Arinjte duan te fluturojne View larger

Arinjte duan te fluturojne

Rovena Rrozhani MEP0264

New product

Përshkrim i shkurtër

Historia e arushit Tom vazhdon… Ai është rritur dhe po ashtu Andi, djali i vogël që e ndihmoi dikur. Do të kalojnë së bashku aventura të reja, nëpër të cilat miqësia do të bëhet më e fortë. Bashkë me ta do të jetë Egreta dhe shumë personazhe të tjera nga Lëndina dhe Qyteza.

More details

11108 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint
ISBN9789928086747

850 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Nё zemёr tё pyllit nis tё shpaloset historia e vёrtetё e Tomit dhe Andit. Nё fakt, kjo ёshtё historia e vёrtetё e të gjithё arushëve dhe kafshёve tё tjera tё egra, tё cilёt shfytёzohen dhe detyrohen tё jetojnё nё mjedise shumё larg habitatit tё tyre natyror. Ёshtё historia e gjithё fёmijëve qё pikёllohen kur shohin kafshёt nёpёr kafaze e vitrina dyqanesh dhe qё ёndёrrojnё tё bёhen heronjtё e tyre kur tё rriten. Ёshtё historia e kujtdo nga ne qё lufton pёr tё mbrojtur tё drejtat e kafshёve dhe pёrpiqet tё mbrojё mjedisin ku jetojmё sot dhe ku do tё jetojnё fёmijёt tanё nesёr.

Fitues i çmimit të letërsisë për fëmijë - Shkruar në përshtatshmëri me moshën e fëmijëve, përmes një rrëfimi të zhdërvjellët, përjetimit të personazheve dhe një informacioni të tërthortë, duke përçuar mesazhe të qarta si thirrje për mbrojtjen e kafshëve dhe të mjedisit të tyre natyror.

Vlerësime për autoren

Shkrimtarja Rovena Rrozhani, është ndër emrat më të spikatur të plejadës së re të shkrimtarëve tanë për fëmijë. Ajo u dhuron lexuesve të vegjël botimin e saj më të ri “Arinjtë duan të flutorjnë”, si vazhdimësi e librit “Lëndina e Arushëve”, që shënoi një sukses për vetë shkrimtaren dhe për letërsinë.

Adelina Mamaqi, shkrimtare

Rrёfenja e ariut Tom dhe mikut tё tij Andi, hap shtigje tё pafundme drejt eksplorimit tё njё sёrё temave tё rёndёsishme pёr zhvillimin e psikologjik dhe emocional tё fёmijёve. Nga kujdesi pёr kafshёt dhe natyrёn, respektimi i tё drejtave dhe guximi pёr luftuar pёr to, vlera e miqёsisё dhe bashkёpunimit pёr kauza e qёllime tё pёrbashkёta, deri tek pёrballimi i humbjes, ndarjes dhe dhimbjes, lexuesit e vegjёl do tё gjejnё mes faqeve mundёsi fantastike pёr tё projektuar copёza tё sfidave tё tyre tё brendshme, si dhe miq tё rinj me tё cilёt do tё udhёtojnё pёrmes kёtyre sfidave.

Blerta Bodinaku, Psikologe klinike dhe psikoterapiste

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
ISBN9789928086747
RedaktoriIlustruese: Iden Buka
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 9 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1