Pas shumë kohësh, rivjen për lexuesit shqiptar romanin i nobelistit të vitit 2019 Peter Handke “Nje brenge pertej endrrave”, një autor i shumëdebatuar në Shqipëri për qendrimet e tij rreth çështjes së Kosovës. Ky roman i merr ngjarjet nga Holokausti nazist dhe mbetet ndër librat më të mirë të këtij autori
Një autor postmodern në një Shqipëri postkomuniste, Çapaliku prek të gjitha zhanret, duke i përzier me mjeshtëri dhe shije, veçanërisht në teatrin e tij. Ndërkaq romanet e tij në përgjithësi nuk ndjekin linjën narrative të një personazhi të caktuar.
Libri "O trumcak bredharak" i Xhahid Bushatit është një përmbledhje poetike për fëmijë, poezitë e së cilës u këndojnë zogjve, pyjeve, hënës, yjeve, valëve dhe natyrës që rrethon fëmijët. Në to pasqyrohet bota shpirtërore, psikologjia, poezia, imagjinata, çiltërsia e fëmijëve. Autori është shprehur me vargje të rrjedhshme dhe figuracion të pasur, që...
Nje prej kryeveprave te realizimit anglez, Panairi i kotesive, i shkruar nga Uilliam Theker, eshte i plote ne gjuhen shqipe, perkthyer nga Vasil Gjymshana dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Argeta LMG
Hapësira gjeografike dhe trashëgimia natyrore e saj është një nga dimensionet e rëndësishme të çdo qytetërimi. Shoqëria njerëzore e trashëgon atë historikisht, nga brezi në brez dhe këto vlera duhet t’ua përcjellë të padëmtuara apo të tjetërsuara brezave të ardhshëm. Ajo është vlerë natyrore, por edhe materiale, shoqërore e shpirtërore dhe, si e tillë,...
“Pavarësia – Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit” është një përpjekje e re për të hedhur dritë mbi ngjarjet e Shqipërisë dhe Ballkanit në fillim të shekullit XX, kur Lufta e Dytë Botërore ishte në prag dhe popujt e vegjël përpiqeshin me të gjitha fuqitë të shpëtonin nga hija e rëndë e shkatërrimit të Perandorisë Osmane.
- Agronom jeni? - Jo, teknik tokash. - Mirë, po... pse banoni atje?
Në një kohë ku bestsellerët e rëndomtë mbushin raftet deri në supermarkete e pika benzine, Umberto Eco diti mrekullisht të imponohet dhe të kthejë në bestseller letërsinë e mirë; diti të thjeshtëzojë filozofinë e dijen e thelluar e ta bëjë atë të kuptueshme për ata që s'duan ta vrasin mendjen kur lexojnë. Letërsia e tij gjithë duke të kënaqur të pasuron,...
"Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të". Qendra e Studimeve Albanologjike. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.
Tetë përralla për kohët e ardhme, plot fantazi, aventura dhe humor, shkruar kryesisht për të rriturit, që tua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për të lexuar.
Të afërta apo të largëta, të padëgjuara më parë apo të njohura tashmë, Përrallat e të Dashuruarve Marrëzisht sjellin histori dashurie nga tradita të ndryshme anembanë botës.
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. "Të voglat përralla të Mëdha" i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.
Një kryevepër, që nuk duhet humbur e shkrimtares holandeze që ka marrë shumë çmime, ku shijohet fitorja e më të dobëtit, e rrëfyer rrjedhshëm e me një ironi therëse të shëndetshme. Nuk ka kufi fantazia në këto 40 histori që tregojnë situata nga më të ndryshmet që duken normale po në fakt gjithmonë shpalosin aventura dhe një problem për t'u zgjidhur.
Në një qytet të vogël në Perëndim, 11-vjeçarja Poliana humb të ëmën dhe më pas edhe të atin si pasojë e sëmundjeve.
Amsterdam, 1656. Bento, në hebraisht Baruk, Spinoza është njëzet e tre vjeç e fort i përkorë dhe sqimatar në pamje: tipare të hijshme, lëkurë pa pikë ceni, sy të mëdhenj, të errët e të thellë. Dhe, pas atyre syve, një mendje që nuk stepet të bluajë mendime ekscentrike mbi besimin, që ushqen ide kaq të përçartura për botën, sa ngjall dyshimin për herezi.
Libër aktivitetesh plot këshilla dhe udhëzime për mbledhjen dhe zbritjen. Metodë angleze në mbështetje të programit mësimor.
Ky libër përmban aktivitete dhe pazëlla që do t’ju ndihmojnë t’i mësoni sa më mirë tabelat e shumëzimit. Metodë angleze në mbështetje të programit mësimor.
Shkëlqeni në njohuritë tuaja me këtë libër zbavitës. Merrni njohuri për thyesat, numrat dhjetorë dhe përqindjet. Metodë angleze në mbështetje të programit mësimor.
Shkrimtarja Adelina Mamaqi sjell për lexuesin botimin e ri me poezi të zgjedhura “Qielli shkundte yjet”. Autorja ka zgjedhur në vite krijimet e saj më të mira mbi jetën, mërgimin dhe dashurinë.
E treta e serisë së zotit Shyti, duke ardhur pas Ndërhyrjeve të zotit Shyti (Dudaj, 2016) dhe Kusureve të zotit Shyti (Dudaj, 2017), kjo vepër paraqitet si vazhdimi, por edhe i themelimi i sagës së një personazhi të cilin lexuesi e njeh tashmë.
Një ndër librat më të lexuar sot në botë. Një udhëtim në rrugën e gjatë të qytetërimit europian, që nga shembja e Perandorisë Romake deri në ditët tona, duke e ndalur shikimin në një sërë qytetesh, qendra të vërteta të shpirtit krijues europian, në një sërë episodesh që shënojnë etapat kryesore të zhvillimit të këtij qytetërimi dhe të një varg figurash...
"Një fëmijë është kureshtar. Ai bën shumë pyetje dhe pret përgjigje të sakta dhe bindëse. Nuk bëhen hile me pyetjet e një fëmije. Kur po më shoqëronte në një manifestim kundër një projektligji për emigracionin, vajza ime, dhjetë vjeçe, më pyeti për racizmin. Ne biseduam gjatë. Fëmijët janë në gjendje të të kuptojnë më mirë se kushdo tjetër se njeriu nuk...
Ky libër ka në qendër të tij një mister, por ndryshon nga gjithë librat e tjerë të këtij lloji. Sepse ai që përpiqet të zgjidhë misterin është Kristofer Bun, një djalosh pesëmbëdhjetë vjeçar që vuan nga sindroma e Aspergerit, një formë autizmi, e që për pasojë, ka një raport mjaft problemor me botën. Ai di gjithçka për matematikën, por di fare pak për...
In the book you have in your hands you will read the adventures of Robin Hood, the legendary Sherwood forest hero, helper of the poor, orphans, homeless and enemy of injustices, bloodthirsty and tyrants.
Kruzoja përshkruan se si një i ri kokëfortë, ai injoron këshillat e familjes, braktis jetën komode të shtresës së mesme në Angli dhe niset për në det. Ai kalon shumë aventura, bëhet i pasur, përfundon skllav, bëhet i pasur sërish dhe shkon të blejë skllevër, nga Guinea në Afrikë në Brazik dhe në Karaibe, para se e gjithë pasuria e vënë bëhet e pavlerë...
Në një hotel në Paris, në një mbrëmje të vitit 1879, Mark Tueini po qëndronte bashkë me vajzat e tij, të cilat iu lutën që t’u rrëfente një histori. Duke zgjedhur një skicë prej një reviste nga ku t’ia nisnin, Tueini zu t’u rrëfente historinë e Xhonit, një djali të varfër që zotëronte disa fara magjike, i cili e gjen veten përballë kërkesës për të...