtin ideja për t'i pushtuar të gjitha. Kureshtjen e lexuesit semantik e ushqen përpjekja e skulptorit për shtënë në dorë konviktoret, ndërsa joshjen e lexuesit semiotik e imponon shenjëzimi i koduar në vepër si një apel për aventura semiologjike. "Nudo", në thelb, është rrëfim onirik, pasi ai është një tekst i thurur si ëndërr, të cilën Sigmund Freud e identifikonte me dëshirën. Këtu e nënvetëdijshmja del në sipërfaqe, pra bëhet e vetëdijshme, derisa strukturimi tekstual luan me impulsin seksual. Por, "Nudo" nuk është vetëm një dëshirë e zjarrtë për ta zhveshur femrën dhe për ta shfryrë epshin e mashkullit, ajo është vepër që zbulon dëshirën e njeriut për pushtim, për dominim. Meqë, diskursi fallocentrik është tipar dallues i veprës, atëherë femrat si seks i dyte, apo gjini sekondare, siç janë konsideruar me shekuj, vihen në shënjestrën e fallosit (gr. fallos — organ gjenital mashkullor), i cili imponon ndjenjat dhe mendimet e personit me pretendime pushtuese.

Data sheet

pages138
ISBN9789951632362
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri