Vajza në tren View larger
Pjesë nga libri

Vajza ne tren

Paula Hawkins MO0002

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky libër është në listën e leximeve të presidentit amerikan, Barack Obama. Pse të mos e lexosh edhe ti librin që ka misterin e një personi që udhëton çdo ditë në të njëjtin tren. Porosite tani! 

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
ISBN9789928169969

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Rreth librit

Rejçëlli i hipën çdo ditë të njëjtit tren. Çdo ditë kalon nëpër të njëjtën rrugë, buzë disa shtëpive në rrethina dhe, kur treni ndalon te sinjali, sheh po të njëjtin çift që ha mëngjesin në verandë. Nisin t'i duken si të njohur. "Xhesi dhe Xhejzoni", i quan me vete. Në sytë e saj, jeta e tyre duket e përsosur. Krejt ndryshe nga jeta e vet.

Pastaj sheh diçka tronditëse. Kalon vetëm një minutë derisa niset treni, por aq mjafton. Gjithçka ndryshon. Meqë nuk e mban dot për vete, Rejçëlli ia tregon policisë atë që di dhe ngatërrohet keq me gjithçka ndodh më pas dhe me jetën e gjithë njerëzve të përzier në këtë çështje. Mos vallë bëri më tepër dëm se mirë?

 

Thanë për librin

“Hawkins e mban tensionin lart në këtë rrëfim marramendës plot ndërthurje të panjohurisht dhe tradhëtish të fshehta. Me mbajti pezull deri në fund.”

LISA GARDNER, Autore e serise bestseller në neë Your Times, “D.D.Warren”.

“Thjesht nuk e lëshoja dot nga dora.”

TESS GERRITSTEN, Autori i serise bestsller “Rizzoli and Isles”

“Tërheqës, mahnitës, një triller i mrekullueshëm, një histori që të fikson.”

S. J. WATSON, Autor i librit bestseller sipas “Neë Your Times”, “Before I Go to Sleep”

“Behuni gati të magjepseni, të fiksoheni... Vajza në tren është nga ata libra që do të donit t'ia jepnit për ta lexuar kujtdo që njihni, me qëllim që ta ndali me ata fiksimin e të lehtësoheni.”

LAURA KASISCHKE, Autore e librit “The Raising”

“Çfarë personazhesh, çfarë ngjarjesh, çfarë libri! Alfred Hiçkoku i brezit dhe i kohës së re.”

TERRY HAYES, Autor i librit “I Am Pilgrim”

I krijuar me art, i plotë deri në detaje. Vajza në tren ka një strukturë të zgjuar dhe ritëm eksperti, të mban të mbërthyer me karakterizimin empatik që përdor Haëkins për të ta ngulitur këtë histori provokuese lidhur me fuqinë e kujtesës dhe rrezikun e zilisë.”

KIMBERLY McCREIGHT, Autore bestseller sipas “New Your Times” e librit “Reconstructin Amelia”

 “Çfarë personazhesh, çfarë ngjarjesh, çfarë libri! Alfred Hiçkoku i brezit dhe i kohës së re.”

TERRY HAYES

“I mprehtë, i tensionuar dhe jashtëzakonisht tërheqës. Më mbajti pezull deri në fund.”

LISA GARDNER

“Një vrapim marramendës plot kthesa. Vështrimi nga dritarja e trenit nuk do të jetë më kurrë njësoj.”

COLETTE McBETH

Data sheet

pages304
ISBN9789928169969
Shtëpia botueseMORAVA
Published year2015
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveSecond edition
PërkthyesiTaulant Hatia