Thomas Kehl, Mona Linke BAT0312
New product
Ky libër na ofron rrugën tërheqëse drejt pasurisë: Paranë e përdor mirë vetëm ai që ka mësuar që herët. Nëse doni të pasuroni edukimin tuaj financiar, ky libër është bazë e shëndetshme dhe profesionale. Madje, është i rekomandueshëm edhe për shkollat
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Jetart | |
ISBN | 9789928468260 | |
Është e vërtetë: shumë njerëz nuk kanë mësuar si të sillen me paranë. Prandaj, ata kanë probleme që të kujdesen vetë në mënyrë aktive për financat e tyre, të zhvillojnë pasurinë dhe të mendojnë për përkujdesin e tyre në moshën e pleqërisë. Vazhdimisht shtrohet një pyetje që ngjall diskutim të fortë: A mos lipset që financat të mësohen që në shkollë?
A nuk është detyrë shoqërore e shkollës të përgatisë punëmarrësit e nesërm për sfidat e jetës së vërtetë?
A duhet t’iu shpjegojmë atyre taksat e tatimet dhe t’iu përcjellim njohuri për bursat?
Më se e qartë, kjo do të ishte e shkëlqyer – dhe përfytyrimi se çdo i ri, mbas mbarimit të shkollës mund të bëjë edhe në gjumë deklaratën tatimore.
Në parim, nuk do të ishim kundër që t’iu jepnim të rinjve njohuritë bazë, solide, objektive mbi mënyrën e funksionimit të tregjeve financiare apo edhe dallimin midis produkteve të mira e të këqija. Këto njohuri do t’iu krijonin miliona të rinjve avantazhe të rëndësishme në rrugën drejt mirëqenies dhe pavarësisë financiare.
Porse, situata është tjetër dhe momentalisht nuk shohim se në një kohë të parashikueshme do të kemi një lëndë me emrin e edukimit financiar në planet mësimore. Ndërkohë vërejmë se futja e një lënde të tillë në shkollë do të shihet si një sfidë, që edhe duke mos qenë e detyrueshme do të çonte drejt përmirësimit.
Po kush do ta jepte mësim lëndën e re? Në kolegjiumin e mësueseve do të gjendej patjetër ndonjëri, i cili ka bindjen se nxënësve mund t’iu jepen këshilla të vlefshme. Në rastin më të keq mund të ishte edhe një ithtar i hekurt i sigurimeve jo rentabël të jetës, i cili mund të referonte para klasës, ose edhe një person që e ka hobi tregtinë, i cili mund të jepte më të mirën lidhur me teknikat e analizave të dyshimta. Nuk duket të këtë një prezantim tërheqës për këtë.
Në shkollë nuk mësohet se si të merresh me financat dhe kjo nuk mund të vazhdojë edhe më gjatë, se në të kundërt asnjëri nuk do të kishte mundësinë për të përvetësuar dije financiare dhe të zhvillojë pasurinë. Ka shumë kompetenca që janë relevante për jetën shoqërore dhe që nuk tematizohen në asnjë lëndë specifike shkollore: si deklarata tatimore, marrja me qira e një apartamenti, marrëdhënia me internetin dhe mediat sociale, kërkimi i një pune, të përpiluarit e një kërkese për konkurrim, drejtimi i një lidhje të suksesshme apo edukimi i fëmijëve. Megjithëkëtë, shumica e njerëzve i bëjnë të gjitha këto gjëra, sepse ata informohen vetë dhe kanë grumbulluar përvojë.
Duke hedhur vështrimin prapa, në kohën kur isha në shkollë, më del para sysh mësuesja ime (franceze) e anglishtes, së cilës nuk i mjaftonin aspak kompetencat gjuhësore që të më përgatisnin mua për sfidat e mëvonshme profesionale. Për shembull, këtu do të bënte pjesë ecuria në një proces konkurrimi në anglisht, për të cilin unë kisha mësuar privatisht: me kurse mbrëmjeje në shkollën e lartë, duke u ushtruar herë pas here me ata që e kishin gjuhën e nënës apo duke ndjekur me orë të tëra maratona seriale me titrim. E gjithë kjo ishte krejt në rregull.
Kjo funksionon gjithashtu edhe me temën e financave. Secili mund të mësojë si të sillet me paratë e tij në çdo moshë. Për këtë nuk ke nevojë as për lëndë shkolle, as që të rropatesh tërë vitin nëpër seminare për financat dhe kontabilitetin. Ti vetëm duhet të fillosh me këtë. Njohuritë janë të hapura për secilin. Duhet vetëm t’i shkarkosh nga faqet e uebit dhe blogjet, nga podcastet ose videot, nga literatura profesionale apo network-et financiare në internet. Kompetenca e vetme që të duhet, është të menduarit kritik. Po të jesh në gjendje të dallosh faktet e argumentuara nga klikimet që shtrembërojnë të vërtetën, kjo tashmë është gjysma e punës.
Që bursa dhe të tjera në shkollë nuk trajtohen njësoj si lëndët gjermanisht e matematikë, ky nuk është pretekst. Fatkeqësisht po. Por tani është koha që të merresh vetë me këtë temë, përpos të qenit i ri apo i moshuar, me apo pa përvojë, me apo pa pasuri. Të përket vetëm ty të përvetësosh dijet që do të kishe dëshirë. Në fund të fundit janë financat e tua që dëshiron t’i rregullosh e janë objektivat e tua që do të arrish!...
pages | 288 |
ISBN | 9789928468260 |
Published year | 2023 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Astrit Ibro |
I ri | 1 |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.