Subcategories
Ky botim përfshin eksperiencën profesionale të profesor Besnik Aliaj gjatë periudhës 1990-2007. Tema e trajtuar është përqëndruar tek instrumentat e administrimit të territorit dhe qeverisjes së mirë urbane në Shqipëri. Monografia përpiqet të ilustrojë se zgjidhja e krizës së territorit kërkon, që të sigurohen alternativa të ligjshme dhe të përballueshme,...
Ky studim ka patur si sfidë të tij zgjerimin e kufijve të evidentimit dhe vënies në mbrojtje të një sërë ndërtimesh, që i përkasin fillimit të shek. XX, për të cilat shumë pak është folur e aq më pak vlerësuar e mbrojtur.
"Në tekst përfshihen Arkitektura Bizantine, Romanike, Gotike, e Lindjes së Largët Prekolumbiane, Islamike, Rilindjes, Barokut dhe ajo e klasicizmit. Strukturimi i tekstit në bazë të stileve, duke ruajtur kriterin kronologjik, realizohet duke kaluar nga rradhitja e kushteve historiko-shoqërore dhe arkitektonike në periodizimin e secilës periudhë, për t’i...
Analizë e sfondit, hapësirës dhe fjalës të disa udhëheqësve gjatë fjalimeve të mbajtura në ditët e para të pandemisë Covid-19, për pandeminë Covid-19. Sipas rradhës Trumph, Merkel, Vucic, Rama dhe Kurti janë objektet e studimit. Kjo analizë rezulton të jetë e rëndësishme për këdo që përpiqet të deshifrojë në thellësi komunikimin dhe pushtetin.
Kjo vepër përbën një ndihmë të çmuar për cilindo që interesohet për mënyrat në të cilat teoria mund të ndihmojë në shpjegimin e problemeve kyç të gjuhës njerëzore.
Ky botim i librit “Bazat e menaxhimit”, trajton çështjet themelore të menaxhimit, në mënyrë të tillë që të ndërtojë baza të qëndrueshme për të kuptuar anën praktike me të cilën menaxherët dhe organizatat përballen në ditët e sotme. Fokusi është marrja e njohurive dhe zbatimi i teorive të menaxhimit, ndërkohë që theksi vendoset edhe në krijimin e mundësive...
Botimi “Biologjia, shkenca e jetës”, është krijuar në 57 kapituj të organizuar në shtatë pjesë kryesore. Ky botim është një përpjekje shumëvjeçare që ngjiz në një të vetëm pasionin profesional dhe këmbënguljen për t’i ofruar një gjenerate të re biologësh, biotenologësh, mjekësh, farmacistësh, stomatologësh.
Botimet Papirus sapo kanë botuar librin KOMUNIKIMI POLITIK, të autorëve Jacques Gerstlé dhe Christophe Piar, përkthyer me shumë përkushtim, kujdes dhe saktësì nga Arta Sakja. Ky është një libër i domosdoshëm jo vetëm për studentët e komunikimit, shkencave politike e sociale, politikanët, por edhe për të gjithë ne, qytetarët votues, marrës dhe pësues të...
Ky libër është ngacmuar nga pyetje që ngrihen shpesh në auditorët tanë apo në qarqet letrare… Ai është konceptuar si një hyrje në artin e poezisë, për studentët në veçanti, por edhe për amatorët e poezisë në përgjithësi.
Me këtë libër synohet që studenti të marrë njohuritë bazë për gjuhësinë kompjuterike. Të dijë se ç’është gjuhësia kompjuterike, si lindi ajo, fushat e saj të zbatimit, arritjet konkrete në këtë fushë, problemet që dalin të cilat mbeten sfidë për të ardhmen etj.
Libri vjen për të sensibilizuar mendimin, për të zgjeruar debatin dhe për të afruar me ide të reja në çështje të sigurisë. Prandaj, ky liber vlen si guide e shkelqyer per te gjithe ekspertet e ceshtjeve te sigurise, perfshire edhe struktura te tilla si Sherbimi Informativ, Policia e Shtetit, ushtria apo edhe organet me te larta te sigurise kombetare
Pas rreth 40 vitesh nga dalja e dispensës mbi Historinë tonë të Muzikës, del për herë të parë libri “Historia e muzikës shqiptare” si kontribut i punës disa vjeçare të Prof. As. Nestor Kraja. Ky botim i mbështetur nga Fakulteti i Muzikës i Universitetit të Arteve në Tiranë pasqyron trajektoren e zhvillimeve muzikore shqiptare nga bulëzimet profesionale...
Nje nga librat më të shitur "Projektimi i Strukturave Prej Betoni të Armuar, sipas Eurokodit 2" jep një hyrje praktike dhe të drejtpërdrejt të principeve dhe metodave të përdorura në projektimin e strukturave prej betoni të armuar dhe të paranderura. Libri permban shumë shembuj të punuar për të ilustruar aspekte të ndryshme të projektimit që janë dhënë në...
Saranda Qyteti i Munguar është rileximi i historisë së qytetit dhe vendmbajtësit të tij gjeografik, me ndjeshmërinë bashkëkohore për të rikuperuar urbanen dhe natyrën në një kohë kur duket qytetet tona kanë humbur orjentimin; është një sinjal për të kuptuar se si fusha e kërkimeve me focus historinë e qytetit mund të bëhet active dhe pjesëmarrëse për të...
Teksti “Imazhet satelitore dhe përdorimi i tyre” paracaktohet për studentët por mund t’u shërbejë edhe specialistëve të ndryshëm që kanë interesa në fushën e vrojtimit ose të vëzhgimit të informacionit gjeografik në largësi dhe të analizës së tij.
Qellimi i tekstit eshte te kontribuoje ne formimin e studenteve per ndotjen, kontaminimin, interaksionet kimike midis elementeve kryesore te mjedisit, toksicitetin, kimine dhe kontrollin e ndotesve ne mjedisin toke – uje dhe per zbatimin e njohurive te nevojshme per rehabilitetimin e mjedisit
Doli në qarkullim botimi i II -të i librit, "Krimi i Organizuar dhe Pastrimi i Parave" i autorit, Prof. Asoc. Dr. Naim Mëçalla, dekan i Fakultetit të Drejtësisë pranë Kolegjit Universitar "Wisdom".
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Vjen tek ne me Manualin e Kirurgjisë, si një botim i një niveli shumë të lartë, i cili shërben si për kirurgët profesionistë ashtu dhe për studentët. Ky botimi pasqyron më së miri eksperiencën dhe ekspertizën e tij në hulumtime të shumta të literaturës më të fundit në fushën e kirurgjisë si asaj të përgjithshme ashtu dhe të asaj endokrine. Prof. Dr. Mehdi...
Ky libër konsiston në nocionet e stratigrafisë sekuenciale, depozitimet klasike të kontrolleve statike, ndryshimi relativ i nivelit të detit, aplikimet e stratigrafisë sekuenciale, procedurat për interpretimin e Stratigrafisë sekuencisale, ushtrimet Stratigrafisë sekuenciale.
Libri është i përbërë nga koncepte të tilla si Interpretimi Praktik Sizmik, gjeologji dhe shkurtimet sizmike, pasqyra e Stratigrafisë sekuenciale sizmike depozituese, ndryshimet relative të nivelit të detit, që do të thotë Krono-stratigrafi e reflektimit sizmik, reflektimet sizmike korralacioni i paleontologjisë. Interpretimi stratigrafik i modeleve të...
Administrimi i Integruar i Mbetjeve Urbane është një proçes tërësor me shumë hallka dhe opsione, që synon një mjedis sa më të pastër e me ndikim sa më minimal të mbetjeve në mjedisin përreth dhe në shëndetin e njeriut. Planifikimi i një sistemi kërkon një arritje sistemi.
Në këtë libër shtjellohen të gjitha të dhënat e domosdoshme për përzgjedhjen e shesheve të venddepozitës së Mbetjeve Urbane, kapacitetin e tyre, përshtatshmërinë, duke u bazuar në Kriteret Shkencore Gjeologjike në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të miratuara nga Komisioni Nr-14 Ndërkombëtar i IAEGG (International Association of Engineering Geology...
PSIKOLOGJIA E MJEDISIT përshtat një cikël leksionesh në të cilën pjesëmarrësit student do të jenë të angazhuar në mendimin kritik, problemet psikologjike që dalin nga lidhjet shkak-pasojë me burim prej ndikimeve mjedisore deri në ato të marrjes së masave për shmangien e tyre.