Elton Kazanxhi

Elton Kazanxhi ka lindur në Tiranë në 27 shkurt 1980. Qëkur ishte fëmijë, filloi studimet për muzikë popullore, pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë.


Në moshën 12-vjeçare emigroi me familjen në rajonin e Puglias në Itali. Gjatë adoleshencës, filloi të ushqente pasionin për arte orientale  marciale, të cilat i praktikon edhe sot.


Në vitin 2005, mbaroi studimet e larta për Psikologji pranë Universitetit “Carlo Bo Urbino”. Vazhdoi studimet pasuniversitare në Këshillimin e Shkurtër të Integruar në Terapinë e Zgjidhjes së Shkurtër (Brief Solution Therapy) pranë (Scuola di Psicologia Applicata, AIPAC)  Itali.


Në vitin 2010, filloi specializimin në Psikoterapinë e Geshtaltit, në Institutin e Geshtaltit në Milano (Instituto Gestalt HCC). Në vitin 2013, filloi trajnimin në psikoterapinë EMDR (Eye Movement Desensitization and Reprocessing – Ripërpunimi dhe Desensibilizimi me Lëvizje të Syve) në Shoqatën EMDR Italia (Associazione EMDR Italia) dhe më pas u certifikua si Praktikues i Akredituar EMDR (Accredited Practitioner EMDR).


Në vitin 2016, themeloi dhe drejtoi Shoqatën e Psikotraumatologjisë EMDR Shqipëria (Associazione di Psicotraumatologia EMDR Albania), me objektivin e psikoterapisë së integruar.


Në vitin 2017, filloi studimet në Hipnozë në Zvicër dhe mësoi teknikën hipnoterapeutike “Integrimi me Lëvizje të  Syve” Eye Movement Integration ( EMI) dhe një vit më pas, themeloi në Itali Shoqatën e Psikoterapisë së Integruar EMI Italy (Associazione  di Psicotraumatologia Integrata  EMI Italy).


Elton Kazanxhi sot jeton dhe punon në qendrën e tij të Psikotraumatologjisë ne  Ankona, ITALI.  Ka një eksperiencë 13-vjeçare si psikolog dhe psikoterapist dhe ka punuar me klientë me probleme të ndryshme të shëndetit mendor, kryesisht me çrregullimet e ankthit, çrregullimin obsesiv-kompulsiv, me depresion, trauma, çrregullime personalitetitPo ashtu, ai është supervizor dhe konsulent për shumë shtëpi për fëmijët “Communita degli Minnori” në Marche të Italisë. Ka publikuar : Kurthet e Mendjes dhe si ti dilni prej tyre (Plejad 2018)                    Eye Movement Integration Therapy  Tirana press 2019;  “Terapia metakognitive” Tetovë 2020. Po ashtu wshtw edhe bashkwautor me disa libra me personalitete apo profesionistë si Paolo Scapellato, Diego Ricci, Desdemona Çela, etj..

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 2 of 2 items
Showing 1 - 2 of 2 items