Ky shkrim përfaqëson një pikë të pakthyeshme për të kuptuar thellësisht mendimin dhe veprën e Kantit.
Burrë i shquar i kombit gjerman. Sociolog, teolog, filozof, ekonomist, politolog. Kardinal i Këlnit. Autor i një numri veprash me vlerë të padiskutueshme, ndër të cilat, si kryevepër e tij, mbetet ky libër sociologjik i përkthyer në shumë gjuhë e vende të botës.
Pavarësisht të gjitha plotësimeve, që do t’i bëheshin strukturës së psikoanalizës gjatë çerekshekullit që pasoi, këto leksione paraqesin një skicë paraprake të admirueshme. Japin një ide të shkëlqyeshme të stilit të qartë e të çlirët dhe të arsyetimit të pasforcuar, që e bënë Frojdin një lektor aq të shquar.
Në këtë libër, doktor Jungu, i cili është autori i disa prej hipotezave më provokuese në psikologjinë moderne, përshkruan atë, që ai e quan një funksion të mirëfilltë fetar në mendjen e pavetëdijshme. Duke përdorur një sasi të konsiderueshme materiali prej letërsisë së lashtë dhe mesjetare gnostike, alkimike dhe të okultit, ai diskuton simbolizmat fetarë...
I botuar për herë të parë në vitin 1988, libri "Të marrësh dashurinë që do" ka ndihmuar miliona çifte në mbarë botën që të marrin më shumë dashuri, mbështetje dhe një marrëdhënie thellësisht të kënaqshme. Botimi i njëzetë është një rishikim i hollësishëm i këtij libri novator, me një kapitull të ri, ushtrime të reja dhe me një parathënie të detajuar.
Sociologjia e shfaqjes së “njeriut pa dimension” të qartë social është objekti i këtij libri, duke lidhur “revolucionin individual” të njeriut me shfaqjen e shoqërisë me “reze të ngushtë” sociale si largim nga shoqëria totalitare e “gjigandizmit social”. Në libër bëhet përpjekje për një përcaktim koherent të procesit të ridimensionimit liberal të natyrës...
Libri pëmbledh dorëshkrimin origjinal të shkruar në italisht dhe përkthimin e tij në shqip. Dorëshkrimi, nën titullin "Abbozzo di una concezione della vita (seguito da) Il genio", është transliteruar dhe shoqërohet me një aparat kritik nga Prof.As.Dr. Merita Sauku Bruci. Gjithashtu, ai është përkthyer nga motra e Arshi Pipës, znj. Nedret Kalakulla dhe...
Konsiderohet një nga librat më elegantë të filozofisë politike, në të cilin Scruton trajton sfidat më të mëdha të mendimit politik konservator, por edhe të veprimit politik të partive që janë të rreshtuara djathtas. Me një gjuhë të përkorë dhe thellësi të rrallë, autori depërton në konceptet themelore të konservatorizmit dhe ndërton qasjen që duhet të...
"Apologjia e një matematikani" është parashtrim emocionues i raportit të një shkencëtari të madh me disiplinën së cilës i kushtoi tërë jetën e vet. Rrëfyer me një sinqeritet vërtet mbresëlënës pa kurrfarë përpjekjesh për të hedhur mbi veten vezullime "Dritësimesh pozitive"
Edhe sot e kësaj dite, një poemë gjallon vetëm kur thuhet me zë. Ajo duhet ditur përmendësh dhe, për ti dhënë jetë, duhet recituar me fjalët e heshtura të ligjërimit të brendshëm. Edhe miti është i gjallë vetëm nëse vazhdon të rrëfehet brez pas brezi, në jetën e përditshme.
Autor i mbi dymbëdhjetë librave, George Steiner njihet sot si një ndër mendjet e mëdha të kohës sonë. Eseist, kritik letrar, romancier, fi lozof amerikan, i lindur në Europë, G.Steiner konsiderohet si një ndër fi gurat me ndikim më të madh në botën e sotme intelektuale. Disa prej veprave të tij si: The death of tragedy, After Babel etj., janë kthyer në...
Historia e rrëfyer në libër është ajo e Graalit. Më të madhes dhe të mistershmes ndër të gjitha legjendat që ka mbarsur dhe mbartur ndër shekuj ndërgjegjja e Qytetërimit Evropian. Si dhe kur, lindi kjo legjendë? Është Qytetërimi Evropian ai që ka mbarsur dhe mbartur ndër shekuj legjendën e Gralit apo, ndoshta...
Ky është një rishqyrtim i filozofisë greke, duke paraqitur tezën se ajo ka qenë qartazi një filozofi e vjedhur nga Egjipti (d.m.th Afrika).
Schiller-i arriti të argumentonte se edukimi estetik është i domosdoshëm jo vetëm në ekuilibrin vetjak të shpiritit të cilitdo prej individëve të njerëzimit, por edhe për zhvillimin e harmonishëm të gjithë shoqërisë në tërësi.
Ky libër është sfidues për kohën tonë. Mund të rikthejë lexuesin e vërtetë. Është një grishje mahnitëse. "Rrëfimet" e Shën Agustinit na bëjnë të mendojmë për përkohshmërinë tonë, por edhe për amëshimin.
E gjithë filozofia e Niçes duket sikur përshkon një rrugë të vetme e cila të shpie domosdoshmërish tek koncepti i mbinjeriut.
Numri Shtatë të Urtët duket sheshit që është simbolik. Vetëm katër prej tyre figurojnë në të gjitha listat: Thalesi, Pitakosi, Biasi, Soloni. "Dikearku përmend gjashtë të tjerë, midis të cilëve ai zgjodhi tre: Aristodemin, Pamfilin, Lakedemonasin Kilon, Kleobulin, Anakarsisin dhe Periandrin. Disa të tjerë shtojnë Akusilaosin, Kabën ose Skalën, Argjian.
Çështjet e filozofisë pa asnjë dallim mund të jenë të thella dhe shpesh herë të vështira, por gjithashtu ato janë edhe të rëndësishme.
"Njeriu njëdimensional" u kritikua ashpër nga marksistët ortodoksë dhe teoricienët e angazhimeve të ndryshme politike dhe teorike.
Fiziologjia e dashurisë është një ese analizë psikologjike e ndjenjës më të lartë; është një studim i dashurisë në shoqërinë tonë moderne dhe si duhet të jetë ajo në një shoqëri më të mirë.
Pragmatizmi, është një lëvizje filozofike, e zhvilluar në SHBA, e cila pohon qëndrimin sipas të cilit si domethënia ashtu edhe e vërteta e një ideje është në funksion të rezultatit të tij praktik.