Manuali i kirurgjise View larger

Manuali i kirurgjise

Mehdi L. Agolli BD0623

New product

Përshkrim i shkurtër

Vjen tek ne me Manualin e Kirurgjisë, si një botim i një niveli shumë të lartë, i cili shërben si për kirurgët profesionistë ashtu dhe për studentët. Ky botimi pasqyron më së miri eksperiencën dhe ekspertizën e tij në hulumtime të shumta të literaturës më të fundit në fushën e kirurgjisë si asaj të përgjithshme ashtu dhe të asaj endokrine. Prof. Dr. Mehdi Agolli është dekoruar me Urdhrin “Naim Frashëri”.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994306787

4 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Prof. Dr. Mehdi Agolli, lindur në 1942, ka një karrierë më shumë se 50 vjeçare dedikuar mjekësisë në përgjithësi dhe kirurgjisë në veçanti. Ai filloi punë në  vitin 1963 si pedagog i lëndës së anatomisë normale pranë Fakultetit të Mjekësisë dhe më pas si pedagog i kirurgjisë së përgjithshme po në këtë fakultet. Prof. Dr. Mehdi Agolli ka drejtuar Shërbimin e Kirurgjisë së Përgjithshme si dhe ka qenë Përgjegjës i Lëndës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Semiologjisë Kirurgjikale ne Spitalin “Nene Tereza”.

Pas daljes në pension në vitin 2010, ka vazhduar profesionin e mësimdhënies në Universitetin “UFO” dhe nga 2015 e në vazhdim  jep mësim në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, si pedagog i Lëndës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Speciale, si edhe te ushtrimit të profesionit të kirurgut në spitale si Hygiea, Spitali Evropian, Amavita, etj.

Ai është autor dhe bashkautor i një sërë botimesh e studimesh shkencore në fushën e kirurgjisë, ku ndër të tjera përmendim: Tekstin e Kirurgjisë; Autor dhe bashkautor në studime shkencore dhe botime mbi Sistemin Nervor Qendror; Sistemin Endokrin; Bashkautor i dy teksteve akademike të Kirurgjisë Speciale; Autor i Anatomisë Normale të Njeriut për Fakultetin e Mjekësisë; përkthyes I dy përmbledhjeve franceze të Kirurgjisë Abdominale dhe Urgjencat Kirurgjikale; Autor i Anatomisë Normale për Studentët e Farmacisë; Autor dhe bashkautor i 40 punimeve kirurgjikale të botuar brenda dhe jashtë vendit; Autor i 30 publikimeve dhe bashkautor në 15 publikime; Autor dhe bashkautor i studimeve në çdo Konferencë të përbashkët Mediko-Kirurgjikale Shqiptaro-Amerikane (1993 – 2010), etj. Gjatë aktivitetit të tij, ka trajtuar edhe dy raste të veçanta, një me angio displazi ilio-cekale edhe një rast me pseudomiksomë peritoneale.

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
ISBN9789994306787
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë