Lëndina e arushëve View larger

Lendina e arusheve

Rovena Rrozhani MEP0015

New product

Përshkrim i shkurtër

Një ngjarje emocionuese! Historia e Tomit, arushit të robëruar në kafaz, që bën çmos të fitojë lirinë. Një histori, që tregon se kafshët kanë nevojë për shtëpinë e tyre, ashtu si edhe njerëzit. Një udhëtim në një botë ku zemra rreh fort për Tomin dhe miqtë e tij të mirë. Libri ka vlerë të shtuar nga ilustrimet e Borena Frashërit (Kunze), të cilat e bëjnë më të këndshëm dhe më të gjallë komunikimin me lexuesit e vegjël

More details

498 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint
ISBN9789928083487

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

We’re looking for stars!
Let us know what you think

More info

VLERËSIME

“Gati dy dekada më parë, mes bashkëpunëtorëve në punën time krijuese spikati një emër i ri: Rovena Rrozhani. Tregimet dhe përrallat e saj, të shkruara me fantazi të pasur, çlirët dhe me çiltërsi, me dritë e gëzim, e tërheqin lexuesin e vogël në një atmosferë, ku ai gjen botën e tij të brendshme, pra gjen vetveten. Jam e lumtur që në letërsinë tonë për fëmijë hyri një shkrimtare e re, e talentuar dhe e pasionuar.

Libri që ju po merrni në dorë ju ushqen dashurinë për kafshët dhe ju edukon me ndjenjën e mbrojtjes së tyre. Libri do t’ju “flasë” ëmbël dhe ngrohtësisht dhe do t'ju bëjë të përjetoni emocione të forta. Lexim të mbarë!

Adelina Mamaqi

                                             

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages68
ISBN9789928083487
RedaktoriAdelina Mamaqi
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë