I ardhur me zërin e një mësuesi të ri, në një fshat ku bora ndërton kurthet më të mëdha se njerëzit, rrëfimtari Dibra aludon gjithë maskën e sistemit komunist, që shfaqej ashtu, si një borë, pa treguar aspak kurthet ndaj njeriut – sidomos të njeriut që kërkon të ëndërrojë, që kërkon të dashurojë, që kërkon të jetojë, që dëshiron të ecë
"Nudo" është një vepër që trajton temën e pushtimit. Jo të pushtimit në kuptimin tradicional, por të pushtimit erotik. Prandaj, titulli alternativ i kësaj vepre, sipas dëshmisë së autorit, ka qenë Pushtimi i madh, kurse si moto e saj është vënë thënia e filozofit kinez Lao Tzu: Çdo pushtim eshtënje dështim.