Ridvan Dibra A-006204
Libër i ri
"Nudo" është një vepër që trajton temën e pushtimit. Jo të pushtimit në kuptimin tradicional, por të pushtimit erotik. Prandaj, titulli alternativ i kësaj vepre, sipas dëshmisë së autorit, ka qenë Pushtimi i madh, kurse si moto e saj është vënë thënia e filozofit kinez Lao Tzu: Çdo pushtim eshtënje dështim.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | OM | |
| ISBN | 9789951632362 | |
Tematikisht vepra është provokacion erotik që aludon në një perversitet të madh: skulptori Alfred Boka zgjidhet drejtor i konviktit që ka një mijë vajza dhe, befas, në një cep të trurit i vetëtin ideja për t'i pushtuar të gjitha. Kureshtjen e lexuesit semantik e ushqen përpjekja e skulptorit për shtënë në dorë konviktoret, ndërsa joshjen e lexuesit semiotik e imponon shenjëzimi i koduar në vepër si një apel për aventura semiologjike. "Nudo", në thelb, është rrëfim onirik, pasi ai është një tekst i thurur si ëndërr, të cilën Sigmund Freud e identifikonte me dëshirën. Këtu e nënvetëdijshmja del në sipërfaqe, pra bëhet e vetëdijshme, derisa strukturimi tekstual luan me impulsin seksual. Por, "Nudo" nuk është vetëm një dëshirë e zjarrtë për ta zhveshur femrën dhe për ta shfryrë epshin e mashkullit, ajo është vepër që zbulon dëshirën e njeriut për pushtim, për dominim. Meqë, diskursi fallocentrik është tipar dallues i veprës, atëherë femrat si seks i dyte, apo gjini sekondare, siç janë konsideruar me shekuj, vihen në shënjestrën e fallosit (gr. fallos — organ gjenital mashkullor), i cili imponon ndjenjat dhe mendimet e personit me pretendime pushtuese.
| Faqe | 138 |
| ISBN | 9789951632362 |
| Viti i Botimit | 2017 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
I ardhur me zërin e një mësuesi të ri, në një fshat ku bora ndërton kurthet më të mëdha se njerëzit, rrëfimtari Dibra aludon gjithë maskën e sistemit komunist, që shfaqej ashtu, si një borë, pa treguar aspak kurthet ndaj njeriut – sidomos të njeriut që kërkon të ëndërrojë, që kërkon të dashurojë, që kërkon të jetojë, që dëshiron të ecë
“Treni i muzgut”, vjen për lexuesin si një udhetim ndryshe nga se mund të imagjinohej. Përmes teknikës krijuese post-moderne autori paraqet njè paralelze tematik, duke bërë që lexuesi te njihet me dy histori, të cilat ecin paralel, por në fakt, aq sa duken se kanë ngjashmeri, aq edhe ndryshojnë nga njera-tjetra.
"Nudo" është një vepër që trajton temën e pushtimit. Jo të pushtimit në kuptimin tradicional, por të pushtimit erotik. Prandaj, titulli alternativ i kësaj vepre, sipas dëshmisë së autorit, ka qenë Pushtimi i madh, kurse si moto e saj është vënë thënia e filozofit kinez Lao Tzu: Çdo pushtim eshtënje dështim.
Një përmbledhje përzgjedhëse e prozës sime të shkurtë, kryesisht parabola, gjatë tridhjetë viteve krijimtari letrare. Me përjashtim të ndonjë korrektimi gjuhësor, prozat nuk janë prekur, duke ruajtur kështu gjurmët dhe ndjeshmërinë e kohës kur janë shkruar.