Letër babait View larger

Leter babait

Franz Kafka A-000800

New product

Përshkrim i shkurtër

Kjo vepër është ndërtuar mbi një letër reale që Franz Kafka ia nisi të atit, por që nuk e lexoi kurrë dhe falë Maks Brodit, lexuesi ka edhe në ditët tona një histori të rrallë të marrëdhënies mes babait dhe djalit, e cila shkon deri në detajet më të thella të këtij raporti

More details

3 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Argeta LMG
ISBN9789928303462

550 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Letra që Franc Kafka i shkroi të atit nuk mbërriti kurrë në adresë, por vetëm për të humbur që nuk humbi. Aty shkrimtari i kthente përgjigjen të atit për pyetjen pse ai vazhdonte ta kishte frikë dhe në atë kohë kur kishte mbushur 36 vjeç. Për t’ia shpjeguar disi iu deshën 47 faqe. I kujtoi gjithë jetën që kishte kaluar në shtëpi nën shtypjen e tij. I foli për atë ndjesi faji që e shoqëronte në çdo çast e që ia kishte imponuar pikërisht i ati duke i thënë vazhdimisht që ai duhet t’i ishte mirënjohës, por Franc nuk mundej dhe, në këto rrethana, duhej të jetonte me atë ndjesi të pashqitshme faji nga vetja.

Edhe pse nuk duhet të jetë kjo marrëdhënia që zë më shumë vend në letërsi apo muzikë, shënimet që bijtë e njohur kanë lënë mbi fletët e artit për etërit e tyre nuk mungojnë. Një është pikërisht “Letër Babait” e Franc Kafkës edhe pse është thënë që shkrimtari e shkroi vetëm për të atin dhe jo për t’u bërë pjesë e letrave të hapura para syve dhe veshëve të të gjithëve. Ka dhe të tjera që e kanë pasur fatin të kundërt dhe në thelb të njëjtë: janë shkruar si vepra arti, por mesazhi me siguri nuk e ka humbur adresën e marrësit.

Fragment nga romani “Letër babait”

Asnjëherë nuk e kam kuptuar mungesën e plotë të ndjeshmërisë për dhimbjen dhe turpin që më kaplonte nga fjalët dhe gjykimet e tua, sikur nuk ishe i vetëdijshëm për pushtetin që zotëroje. Sigurisht edhe unë të kam hedhur ndonjë fjalë çapraz, e di mirë këtë gjë, por nuk arrija dot ta mbaja veten e t’i masja fjalët dhe pendohesha sapo i nxirrja nga goja. Ndërsa ti, me fyerjet e tua, vrisje e prisje, mbarë e prapë, pa kursyer askënd; para teje njeriu e ndjente veten krejtësisht të pambrojtur. Kështu ishte ndërtuar sistemi yt edukativ. Them se në këtë fushë je me të vërtetë i talentuar; padyshim me një tip të ngjashëm me tëndin edhe mund të të kish ecur, duke e edukuar sipas mënyrës sate; do ta kish kuptuar logjikën e fjalëve, nuk do ta kish vrarë mendjen për të tjera gjëra dhe qetësisht do të kish bërë atë që duhej. Për mua, një copë çilimi, gjithë ç’ka urdhëroje ishte, padyshim, një porosi qiellore; kurrë s’e kam harruar këtë dhe kjo bëhej njësia matëse me të cilën gjykoja botën, sidomos ty, dhe pikërisht këtu gabove fund e krye.

​Meqë në vogëlinë time piqeshim më së shumti në tryezë, rëndom mësimet e tua kishin të bënin me sjelljen time gjatë ngrënies. Duhej të haja ç’më vinin përpara, ishte e ndaluar të shprehja gjykime mbi cilësinë e gatimeve - ndërsa ty, shpeshherë, ta shpifnin, i quaje “pisllëqe”; ”ajo kafsha” ( kuzhinierja) e kishte katranosur. Ti, me atë oreks ujku që kishe, gjithë dëshirë për të gëlltitur kafshata të mëdha që s’i lije gjellët as të ftoheshin, haje me babëzi dhe doje që fëmija të nxitonte.

​Baba, shpresoj të më kuptosh drejt, këto ishin vogëlsira të papërfillshme; për mua bëheshin cingëritëse vetëm kur ti, njeriu që ishe zot në sytë e mi, nuk u përmbaheshe urdhrave që më kishe diktuar. Për rrjedhojë, bota për mua, ndahej në tri pjesë: në të parën unë, skllavi, jetoja nën trysninë e ligjeve të hartuara vetëm për mua, të cilave s’ua dija kuptimin dhe nuk arrija t’u përshtatesha; pastaj ekzistonte një botë e dytë, pafundësisht e largët nga imja, në të cilën jetoje ti, ku drejtoje, caktoje urdhrat dhe zemëroheshe kur nuk zbatoheshin; dhe, së fundi, një botë e tretë, ku njerëzia jetonin të lumtur, pa marrë urdhra dhe pa iu bindur kurrkujt.

 

Data sheet

pages59
ISBN9789928303462
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiUrim Nerguti