Reduced price! Qyteti i Pejtonit View larger

Qyteti i Pejtonit

Grace Metalious BOM0038

New product

Përshkrim i shkurtër

Sekretet e errëta të një qyteti të vogël u shndërruan në një roman tërheqës për miliona njerëz në të gjithë botën. Hollivudi nuk humbi kohë: një vit pas botimit të librit, biletat për filmin "Qyteti i Pejtonit" arritën një numër rekord shitjesh.

More details

76 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMSCA-1
ISBN9789994341832

850 Lekë

-15%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Grace Metalious (8 shtator 1924 – 25 shkurt 1964) është autore amerikane e njohur për romanin e saj tepër të diskutuar "Qyteti i Pejtonit", që u shit me miliona kopje dhe qëndroi në listën e bestsellërve të New York Times për një kohë shumë të gjatë. Sekretet e errëta të një qyteti të vogël u shndërruan në një roman tërheqës për miliona njerëz në të gjithë botën.

Hollivudi nuk humbi kohë: një vit pas botimit të librit, biletat për filmin "Qyteti i Pejtonit" arritën një numër rekord shitjesh. Metalious, "Pandora në bluxhins", për të cilën thuhej se ishte një shkrimtare pa dorashka, me librat e saj të famshëm e ndryshoi përgjithmonë industrinë e botimit.

Kur u botua, romani "Qyteti i Pejtonit" e shokoi Amerikën me rrëfimin e sekreteve, seksit dhe hipokrizisë në një qytet të vogël, në Nju Hempshajër, duke u bërë kështu një prej librave më të shitur, film i suksesshëm dhe seriali i parë sentimental televiziv.

Një javë pasi doli në librari, në 24 shtator 1956, ai ishte në listën e bestsellërve, ku do të qëndronte për një kohë të gjatë. Në muajin e parë u shitën 100 mijë kopje, në një kohë kur mesatarja e shitjes së një romani të parë ishte 3 mijë kopje. Do të shiteshin edhe 12 milionë kopje të tjera, duke u bërë kështu një nga romanet më të lexuara të botuar ndonjëherë.

Data sheet

pages392
ISBN9789994341832
Shtëpia botueseOmsca - 1
Published year2010
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiAlbana Melyshi Lifschin