Autorja më popullore në botë, Daniell...
Ky roman është një eksplorim i detajuar i botës së nëndheshme të shoqërisë parisiene të shekullit të XIX, duke u fokusuar në jetën dhe përvojat e një të dënuari të pashëm dhe karizmatik, i cili përdor sharmin dhe zgjuarsinë e tij për të manipuluar dhe shfrytëzuar si të pasurit ashtu edhe të varfërit. Rrëfimi thellohet në aspektet më të errëta të natyrës...
Kjo autobiografi ka nisur të shkruhet me dashurinë më të madhe për Shqipërinë dhe gjithë ata që kanë mbështetur ngjyrat kuqezi pa asnjë interes. Me dëshirën e madhe për të rikthyer sadopak këtë mbështetje ndaj çdo shqiptari, kemi vendosur që gjysma e të ardhurave që do të përfitohen nga shitja e këtij libri të jepen për familjet në nevojë.
“Si të bëhesh profesionisht në shitje” është një udhëzues njohurish dhe aftësish, është përgjigja e pyetjes: Si të kemi sukses në profesionin tonë dhe në jetë? Çfarë është shitja në vetvete? Cilët janë faktorët/elementët e saj përbërës? Cilat janë cilësitë që përcaktojnë përsosmërinë në shitje? Cilat aftësi e veçojnë nga të tjerët shitësit e suksesshëm?...
Autori, Vasil Naço, jo vetëm është biznesmen i suksesshëm, por e ndan suksesin dhe të mirën me të tjerët. Dhe kjo nuk është pak, përkundrazi, prandaj “Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim” nuk vjen thjeshtë si guidë këshillash, por si një mal përvojash të përjetuara me shumë sfida. Dija dhe informacioni i përftuar në këtë realitet për vlerat e...
Në periudhën që jemi shkundur dhe tronditur nga tërmetet, kuptuam se sa pak dimë dhe sa të pazotë jemi për tu mbrojtur në momente të tilla kritike. Por, libri i shkencëtarit Betim Muço, “Tërmetet, demonët e nëntokës” e përmbush këtë vakum, duke dhënë informacione tej mase të vlefshëm për këdo.
Ky libër iu adresohet atyre që duan të kenë sukses në jetë; prandaj për këtë grupim njerëzish jepen këshilla të thjeshta dhe praktike për të arritur këtë objektiv. Autori i librit, Vasil Naçi shpjegon parimet e integritetit, respektit, përkushtimit, shpirtit të fitores, ekselencës dhe sjelljes me klientin, duke u bazuar mbi modelin e ndërtuar me...
Ky vëllim përmban tregime të shkruara mjeshtërisht prej nobelistit Ivo Andriç, që janë të lidhura me fatin tragjik të një qyteti si Sarajeva. Shquhet si autor me pesimizëm të ëmbël, me hollësi plot humor dhe personazhe të skalitura deri në detaje.
I pasionuar thellësisht pas poemës Jeta e Marisë së Rainder Maria Rilke, përkthyesi Gjergj Jozef Kola nuk ka bërë thjeshtë një përkthim apo shqipërim, por i ka dhënë edhe një kontekst të fortë kësaj kryevepre të Rilkes, duke e personalizuar në fuqinë që ka qenia njerëzore për të lindur dhe rilindur përmes gruas
Për nobelistin Tomas Mann, njerëzimi ndahet në dy kategori: në njerëz të lumtur, që s’kanë kërkesa shpirtërore, e në njerëz të trishtuar, që vuajnë nga shkaku i këtyre kërkesave. Tonio Krëgeri eksploron temat e artit në jetën e përditshme dhe largimin nga realiteti
Emmanuel Carrère është përpjekur të hyjë në ndërlikimet e mendimit të një psikopati, vrasësi dhe gënjeshtari. I dënuar në korrik 1996, Jean-Claude Romand u lirua në qershor 2019, me kusht, dhe mbahet aktualisht nën mbikëqyrje.
“Nata me këngë” trajton boshllëkun e përditshëm të një çifti dhe ngërçin e komunikimit mbi vështirësitë e lidhjes. “Nata me këngë” është një rrëfim mbi dilemat, vendosmërinë dhe orientimin njerëzor. E veçanta e autorit konsiston mbi këto boshllëqe, ku “të pathënat dalin në pah”, për të cilat u vlerësua edhe me Çmim Nobel.
“Në garë me veten” vjen në formën e një udhërrëfyesi që mban plot mësime jete, të nxjerra nga një përvojë e gjatë dhe përballje sfiduese. Në këtë libër do të zbuloni sekretet e mendjes që di të përballet me çdo vështirësi, dhe që çdo gur e përdor për të ngritur mure suksesi. Lëreni veten të lirë dhe niseni këtë rrugëtim me besimin se, më në fund, ka...
“Belbëzimi, mbajtja e gojës” është një ribotim i përditësuar pas 17 vjetësh nga botimi i parë. Në këtë libër do të gjeni gjithë informacionin e nevojshëm për belbëzimin dhe një metodë për korrigjimit e tij te të rriturit. Për problemet në të folur te fëmijët lexoni “Zhvillimi i komunikimit dhe shmangia e belbëzimit te fëmijët 2 deri 6 vjeç” i të njëjtit...
Sodit është një libër me reflektime e ndalesa në përpjekjen për të kuptuar realitetin, për të kapur kuptimin e jetës, e jetës së mirë, e jetës së qëllimshme, e jetës që synon një vendmbërritje. Janë reflektime mbi atë që është dhe atë që mund të jetë
Iris Halili vjen me një libër me studime letrare në fushën e psikanalizës, ku përmblidhen përvojat dhe leximet e një periudhe gati 20-vjeçare. Në përgatitjen e këtij botimi ka qenë e përfshirë edhe Romelda Bozhani, ish-studente e autores. Pjesë e librit janë edhe përshtypjet e një grupi ish-studentësh. Libri del me 16 nentor ne treg.
Një libër me vlera të jashtëzakonshme për të njohur vetveten dhe potencialin brenda teje; një përqasje shpirtërore, e shoqëruar me një përqasje objektive, në rrugëtimin tënd për të qenë i suksesshëm në jetë përmes meditimit, një prej teknikave që garanton përshtatje, qetësi, energji dhe kreativitet të vazhdueshëm....
Për cilindo që po kërkon një shpjegim të qartë të kësaj paraje të re digjitale, Standardi i Bitcoin-it është burimi i nevojshëm.
Pas suksesit qe pati me romanin “Dielli me perendon ne Lindje”, Eralda Baze vjen me nje roman tjeter para lexuesve: “Zambaku i kanionit”. Edhe kete radhe ve ne pah problemet me therese te tranzicionit shqiptar, te cilat trajtohen estetikisht permes mjeshtrise si rrefimtare.
I përpunuar me art, imagjinatë dhe ndjenjë, “Kloroform” është një roman që lexohet me një frymë dhe të mban pezull deri në rrjeshtin e fundit. Përvoja jetësore, shkollimi në perëndim, mjeshtria artistike i kanë dhënë këtij romani sukses në komunikimin me lexuesit e shumtë
Një udhërrëfyes për të përmirësuar në mënyrë radikale cilësinë e jetës
Vjen per lexuesit vellimi i pare i serise se levizjeve per ekuilibrin dhe fertilitetin te autores Lívia Tóth, pergatitur ne shqip nga Zsuzsanna Sulejmani
Në këtë libër janë përfshirë kapitulli i dytë dhe i tretë i volumit të parë të njërës prej veprave të Xhorxh Finlejt "Historia e Revolucionit Grek" botuar në vitin 1861, të titulluara përkatësisht “Shqiptarët” dhe “Sulltan Mahmudi dhe Ali Pasha i Janinës”.
Anila Dushi ka sjell nje liber monografi dedikuar Pavlina Manit, aktores se mirenjohur shqiptare e cila prej vitesh jeton ne SHBA. Kete liber autorja Anila Dushi thote se e ka konsideruar nje mal per tu ngjitur por nuk u lodh asnjehere pasi ndihet e plotesuar qe ka shkruar per nje artiste te madhe, nder me te shquarat e aktrimit shqiptar e rreshtuar ne...
Ky roman shënon një sprovë të rëndësishëm për letërsinë feministe shqiptare: Eralda Baze vjen me librin e parë për lexuesit, por përmes këtij romani shpalos mjeshtri në rrëfim, guxim në thyerjen e tabuve, zhdërvjelltësi ngritjen në art të gjuhës së rrugës dhe kulturë në profilizimin e realitetit dhe personazheve, sidomos femrave, - të cilat kthehen në...
Per here te pare vjen nje botim spcial per profesionistet e ligjit, por edhe per te gjithe ekspertet e fushave te ndryshme te cilet duan te ndertojne nje karriere me dinjitet, integritet dhe vlera profesionale. Ky liber eshte nje ftese per nje qasje ndryshe te menyres sesi studente apo eksperte te te drejtes duhet ta ushtrojne profesionin e tyre. Libri...
Termi "Shekspirotët" bën lidhjen mes nesh dhe veprës së Shekspirit, veçanërisht ato që dramaturgu i ka vendosur në Ilirinë e dikurshme. E prapë këto nuk janë tregime sociale. Ato vizatojnë një popullatë paralele me tonën; janë personazhe të sotme, por që udhëtojnë nëpër peizazhin shekspirian.
Poeti, kritiku dhe pedagogu i letërsisë bashkëkohore Arben Prendi vjen për herë të parë me një përmbledhje me 28 tregime, të shkruara përgjatë një periudhe kohore 1993 – 2018. Ky është një botim i përgatitur nga shtëpia botuese SCHNELL. Këto tregime në mënyrë artistike komunikojnë me tema mitike, historike dhe të jetës së përditshme të shoqërisë shqiptare.
Janë dyzet poezi të shkruara me sqimën e një poeti. Emigranti, shtegtar i përjetshëm, midis brigjesh dhe ndarjesh, të cilit poezia i doli si ulërimë e shpirtit. Megjithatë vargjet e tij nuk janë rebele edhe pse ka jetuar midis sfidash.