Terapia metakognitive View larger

Terapia metakognitive

Elton Kazanxhi BGJ0141

New product

111212 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

EMI Italy Association

1 250 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

8 other products in the same category:

More info

Synimi kësaj qasjeje është modifikimi i mënyrës në të cilën individët përjetojnë dhe kontrollojnë aktivitetin metakognitiv; mendimet, vëmendjen dhe bindjet e tyre rreth kognicioneve .Duke ofruar raste konkrete klinike dhe shembuj të detajuar, lexuesit dhe profesionistët do ta kenë më të lehtë që të aplikojn dhe integrojn këtë qasje në praktikën terapeutike pasiqë natyra e saj e përqendrimit rreth problemit dhe ofrimi i zgjidhjes është ajo që e bën këtë qasje të lehtë për tu integruar dhe njëherit edhe shumë efikase në trajtimin e shumë çrregullimeve psikologike përfshirë këtu dhe traumën dhe stresin postraumtik (PTDS).Respektivisht, terapia metakognitive dallohet nga format e mëparshme të CBT-së, sepse nuk përqendrohet te bindjet dhe mendimet që kanë të bëjnë me aspektin fiziko-social ose në lidhje me të tjerët. Por më tepër se si personi interpreton mendimet, besimet dhe bindjet dhe si në shumë raste të njejtat kthehen kundër vetë personit duke bërë që ai të mbahet në mendimet dhe bindjet negative të cilat si që i përmend dhe autori në këtë libër në formë ruminacioni shëndrohen në shqetësime dhe kërcënime. Kjo njëherit është edhe shkaku i shumë çrregullimeve psikologjike të sqaruara dhe trajtuara sipas kësaj qasje. Një hapësirë të konsiderueshme të librit i kushtohet edhe procesit të vëmendjes, trajnimit dhe rrolin që ky proces i ndërlikuar kognitiv ka mbi kuptimin dhe elabourimin e shumë stileve joadaptive të të menduarit. Mund të themi me të drejtë se është një libër që duhet detyrimisht të jetë pjesë e bibliotekës tuaj e më së shumti profesionistëve si psikolog, këshillues dhe psikoterapeutë, etj.

Data sheet

pages196
RedaktoriFatime Ziberi
Published year2020
Vendodhja e botimitAncona
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiFatime Ziberi