Reduced price! Shpirtin nuk e mora me vete View larger

Shpirtin nuk e mora me vete

Gjon Ndoj BGJ0267

New product

11110 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fishta
ISBN9789928805651

850 Lekë

-15%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Mirditasit dinin të rrëfenin këndshëm nëpër sofra, aq më mirë sot në kohë moderne kur rrëfimet e tyre nisin e hidhen në letër. Por kur qëllon që talenti i fshehur i dikujt zë e shpërfaqet, atëherë tejkalohen rrëfimet e zakonshme dhe natyrshëm shkohet drejt letërsisë memuaristike e artistike. Pra, thënë në mënyrë të figurshme, kur ai që shkruan heq emrat e njerëzve konkretë dhe i zëvëndëson ata me personazhe letrare, duke ngritur një subjekt artistik mbi një episod jetësor. Kështu na duket se ka ndodhur dhe me autorin e këtij libri, Gjon Ndoj, që profesioni i inxhinierit të mineraleve, sa ç’e mban “larg” të shkruarit letrar në dukje, aq dhe e lidh me këtë zeje, pasi i ka dhënë mundësinë të prekë një realitet minierash në pamjen e tij jo të zakontë. Por ajo që e ka mundësuar këtë libër interesant është në radhë të parë mbruajtja e autorit me traditën dokësore mirditore, si një bir i denjë i kullës së tij në Simon të Mirditës. Kultura unike, autentike e kullës ka lënë gjurmë të thella tek ai.

Dheu i lindjes është kredoja e tij shkrimore: “Nuk ka se si të mos tingëllojë e bukur toka që e ke prekur për herë të parë, atje ku ke mësuar të belbëzosh gjuhën tënde të nanës. Bukuritë natyrore të vendlindjes, kujtimet e bukura të futura përgjithnjë në shpirtin tend, pse jo dhe vuajtjet me të cilat je kalitur për t’i sfiduar vështirësitë e jetës, kanë në vetvete një aftësi të çuditshme, të të mbajnë zgjuar, si në ëndërr, për të qenë gjithnjë në kërkim të vetes. Atje është nana, njeriu që për ty nuk njeh mplakje, por vazhdon ta mbajë oxhakun të ndezur dhe çerdhën akoma të ngrehur”.

Autori vetë përpiqet të shpjegojë prirjen dhe prurjen e tij letrare, kur thotë se të shkruarit “është më të vërtetë një terapi. Nuk ka gjë më të bukur në botë sesa të mbyllesh për pak kohë të gjitha “vrimat” që të sjellin energji negative dhe mund të të lëndojnë për një kohë të gjatë dhe të nisësh të shkruash. Kësisoj të shkruarit ngjan me një udhëtim të bukur. Me penë e mendje përpiqesh të hysh kudo, ku ka jetë, ngjarje dhe zhvillime, duke futur në punë imagjinatën…”

Autori i ka bërë një skanër punës në miniera, duke trajtuar ndër të parët mbase keqshfrytëzimin nga qeveria të punëtorëve të dënuar, që punonin në minierat e Mirditës dhe e gjitha kjo në emër të realizimit të planit të shtetit me shkop. “Profesioni që vret” është një prozë rrënqethëse, një reportazh i kujtesës, ku minatorët e dënuar shpreheshin se ata ishin vetëm një “proces verbal”, në rast se iu vinte vdekja në galeri nga ndonjë aksident. Në këtë rrëfim ai sjell një dukuri të rrallë, zjarrin në frontin e mineralit, që u bë rrezik për aksidentin me djegie nga llava e “ndezur” e mineralit, ku humbën jetën tre minatorë të rinj të dënuar, ndër ta dhe Arturi, që kishte thënë se ne jemi veçse një “proces – verbal”, pak a shumë versioni i njohur i të dënuarve që thoshin se jemi veçse një numër për shtetin. Rrëfimë të tilla tronditëse, sipas autorit “kanë për qëllim që të ia heqin atë cipën që i ka mbuluar prej kaq vitesh” ndodhitë e minierës - burg.

Po ashtu ai sjell histori të letrarizuara, ku spikat në mënyrë të veçantë udhëpërshkrimi nëpër Greqi si emigrant në mesin e viteve ’90, ku të duket se je duke lexuar një roman ngjethës. Kjo në njëfarë mënyre është publicistika e tij letrare, me kujtime nga e kaluara e afërt.

Bie në sy forca përshkruese, ku gjithçka e regjistruar në kujtesë tashmë hidhet në letër me elegancë: “Të ftohtit dhe shiu i imët me erë të fortë e bënin udhëtimin tepër të vështirë. Edhe zogjtë nuk i rezistonin të ftohtit. Herë pas herë shikoja zogj që mbasi përshkonin një trajektore të shkurtër, bënin një si pikiadë dhe binin në shkurrnajë. Si të mos mjaftonte gjithë ai stërmundim prej rrugës së gjatë dhe motit të keq, një tufë qenësh stani, trupmëdhenj dhe agresivë, desh më mbytën.  Instiktivisht, u vërvita çadrën, e cila kur u hap, i trembi. Ajo shprehja ulu ndenjun se nuk të hanë qentë, nuk vlente atë ditë...”

Tjetër janë tregimet, që autori i ka krijuar nisur nga ndodhi, që dëgjoheshin dikur në male. Ato janë fabula sa ekzotike, aq dhe tradicionale, që fokusohen te vyrtitet e mirditasit, nderi, mikpritja etj. Sendërtuesi i tyre shkruan: “E kam pasion dhe kënaqësi të përfshihem i tëri në atë çfarë tregoj. Qysh i vogël kam patur një sens humori gazmor. Gjithashtu pëlqeja të dëgjoja bisedat karakteristike të Mirditës. Kam pas fatin që në shtëpinë time vinin burra nga fise dhe shtëpia të dëgjuar për të kuvenduar me gjyshin etj”.

Gjoni vetë e thotë diku se është në kërkim të vetes, kësaj here si autor. Me këtë libër dhe me ato që shkruan në vijimësi në rrjetet sociale, mund të thuhet se e ka gjetur veten në lëmin e të shkruarit. Përdor mirë përshkrimin, detajin, dialogun, priret nga shtjellimi i fabulave groteske, si te “Cubnia e Maleve”, “Rojtari i kishës”, “Edhe miza kërkon çoban” etj., që karakterizohen nga ironia, humori, imagjinata etj. Maturimi në shkrimtari dihet që kërkon të ushtruar pa rreshtur prej profesionisti, duke e ballafaquar hap pas hapi veprimtarinë tënde krijuese me përvojën e të tjerëve. Kështu nis e përvijohet stili autorial, fraza e ngjeshur, nënteksti, shmangia e zgjatjeve dhe e fjalëve të huaja të panevojshme etj.

Ndue Dedaj

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages312
ISBN9789928805651
RedaktoriNdue Dedaj
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1