Procesi View larger

Procesi

Franz Kafka BEL0079

New product

Përshkrim i shkurtër

Është ky një rrëfim emblematik i shekullit që ka krijuar totalitarizma monstruoze. "Ata" vijnë ta marrin njeriun e shpërfytyruar, i cili e ka humbur gjithë fuqinë e kryengritjes, e cila është edhe vetë jeta, dhe e marrin me vete. Nuk janë me rëndësi faji, drejtësia: me rëndësi është vetëm procesi.

More details

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Koha Ditore
ISBN8497899873
Viti i botimit2005

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Duke krijuar rrëfimin për Jozef K., Kafka duket se ka shkruar njërën nga diagnozat më të rënda të shoqërisë moderne, një koncept totalitar që gëlltit individin si të tillë, ia anulon atij autenticitetin ekzistencialist. Nuk ka dyshim se vizioni i pakëndshëm i Kafkës edhe sot e ka peshën e vet funksionale dhe rëndësinë e vërejtjes.

Pjesë nga libri:

Me gjasë, dikush kishte shpifur kundër Jozef K., sepse një mëngjes atë e arrestuan, megjithëse s'kishte bërë gjë. Gjellëbërësja e zonjës Grubah, pronarja e shtëpisë, e cila për çdo ditë ia çonte sillën në dhomë, atë mëngjes nuk u duk. Dhe kjo ndodhte për herë të parë.

K. priti një grimëherë i mbështetur te nënkresa dhe këqyri plakën që banonte përballë. Ajo po e vështronte me kërshëri të madhe; i habitur e njëherësh edhe i uritur, ai i ra ziles. Atë hop trokëllitën e në dhomë hyri një burrë, të cilin s'e kishte parë ndonjëherë.

Ishte shtatlartë, hijerëndë, i veshur me një kostum të zi, ngjante sikur gatitej të ndërmerrte ndonjë udhëtim; binin në sy tegela, stringla, xhepa e një rrip, që e bënte kostumin të dukej shumë praktik, megjithëse nuk merrej vesh përse hynin në punë gjithë ato gjëra.
-Kush jeni ju? – e pyeti K. dhe u çua ndenjur mbi shtrat.

Data sheet

Lloji i botimitHard Cover
pages192
ISBN8497899873
Shtëpia botueseDer Prozess
Viti i botimit2005
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGjergj Vlashi