Aventurat gazmore të një miushi gazetar, familjes dhe miqve të tij, në një botë ku heroi ynë fiton gjithmonë.
Nje bestseller nderkombetar qe ka shenuar nje brez te tere: I pajisur me fotografitë reale të protagonistëve të historisë, vendeve ku mblidheshin, diskotekave dhe udhëkryqeve ku ishin të detyruar të prostituonin. Ky libër është një autobiografi e jashtëzakonshme e Christiana Vera Felscherinoë-it dhe adoleshentëve të tjerë të Berlinit perëndimor, në fund...
"Netët e vështira", doli në qarkullim në shtator '71 dhe është libri i fundit i botuar nga Buzzati kur ishte ende gjallë. Në këtë përmbledhje me pesëdhjetëenjë tregime, ai operon me të gjitha dimensionet e fantazisë, me regjistra të lartë të satirës, ironisë, sarkazmës, groteskut, sureale.
Durim Taci vjen me nje vellim me tregime, me te cilin ka fituar cmimin si botimi me tregime me i mire i vitit 2021, dhene nga juria e ngritur nga Ministria e Kultures dhe Qendra Kombetare e Librit dhe Leximit
Seria e librave me personazhin Nikolasi i vogël 15 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Përkthyer në më shumë se 40 gjuhë. 300,000 libra të shitur çdo vit në Francë. Aventurat e Nikolasit të vogël vazhdojnë! Njihuni me personazhet e rinj, Xhefrin, Rufusin, Maksin, Xhoin, Anjanin. Të tillë i gjen edhe në klasën tënde
Vazhdon seria e Nikolasit të vogël: Kësaj radhe në fokus janë pushimet. Me aventurat e tij gjatë pushimeve veorre do të zbaviteni dhe do të shkriheni përsëro së qeshuri. “Vendimin se ku do t’i kalojmë pushimet e merr babi, edhe pse në fund shkojmë aty ku dëshiron mama”.
Pas shumë kohësh, rivjen për lexuesit shqiptar romanin i nobelistit të vitit 2019 Peter Handke “Nje brenge pertej endrrave”, një autor i shumëdebatuar në Shqipëri për qendrimet e tij rreth çështjes së Kosovës. Ky roman i merr ngjarjet nga Holokausti nazist dhe mbetet ndër librat më të mirë të këtij autori
Një autor postmodern në një Shqipëri postkomuniste, Çapaliku prek të gjitha zhanret, duke i përzier me mjeshtëri dhe shije, veçanërisht në teatrin e tij. Ndërkaq romanet e tij në përgjithësi nuk ndjekin linjën narrative të një personazhi të caktuar.
Libri "O trumcak bredharak" i Xhahid Bushatit është një përmbledhje poetike për fëmijë, poezitë e së cilës u këndojnë zogjve, pyjeve, hënës, yjeve, valëve dhe natyrës që rrethon fëmijët. Në to pasqyrohet bota shpirtërore, psikologjia, poezia, imagjinata, çiltërsia e fëmijëve. Autori është shprehur me vargje të rrjedhshme dhe figuracion të pasur, që...
Nje prej kryeveprave te realizimit anglez, Panairi i kotesive, i shkruar nga Uilliam Theker, eshte i plote ne gjuhen shqipe, perkthyer nga Vasil Gjymshana dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Argeta LMG
Hapësira gjeografike dhe trashëgimia natyrore e saj është një nga dimensionet e rëndësishme të çdo qytetërimi. Shoqëria njerëzore e trashëgon atë historikisht, nga brezi në brez dhe këto vlera duhet t’ua përcjellë të padëmtuara apo të tjetërsuara brezave të ardhshëm. Ajo është vlerë natyrore, por edhe materiale, shoqërore e shpirtërore dhe, si e tillë,...
“Pavarësia – Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit” është një përpjekje e re për të hedhur dritë mbi ngjarjet e Shqipërisë dhe Ballkanit në fillim të shekullit XX, kur Lufta e Dytë Botërore ishte në prag dhe popujt e vegjël përpiqeshin me të gjitha fuqitë të shpëtonin nga hija e rëndë e shkatërrimit të Perandorisë Osmane.
- Agronom jeni? - Jo, teknik tokash. - Mirë, po... pse banoni atje?
Në një kohë ku bestsellerët e rëndomtë mbushin raftet deri në supermarkete e pika benzine, Umberto Eco diti mrekullisht të imponohet dhe të kthejë në bestseller letërsinë e mirë; diti të thjeshtëzojë filozofinë e dijen e thelluar e ta bëjë atë të kuptueshme për ata që s'duan ta vrasin mendjen kur lexojnë. Letërsia e tij gjithë duke të kënaqur të pasuron,...
"Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të". Qendra e Studimeve Albanologjike. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.
Tetë përralla për kohët e ardhme, plot fantazi, aventura dhe humor, shkruar kryesisht për të rriturit, që tua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për të lexuar.
Të afërta apo të largëta, të padëgjuara më parë apo të njohura tashmë, Përrallat e të Dashuruarve Marrëzisht sjellin histori dashurie nga tradita të ndryshme anembanë botës.
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. "Të voglat përralla të Mëdha" i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.
Një kryevepër, që nuk duhet humbur e shkrimtares holandeze që ka marrë shumë çmime, ku shijohet fitorja e më të dobëtit, e rrëfyer rrjedhshëm e me një ironi therëse të shëndetshme. Nuk ka kufi fantazia në këto 40 histori që tregojnë situata nga më të ndryshmet që duken normale po në fakt gjithmonë shpalosin aventura dhe një problem për t'u zgjidhur.
Në një qytet të vogël në Perëndim, 11-vjeçarja Poliana humb të ëmën dhe më pas edhe të atin si pasojë e sëmundjeve.
Amsterdam, 1656. Bento, në hebraisht Baruk, Spinoza është njëzet e tre vjeç e fort i përkorë dhe sqimatar në pamje: tipare të hijshme, lëkurë pa pikë ceni, sy të mëdhenj, të errët e të thellë. Dhe, pas atyre syve, një mendje që nuk stepet të bluajë mendime ekscentrike mbi besimin, që ushqen ide kaq të përçartura për botën, sa ngjall dyshimin për herezi.
Libër aktivitetesh plot këshilla dhe udhëzime për mbledhjen dhe zbritjen. Metodë angleze në mbështetje të programit mësimor.
Ky libër përmban aktivitete dhe pazëlla që do t’ju ndihmojnë t’i mësoni sa më mirë tabelat e shumëzimit. Metodë angleze në mbështetje të programit mësimor.
Shkëlqeni në njohuritë tuaja me këtë libër zbavitës. Merrni njohuri për thyesat, numrat dhjetorë dhe përqindjet. Metodë angleze në mbështetje të programit mësimor.
Shkrimtarja Adelina Mamaqi sjell për lexuesin botimin e ri me poezi të zgjedhura “Qielli shkundte yjet”. Autorja ka zgjedhur në vite krijimet e saj më të mira mbi jetën, mërgimin dhe dashurinë.
E treta e serisë së zotit Shyti, duke ardhur pas Ndërhyrjeve të zotit Shyti (Dudaj, 2016) dhe Kusureve të zotit Shyti (Dudaj, 2017), kjo vepër paraqitet si vazhdimi, por edhe i themelimi i sagës së një personazhi të cilin lexuesi e njeh tashmë.